Biseda të përgjuara– pjesa 12: Korrupsioni në gjyqësor

 

Si funksionon një pjesë e gjyqësorit kur është në pyetje VMRO-DMNE dhe BDI, por edhe si këto parti e kontrollojnë gjyqësorin mund të dëgjojmë nga bisedat e kësaj përmbledhje

Bisedat e kësaj përmbledhje janë kushtuar “martesës” mes disa nga gjyqësori dhe qeveria. Në bisedën e parë dëgjojmë që kryetari i Gjykatës së Apelit në atë kohë ka qenë “plotësisht i joni”, ka kryer edhe më herët punë për partinë dhe përsëri do të kryej. Pastaj dëgjojmë që kallëzimet penale për komunikacion mund të hiqet për shkak se prokurori punon për Jankulloskën, dhe jo për drejtësi, dëgjojmë që MPB me urdhër të ministres në Gjykatën Supreme, me siguri edhe me ndihmën e një gjykatësi “moralisht dhe politikisht të ngjashëm” “do të humb” procesin gjyqësorë ndaj një “ushtari” të lënduar i cili duhet t’i paguaj shtetit dëmshpërblim – vetëm për atë se “kryen punë shumë” pushtetit – i merr anëtar “Dostoinstvos”, në Kriva Pallank dhe në rrethin të Kumanovës i ndihmon pushtetit me “invalidët”…

DIHET KUSH I ZGJEDH PROKURORËT DHE GJYKATËSIT

Dëgjojmë edhe se si kryeministri patjetër duhet të informohet përpara se të shpallet konkurs për gjykatës- Aleksandra Zafirovska, kryetare e Këshillit gjyqësor këtë e paraqet tek sekretarja e Gruevskit, për shkak se ashtu janë marrë vesh “me kryeministrin në takimin e fundit. Dëgjojmë si Mijallkov do që Jankulloska të i konfirmoj  që e ka kuptuar mirë çka do të flitet në mbledhjen partiake dhe për cilat vende në gjyqësor duhet të merren vesh; si Jankulloska bën marrëveshje me Mijallkovin që prokuror në Prokurorinë publike themelore, për atë se ajo e ka kontaktuar ministrin e atëhershëm të drejtësisë Blerim Bexhetin, dhe thekson që i ka thënë ministrit kolegë, që vendimet nuk i merr ajo por Mijallkov.

Në bisedën e radhës të dy bashkëbiseduesit, kuptojmë që gjykatësit e dëgjueshëm janë në tefterin e Jankullovskës, të rrethuar dhe me plusa , ndërsa është i evidentuar edhe kush i propozon për ngritje në karrierë.

NEPOTIZËM

Më pas në një bisedë të Jankulloskës dhe Aleksandra Zafirovska kuptojnë që edhe bashkëpuntorët profesional të Këshillit Gjyqësor patjetër duhet të jenë të propozuar nga VMRO-DPMNE që të mund të shpresojnë për t’u zgjedhur. Dëgjojmë se si kryetari i atëhershëm i Prokurorisë Publike Lubço Shvrgovski ka intervenuar tek Jankulloska që të zgjidhet si prokuror publik djali i Kryetares së Apelit, ndërsa Jankullovska thotë që për këtë do të duhet ta lus ministrin e Drejtësisë, Bexhetin dhe do t’i premtojë që VMRO-DPMNE herën  tjetër do të ja kthej këtë shërbim  BDI-së. Në dy bisedat e radhës shikojmë zhvillim të situatës – Blerim Bexheti kërkon përkrahje partiake nga Musa Xhaferi që të kënaqen kërkesat e VMRO-DPMNE-së.

Dëgjojmë se si Nikolla Todorov intervenon që vendin  e një gjykatësi në Gjykatën Administrative ta fitoj gruaja e një njeriu të tij të afërt- “plotësisht e jona”-, ndërsa Jankullovska e zhgënjen, i thotë që tashmë janë marrë vesh me BDI-në emrat e të cilëve duhet të zgjidhen.

Më pas në bisedë në mes Stavrevskit dhe Jankullovsës, dëgjojmë si një i punësuar në Ministrinë e Financave, e i cili, siç thotë edhe vet Stavrevski, ka qenë punonjës i mirë dhe i sinqertë, ka konkurruar si gjykatës pa leje të Stavrevskit, ndërsa Stavrevski, kërkon ndihmë nga Jankulloska ” të ja nxij jetën”. Më pas ofron argumente si të bëhet një gjë e tillë- dikush nga partia t’i thotë që nuk do të mund ta arrij qëllimin, pasi punësimi nuk është “partiak”.

SVAROVSKI DHE GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR

Në dy bisedat e fundit dëgjojmë konfirmim që Sasho Mijallkov është njeriu që duhet ta njohësh nëse dëshiron që të të plotësohet dëshira për avancim në hierarkinë gjyqësore- ai e informon shoqen Sofija Llalliq që puna është kryer dhe ajo është zgjedhur për gjykatëse. Dëgjojmë dhe si nëse nuk e ke Sasho Mijallkovin,  duhet të japësh ryshfet “Svarovski”, kupona kozmetike, të thithësh e të lëpish bythë. Më pas dëgjojmë që Mijallkov e ka rregulluar që të jetë e zgjedhur si gjykatëse edhe një të punësuar në DSK, e cila ja rregullon punën me provizionin e pajisjeve së Izraelit, që mund të shihet në “bombën” e 15.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

 Konferencë për shtyp nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Shkup 19.03.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *