Akoma nuk është miratuar Ligji për sipërmarrje sociale

Foto: pixabay.com

 

PREMTIM: Do të miratojmë ligjin për sipërmarrje sociale përmes të cilit do të lehtësojmë qasje deri te tregu i punës për kategoritë e prekura sociale të qytetarëve. Sipërmarrjet sociale do të mundësojnë që palët e prekura që menaxhojnë me ndërmarrje, të marrin vendime për menaxhim të të hyrave dhe investimin e tyre për qëllime sociale. 

[Programi i LSDM në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 „Plani për jetë në Maqedoniз“ – faqe 217, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM nuk realizoi premtimin se për gjashtë muaj nga zgjedhja e Qeverisë do të miratojë ligjin për sipërmarrje sociale, përmes të cili ishte planifikuar qasja e lehtësuar deri te tregu i punës së kategorive të prekura sociale të qytetarëve (personave pa strehë, persona me pengesa në zhvillim/prej më të lehtës deri në pengesa mentale dhe pengesa më të vogla fizike, ish shfrytëzues të drogës dhe substancave psikotrope, familjet e rrezikuara sociale dhe të tjera).

Këtë premtim partia e dha në vitin 2016 në programin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare “Plani për jetë në Maqedoni” – Plani 180° reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë. 

Arsyeja se përse duhej që të miratohej ky ligj me të cilin rregullohet sipërmarrja sociale, siç u njoftua, ishte që të mundësohet që këto ndërmarrje të funksionojnë sipas kritereve më të lehtësuara nga ndërmarrjet e tjera, ndërsa prodhimet e tyre të gjendet në tregun në vend. Në vend, sipas të dhënave të fundit, punojnë dhjetëra ndërmarrje të tilla të formuara nga sektori joqeveritar, të cilat funksionojnë sipas ligjeve aktuale.

Në këtë zgjidhje ligjore punoi edhe Qeveria e mëparshme, të cilën e vërtetoi ne deklaratën e dhënë në nëntorin e vitit të kaluar ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovka, por ligji akoma nuk është përgatitur.

Si ministër trashëgova disa nivele të tekstit të përpunuar të ligji me oferta në forma të ndryshme. Tani i shqyrtojë dhe mendojë se nëse deri më tani është menduar për ndërmarrje sociale si mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës për persona në rrezik social, vlerësojë se duhet të zgjerojmë këtë ligj dhe ta zgjerojmë me mundësi dhe për vendosjen e një sistemi plural në mbrojtjen sociale. (Carovska)

Carovksa atëherë njoftoi se po përgatitet draft versioni i ligjit për sipërmarrje sociale për të cilin do të realizohet konsultim i gjerë me qëllim që në të të mund të përfshihen edhe vërejtjet edhe sugjerimet e sektorit JQ, përvojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve sociale që punojnë në vend.

Carovksa atëherë njoftoi se ligji është e mundshme të miratohet në fund të vitit 2018 ose në vitin 2019, siç deklaroi, nuk është e lehtë të miratohet një ligj i tillë pa përgatitje të strategjisë.

Për këtë mendojmë edhe si ministri edhe si Qeveri të krijojmë “eko hapësirë”, në të cilin ndërmarrjet sociale do të sigurohen. Është e rëndësishme dhe qeveritë lokale të mendojë se si të jenë blerës të shërbimeve dhe produkteve, me atë të mund të themi se çka është bërë në raport me ndërmarrjet sociale, ose për atë që ato ofrojnë. (Carovska ) 

Në dhjetorin e vitit të kaluar në Sistemin elektronik nacional për regjistrime (ENER) u publikuar Plani vjetor për realizimin e vlerësimit të ndikimit të rregullores së Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale për vitin 2018, në të cilin është edhe përgatitja e ligjit për për sipërmarrje sociale me këtë qëllim:

Vendosja e një forme të posaçme të ndërmarrjeve sociale të cilat do të zbatojnë aktivitet ekonomike nën kushte të caktuara të punës, si dhe rehabilitim profesional dhe mbështetje për punësimin e grupeve të margjinalizuara, me çka qëllimi primar i ndërmarrjeve sociale është përforcimi i kohezionit social dhe solidariteti, si dhe përforcimi i kapaciteteve për inovacione në sektor të ndryshëm ekonomik dhe zona të dobishme sociale. Gjatë të cilave përfitimi i realizuar do të riinvestohet për ndryshme konkrete në shoqëri. 

Prej atëherë, as në mediume, aq më pak në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale nuk ka informacion në lidhje me miratimin e një ligji të këtillë. Mbetet vetëm njoftimi i ministres Carovksa se ligji do të mund të miratohet deri në fund të këtij viti ose në vitin e ardhshëm.

Sipas kësaj, nëse merren parasysh afatet e dhëna të LSDM-së në “Planin për jetë në Maqedoni” për miratimin e ligjit – gjashtë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë, mund të përfundohet se premtimi se ligji për sipërmarrje sociale do të miratohet, përmes të cilit do të lehtësohet qasja deri në tregun e punës të kategorive sociale të rrezikuara të qytetarëve nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska-Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.