Biseda të përgjuara– pjesa 11: Le të zhduket ndonjë fletëvotim!

Strumica është dashtë të fitojë me çdo kusht, për këtë shkak është bërë presion mbi qytetarët, por edhe presione mbi kompanitë, të cilat madje edhe janë dënuar. Është bërë edhe shantazh. Në bisedat e kësaj përmbledhje dëgjojmë “raporte” për aksione, por edhe sugjerime se si të veprohet. dëgjojmë edhe për letërnjoftime për fantomët. 

Кjo përmbledhje e bisedave të përgjuara të prezantuara në Strumicë nga deputeti i LSDM-së, Pançe Orcev, e zbulojnë të gjithë betejën e VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë organeve nën kontrollin e saj që të fitohen zgjedhjet në Strumicë dhe si “t’i qepet kapela” opozitës “që VMRO ta fitojë” këtë qytet në zgjedhjet lokale.

Gjatë bisedës së Nikolla Gruevskit, ministra, deputetë, shihet si bëhet presion mbi qytetarët gjithashtu presion dhe dënime të kompanive dhe si është manipuluar me Romët në Strumicë.

LAGJJA E TURQVE, FISHKËLLIMA DHE ULËRIMA

Në bisedën e parë Mile Janakieski bisedon me një person të panjohur Gjoko nga DHP, me rekomandim nga drejtori i DHP-së, Goran Trajkovski, gjatë së cilës bën marrëveshje për inspektime në lagjen e Turqve. Më pas dëgjojmë si Spiro Ristoski i thotë Mile Janakieskit të jetë më i kujdesshëm me inspektimet dhe e paralajmëron që njerëzit e tyre në listë ankohen për këtë gjë. Ministri i Transportit lavdërohet për aksionin e suksesshëm në Novo Selo por flet edhe për krimin në “kopenë” e  VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj bisede i dëgjojmë Janakieskin dhe Trajkovsin, me ç’rast drejtori i atëhershëm i DHP-së, Goran Trajkovski, lavdërohet me realizimin e suksesshëm të porosisë për dënim të shitoreve dhe biznesmenëve në Strumicë, nga të cilët disa kanë marrë dënime nga 4.800 euro, ndërsa Janakievski gëzohet që ka pas “fishkëllima dhe ulërima”. Më pas bisedojnë për inspektime të reja në 4 shitore në lagjen e “romëve” dhe Turqve. Në këtë mesele përfshihet edhe deputeti Sllave Goshev, i cili DHP-së duhet të i sugjeroj dyqanet të cilat duhet të dënohen.

Biseda e radhës zbulon si investitorit të huaj “Agrokor” në Strumicë i janë lëshuar inspektor që të bëj presion për shkak  se “bashkëpunon me Zaevin”.Janakevski është nevrikosur që kur ka qenë Stavrevski atje, ” nuk ka pas askush”, por as në vendosjen e gurrë themelit nuk është thirrur askush nga qeveria. Më pas e sugjeron bashkëbiseduesin si të arsyetohet për inspektimet dhe si t’i sugjeroj kroatit të bashkëpunoj me qeverinë me 5 qershor, nëse jo, të ja mendojnë…

ÇFARË ËSHTË SHANTAZHI, I KUJT ËSHTË PROKURORI DHE PËR KË NEVOJITEN 300 LETËRNJOFTIME?

Pastaj dëgjojmë se si Silvana Boneva flet për shantazhin që Sllave Goshev  dhe VMRO-DPMNE e bëjnë në Strumicë, ndërsa Gruevski e mëson çka është shantazh. Më pas Boneva i sqaron se për këtë shantazh Janakieski e ka zgjedh Goshevin, ndërsa tregon që në shantazh ka qenë i përfshirë edhe njeri nga UFR, dhe sqaron se si saktësisht është bërë ky shantazh.

Në bisedën e radhës dëgjojmë si ministri Janakeski bën marrëveshje për 300 letërnjoftime me shefin e SPB-së Strumicë, Marjan Nakovski, dhe ky i thotë që prokurori është i “tyre”; si Jankulloska jep instruksione deputetit Vasill Pishev ku ka “rezultat të ngushtë” të mos nënshkruajnë procesverbale, ndërsa më pas “për veshësh, rom pas romi do t’i nxjerrim. Haha”. Instruksione të njëjta  më pas i jep edhe deputetit Sllave Goshev ndërsa e porositë ”  të zhduk ndonjë fletëvotim gjatë rivotimit”. Me përmbajtje të njëjtë është edhe biseda e radhës mes Jankulloskës dhe Goshevit, me çka numërojnë ku kanë arritur të imponojnë raund të dytë dhe çfarë dallimi do të “nxjerrin”.

AKSIONI PËR RIVOTIM

Vijon bisedë ku Gruevski i tregon Llatasit si janë marrë vesh me PDSH-në që të ja “fusin” Zaevit, ndërsa më pas vijojnë bisedat që më parë u prezantuan, në të cilat dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për kundërshtime në KSHZ, dhe si më pas Thaçi urdhërin ja jep Bedredin Ibrahimit, i cili  duhet të çoj dorën në KSHZ.

Në bisedat e radhës dëgjojmë sa të gëzuar janë Jankulloska dhe Janakieski që kanë arritur që të rivotohet në Strumicë dhe si merren vesh që më pas të “shkelin fort”, madje ” e gjithë qeveria” të jetë në rivotim në Strumicë”, dhe sa do të gëzohen nëse e fitojnë Strumicën. Më pas nga biseda mes Jankulloskës dhe sekretarit gjeneral të Shtetit, Kiril Bozhinovski, dëgjojmë si Jankulloska ka shkuar në Strumicë që të kontrolloj ku janë të vendosur policët e ES-DE-ES-it. Në lidhje me akuzat nga Boneva që Zaev shpërndan para, Jankulloska thotë që Zaevi ka shkuar shtëpi më shtëpi dhe vetura e gruas së tij ka kaluar në lagjen e Romëve nuk janë dëshmi që LSDM ka shpërnda para për vota.

INCIDENTE DHE FSHEHJA E TË SHTËNAVE 

Më pas vijon një bisedë e Jankulloskës dhe Nikolla Todorov si të amortizohet reagimi për zgjedhjet në parti dhe “të denoncohen” incidente, me ç’rast në këtë dhe në bisedën e radhës kuptojmë që bashkëshorti i drejtoreshës në burg  ka gjuajtur me pistoletë në ajër dhe se si rasti do të heshtet dhe do të prezantohet si gjuajtje me pistoletë gazi.

Në fund vijon një bisedë nga viti 2011, mes Mile Janakieskit dhe kryetarit të atëhershëm të Gjykatës Supreme, Jovo Vagjelloski, në të cilën gjykatësi kërkon nga ministri intervenim për shkak të një gjykatësi që bën problem në rastin “Global” si dhe për një nënshkrim të vonuar, që të mundet formalisht të shtyhet e gjithë puna në të mirë të VMRO-DPMNE-së.

 Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

 

Konferencë për shtyp e deputetit Pançe Orcev, Strumicë, 18.03.2015

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *