Biseda të përgjuara – pjesa 16: Përgatitja e Kumanovës

 

Si VMRO-DPMNE, duke shfrytëzuar me bollëk funksionarët e vet dhe pushtetin, ka tentuar me makinacione të realizoj fitore në zgjedhjet në Kumanovë, mund të shohim në këtë përmbledhje të bisedave të përgjuara, që u prezantuan në Kumanovë.

 

Biseda e parë zbulon se në betejën e VMRO-DPMNE-së është përfshirë edhe Stevço Jakimovski nëpërmjet Partisë Progresive Serbe, i cili ka premtuar angazhim në Kumanovë, dhe bisedohet se si do të bashkëpunojnë të dy partitë pas koalicionit.Pastaj dëgjojmë se do të bashkëpunojnë edhe me Goranin nga Nagoriçani i Vjetër, i cili ” ka bandë rreth tij të cilët jetojnë në Kumanovë”. Kiril Bozhinovski propozon një strategji speciale për romët në Kumanovë, duke i kushtëzuar në mënyrë nënçmuese….

Në bisedën e dytë dëgjojmë si VMRO-DPMNE ka arritur deri tek lista e rezervistëve- rreth 800 njerëz, dhe anëtarë tek të cilët do të shkojnë në shtëpitë e tyre që t’i bindin. Pastaj dëgjojmë se përgatitet “përpunim” partiak i kompanive, falimentuesve, të pakënaqurve, anëtarëve të vjetër… dhe të banditëve dhe kriminelëve.

KESHI SI ZGJIDHJE PËR ZGJEDHJET

Vijon një përmbledhje e dy bisedave. Njëra bisedë është në mes Gordana Jankulloskës dhe Nikolla Todorovit, në të cilën ajo vërteton që janë premtuar shuma të mëdha të parave kesh, 75.000 mijë për partinë e Dragisha Miletiçit, dhe aludon tek Todorovi dhe sekretari gjeneral i qeverisë dhe i partisë, Kiril Bozhinovski, të hollat të dorëzohen shpejt. Në bisedën në vijim Bozhinovski vërteton që ai ka dhënë jo 75.000 mijë por 225.000 mijë- për, siç thotë, bashkësitë më të vogla etnike, Jankulloska pastaj tregon se si të shfrytëzohet Dragi, pasi ajo si ministre nuk mund ” me kështu punë banditësh”.

Më pas vijon biseda mes Jankulloskës dhe Vlladimir Peshevksit, nga i cili zbulohet se si VMRO-DPMNE e keqpërdor MPB-në që ta bllokoj LSDM-në, gjegjësisht veturat e njerëzve të LSDM-së policia rrugore t’i dërgoj në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, me qëllim që ” të ngadalësohet procesi i votimit. Jankulloska thotë se kjo është intervenim i ashpër në procesin zgjedhor. Madje thotë që partia e saj  “në mënyrë të organizuar” e bën bartjen e votuesve në krahasim me organizimin e “komunistëve”. Dëshmi për këtë që MPB-ja është e angazhuar në qëllimet zgjedhore të partisë shihet edhe nga ajo se Jankulloska në fund të bisedës e tregon këtë: Do të thotë e gjithë maja e  MPB-së këto tre ditë është në Kumanovë.

Biseda e fundit është në mes Gordana Jankulloskës dhe Viktor Cvetkovksit. Nga ai merret vesh ajo se çfarë ai bën për VMRO-DPMNE-në, si e organizon transportin e votuesve….

 

 Të gjithë bombat i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e Martin Kostovskit, kryetar i KK të LSDM-së, Kumanovë,02.04.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *