Fijasko ose rishikim i planit për taksën progresive

Foto: needpix

 

Në vitin 2019 Qeveria e LSDM-së miratoi ligjin me të cilin përsëri, të paktën deri diku, ktheu tatimin progresiv. Por, më pas kjo masë u tërhoq, edhe pse shumat që dolën nga buxhet ishin të vogla. Cilat ishin arsyet e kësaj dhe çka mund të pritet në këtë plan në të ardhmen?

 

Shkruan: Rada Isovska-Manevska

 

Qeveria në fund të vitit të kaluar la në qetësi taksën progresive të të ardhurave personale pas disa muajve të miratuar dhe ktheu taksën e sheshtë. Kjo ndodhi kur u ndërrua ministri i Financave, i cili qëndronte prapa këtij projekti të socialdemokratëve, Dragan TevdovskiShtyrja ndodhi një muaj para se të fillojë aplikimi një taksim të tillë i kursimeve të mëdha në banka dhe fitimeve kapitale.

Ministrja për Financa Nina Angelovska e arsyetoi me faktin se rezultatet  e analizave të bëra janë se tatimi progresi nuk ka pasur efekt në përmirësimin e jobarazisë, disa pagues të tatimit kanë vendosur që një pjesë të tatimit t’jua hedhin personave të tjerë me qëllim që të mos kalojnë pragun.

Qeveria mbahet në qëndrimin e taksës progresive mund të përmirësojë shpërndarjen e tatimit në sistem, se mund të jep efekt më të mira në shoqëri dhe të rezultojë me shoqëri më të barabartë. Që të arrihet një efekt i tillë, taksa progresive duhet të ketë dizajn më optimal, që të mund të miratohet në procesin konsultues për të gjithë palët e prekura, se ekzistojnë mekanizma më efikas për eliminimin e ekonomisë gri dhe të ketë përforcim të besimit te institucionet te ne. Për këtë, nuk bëhet fjalë për heqjen e taksës progresive por për lënien në qetësi, komunikoi trashëgimtarja e TevdovskiNina Angellovska.

Ajo njoftoi edhe se përgatiten ndryshime të cilat japin rezultate më të mira pas tre vitesh.

Aksionet e fondeve investuese të cilat me vendimin e tanishme u lanë jashtë, do të përfshihen në taksë. Me implementimin e ty normave të taksa, varësisht prej periudhës së pasjes në dispozicion të letrave me vlerë dhe aksioneve, gjegjësisht, normë prej 15 përqind për të gjithë që tregtojnë në mënyrë spekulative në tregun e kapitalit, gjegjësisht të njëjtët të cilët i mbajnë për vete deri në një vit dhe normë prej 10 përqindësh me të cilën do të takohen të hyrat e përfitimeve kapitale të letrave me vlerës dhe aksione të emërtuara nga fondi investues, të cilët investitorët i ruajnë prej 1 deri në 10 vjet. Të liruar nga tatimi do të jenë investuesit afatgjatë të cilët letrat me vlerë dhe aksionet nga fondi investues i ruajnë më tepër se 10 vite nga dita e shitjes, por edhe letrat me vlerë të arrira nga oferta inicuese publike, me qëllim të motivimit të kompanive për hapje fillestare ndaj opinionit përmes dhënies së aksioneve me rrugën e ofertës inicuese publike, sqaroi Angellovksa.

Taksa progresive e të hyrave personale u implementua me normën prej 18 përqind, me prag prej 90.000 denarësh, gjegjësisht për të hyrat deri në këtë prag tatimi personal i të hyrave paguhet prej 10 përqind, ndërsa shuma mbi këtë prag taksohet me normë më të lartë tatimi.

programin e saj LSDM (faqe 16 dhe 17) dhe qeveria, implementimin e taksës progresive e konsideruan si një prej shtyllave kryesore me qëllim të tejkalimit të ndarjes jo të barabartë të pasurisë në vend, gjendje të cilën socialdemokratët me vite e kanë vendosur nën shënjestër. Përmes tij njoftuan edhe programin e kthimit të klasës së mesme.

Prej personave më fitimprurës, një përqind në Maqedoni përfitojnë 14,4 përqind nga të hyrat e përgjithshme në shtet, që është edhe fitimi më i lartë në të gjithë vende e Evropës për të cilat ekzistojnë të dhëna të tilla. Kjo do të thotë se një përqindëshi përfiton 14,4 herë më shumë nga mesatarja, gjegjësish 1.186 euro mesatarisht, përkundër 311 euro sa është edhe mesatarja. Njëkohësisht, 21,9 përqind e banorëve në Maqedoni janë të varfër, vlerë që po ashtu është edhe më e larta në nivel Evropian, shkrojtën socialdemokratët në program.

Implementimi i taksës së drejtë, gjegjësisht progresive u paraqit si përgjigje e një gjendjeje të këtillë.

 Me taksën e drejtë do të ulet jobarazia në shtet dhe do të hynin mjete shtesë në buxhetin e shtetit për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Të ardhurat nga interesi i depozitave me afat nuk taksohen momentalisht në Maqedoni. Të gjithë vendet në BE, me përjashtim të Estonisë, taksojnë edhe interesin. Përveç të hyrave nga interesi, në Maqedoni nuk taksohen edhe të hyrat nge përfitime kapitale të letrave me vlerë, vlerësuan atëherë socialdemokratët.

Ata sqarojnë se te të hyrat e pronës, rreth 38 përqind përfundojnë te 1 përqindëshi dhe se më të përqendruara janë të hyrat nga kapitali, ku më tepër se 90 përqind e të hyrave përfundojë të 1 përqindëshi i banorëve.

Tërheqja e një modeli më proporcional i tatimit ose vendosje në qetësi te taksës progresive të të hyrave personale u përshëndet nga bizneset, por ky potez largoi LSDM dhe Qeverinë e socialdemokratëve nga popullata.

Dragan Tevdovski, i cili si ministër i Financave solli taksën progresive ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që të mos votojnë shtyrjen e ndryshimit të Ligjit, sepse është në kundërshtim me idetë e socialdemokratëve.

Këshilltari i ish-ministrit për Financa, Branimir Jovanoviq, shtoi 5 arsye se përse, sipas tij, Qeveria nuk duhet të shtyjë tatimin e fitimeve kapitale nga letrat me vlerë dhe nga të hyrat e interesit:

  1. Me shtyrjen do të përçohej porosia se QEVERIA PUNON PËR TË PASURIT.
  2. Me shtyrjen SHKOHET NË KUNDËRSHTIM ME PRAKTIKET E BE-SË.
  3. Taksimi i të hyrave nga interesi ka të bëj vetëm me SHUMËN E INTERESIT I CILI KALON 250 EURO NË VIT.
  4. Me shtyrjen e taksimit, shteti do to mbete pa disa milion euro të ardhura në buxhet, që do të thotë se do TË KETË DISA MILION EURO MË PAK PËR ARSIM, SHËNDETËSI dhe shërbime të tjera publike.
  5. Me shtyrje të mëtutjeshme të taksimit AS NUK DO TË NGJALLET BURSA, AS NUK DO TË SJELL QË BANKAT TË JAPIN KREDI MË TË ARSYESHME.

A do t’i kthehen kësaj ideje socialdemokratët pas tre vitesh do të mësohet pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm. Por, tani është e qartë se ata pa ose me një analizë më të detajuar e shtynë premtimin më të madh për të cilin ndoshta morën edhe një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.