Anëtarët e Këshillit për Reforma nuk i kanë parë të gjithë ligjet

 

Oliver Ristovski, zëvendës ministri i Drejtësisë në debatin televiziv, duke folur për reformat në gjyqësor, deklaroi diçka që, sipas fakteve, është e pavërtetë: 

Ne me siguri nuk kemi bërë shtypje. Dhe të gjithë tekstet ligjore kaluan nëpër duart e Këshillit. Do të thotë, të gjithë e panë edhe strategjinë edhe ndryshimet e para ligjore për shfuqizimin e Këshillit për verifikim e fakteve dhe ndryshimeve ligjore në ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për amnisti…u gjend në mesin e tyre, gjithçka!

[Burimi: Top Tema – debata(rreth minutës së 53-të), data: 12.02.2018]

 

ARSYETIM:

Zëvendës-ministri për Drejtësi, Oliver Ristovski, në TV-debat tha se nuk ka pasur shtypje mbi Këshillin për Reforma në Gjyqësor, she se ai vetëm njëherë ose dy herë ka kryesuar me seancat dhe përfundimisht, se të gjithë ndryshimet ligjore të deritanishme, të cilët janë në procedurë ose janë të miratuar, kanë kaluar nëpër duar e anëtarëve të Këshillit, që sipas verifikimit tonë, nuk është e vërtet.

Së paru, transmetojmë qëndrimin e ish anëtarit të Këshillit për Reforma, profesor dr. Mirjana Najçevska, e cila pas emisionit në profilin e vet të facebook-ut e ka vendosur statusin në vazhdim:

Gënjen se të gjithë lidhet dhe ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me sistemin ligjvënës para se të hyjnë në procedurën e Kuvendit kanë qenë lënë diskutimi në Këshillin përRreforma në gjyqësor. 

Kur dha dorëheqje prej anëtarësisë së Kuvendit, Najçevska dërgoi letër deri te Ministria për Drejtësi në të cilën mes tjerash, shkroi:

Faktikisht, ky turp nuk ka qasje deri te asnjë informacion, nuk ka pjesë në asnjë vendim reformues dhe nuk ka marr pjesë në analizat e ligjeve të cilët ndryshojnë…

Që të mos ngelet diçka e paqarët: jap dorëheqje zyrtare dhe deklaroi se nuk kam parë tekste ligjore të cilat kanë hyrë në procedurat e Kuvendit ose është njoftuar se do të vendosen në rendin ditës në Kuvend (Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji për vepër penale, Ligji për policinë, Ligji për Ekzekutim, Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, Ligji për prokurori publike, Ligji për gjykatat, …)

Me  janar të vitit , Najpevska për “Makfask” deklaroi se “asnjë anëtarë i Këshillit për zbatimin e reformave në gjyqësor nuk është konsultuar për vendime ligjore të cilët Qeveria i dorëzon në Kuvendi. Grupet punuese të cilët janë reformuar nuk kanë dhënë informacione se çka punojnë, ndërsa në shtëpinë ligjvënëse miratohen ligje duke mos i parë Këshilli aspak. Thjeshtë diçka që ka kaluar në Këshill ka qenë strategjia për reforma në sistemin gjyqësor, por ajo pikë nuk është diskutuar mjaftueshëm. 

Uranija Pirovska, drejtoresha ekzekutive në Komitetin e Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, konfirmoi për “Vërtetmatësin” që deklarata e zëvendës ministri nuk është e vërtetë

Nuk është e vërtetë se i kemi parë të gjithë propozimet për ndryshimet e ligjit ose propozimet për ligje të reja. Ne kemi parë vetëm një pjesë të materialeve rreth ndryshimeve të Ligjit për këshillin gjyqësor, ndryshime me të cilat është shfuqizuar Këshilli për verifikimin e fakteve, një pjesë e materialeve të Ligjit për amnisti dhe strategji. Nuk kemi parë asgjë tjetër, as që, dimë se ekzistojnë grupe punuese në të cilat një pjesë e anëtarëve të Këshillit kanë marr pjesë, as që kemi parë propozim-ligj ose vendime të këtyre grupeve punuese. Përfundimisht, edhe prej materialeve të cilët i përmendëm se i kemi parë, nuk kemi parë vendime finale, aq më pak, janë dorëzuar që të dërgohen në Qeveri ose në Kuvend për procedura të më mëtutjeshme – deklaroi Pirovska.

Profesori Dr. Gordan Kallajxhiev, i cili i pari dha dorëheqje dhe e zbardhi në një trrbunë në Fakultetin Juridik në Shkup, atëherë deklaroi :

Je nuk ishim të kënaqur, kushtimisht thënë, prej anës teknike. Nuk i morëm materialet në kohë, nuk ishim të informuar se janë disa reforma, nuk ishim të informuar për feedbackun e BE-së dhe ekspertëve të asaj ane, nuk ishim të informuar për debatet të cilët bëhen edhe në këtë feedback, nuk kishim materiale në kohë  për shumë gjëra, nuk kishim ndikim mbi komisionet teknike të cilat filluan të punojnë në disa ligje. 

Ai atëherë sqaroi se është ndjerë i nënçmuar dhe se përshtypje e tij është se Këshilli është dekor i Ministrisë së Drejtësisë:

Disa iniciativa të rëndësishme zhvillohen pa argumentime, ashtu që Këshillin e përjetojë më shumë si dekor të Ministrisë dhe Qeverisë se sa si Këshill të vërtetë për reforma. Mendoj se, përkundrazi, serioziteti i detyrës kërkon që të mendohen shumë mirë hapat të cilët duhet të ndërmerren, sepse vetëm plani i rregullimit të çështjeve ligjore nuk do të zgjidh problemet, siç nuk u zgjidhën derë më tani, sepse ne edhe duke mos bërë reforma kemi vendime ligjore ekzistuese. 

Edhe një anëtar i Këshillit, profesor Dr. Ljubomir Fërëkovski vërteton se Këshilli është ballafaquar me Qeverinë, me njerëzit e Ministrisë së Drejtësisë dhe se nuk ka pasur komunikim rreth disa vendimeve ligjore:

Qeveria krijoi Këshill me të cilin nuk e dinte çka të bëj, sepse kur krijoi një Këshill me një karakter të tillë të njerëzve dhe njerëz me profil prej eksperti, ju duhet të prisni që ai Këshill të diskutojë konkretisht për disa çështje të reformave…dhe normalisht se janë me kapacitete të dobëta intelektale, profesionalisht kuptohet, grupet e Ministrisë së Drejtësisë dhe burokracisë, gjithsesi se do të përballen në ndonjë mënyrë. Dhe kjo ndodhi. Mendoj se Qeveria u frikësuar prej mundësisë që Këshillit të  kaloj në procedurë vendime të caktuara, në vend që në mënyrën më normale, të pranoj ato qëndrime dhe të vendos se çka do të pranoj, dhe çka jo…fatkeqësisht që kjo nuk u shfrytëzua dhe u ndesh Këshilli dhe personat e Këshillit me zëvendës ministrin e Drejtësisë dhe me disa bashkëpunëtorë profesional. Kjo u shndërrua në një skemë të bezdisshme. 

Sipas deklaratave të theksuara më lartë të zëvendës ministrit dhe të disa profesorëve dhe Pirovskës, të gjithë ish anëtarë të Këshillit për reforma në gjyqësor, përfundojnë se pretendimi i zëvendës-ministrit, dhënë në emisionin debatues Top Tema në TV Tellma, nuk është i vërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *