A i fsheh Zaev amendamentet me të cilët do të ndryshojë Kushtetuta?

VMRO-DPMNE akuzon se kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se ndryshojë Pjesa hyrëse e Kushtetutës dhe nenet 3 dhe 49 të Kushtetutës, ndërsa 10 ditë para mbajtjes së referendumit fsheh përmbajtjen e amendamenteve. Faktet për ndryshimin e neneve të përmendura nga Kushtetuta janë të vërteta dhe se ato në mënyrë të hollësishme janë përfshirë në Marrëveshjen e cila u publikua dhe ishte e qasshme pas nënshkrimit të saj, por akuzat për kohën dhe kërkesat që të publikohen para referendumit janë të hershme dhe prej këtu një deklaratë të këtillë e vlerësojmë si të pavërtetë 

 

VMRO-DPMNE akuzon se kryeministri Zoran Zaev ka pranuar të ndryshojë pjesa hyrëse e Kushtetutës dhe nenet 3 dhe 49 të Kushtetutës, ndërsa 10 ditë para mbajtjes së referendumit fsheh përmbajtjen e amendamenteve. Faktet për ndryshimin e neneve të përmendura nga Kushtetuta janë të vërteta dhe se ato në mënyrë të hollësishme janë përfshirë në Marrëveshjen e cila u publikua dhe ishte e qasshme pas nënshkrimit të saj, por akuzat për kohën dhe kërkesat që të publikohen para referendumit janë të hershme dhe prej këtu një deklaratë të këtillë e vlerësojmë si të pavërtetë 

 Zaev ka pranuar me marrëveshjen kapitulluese ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, neni 3 dhe neni 49 i të njëjtës. Zaev ik prej përgjigjes dhe nuk tregon se çka do të ndryshojë në Preambulë. Zaev ik prej përgjigjes dhe nuk thotë se do të ndryshojë nenin 3 të Kushtetutës, i cili thotë: Territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm. Çka duhet të ndryshohet sipas marrëveshjes të cilën e ka nënshkruar qeveria e LSDM-së në nenin 3, i cili garanton për pandashmëri dhe mos tjetërsim të territorit të Republikës së Maqedonisë? Zaev duhet të përgjigjet dhe çka do të ndryshojë në nenin 49 i cili obligon shtetin që kujdeset për pakicat në diasporë. Dhe se a nuk është kjo mos heqje dorë nga Maqedonasit jashtë Maqedonisë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE: Zaev ka pranuar ndryshim të nenit kushtetues për pandashmëri dhe patjetërsueshmëri të territorit, data: 16.09.2018]

 

ARSYETIM

Në rastin konkret, për verifikim kemi komunikatë të partisë politike VMRO-DPMNE, me temën: përmbajtja e amendamenteve me të cilët do të ndryshojë Kushtetua e Republikës së Maqedonisë. Përmbajtje e komunikatës, edhe më tej shfrytëzohet në deklarata të funksionarëve të larët të partisë në aktivitetet e tyre ditore. Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski e cila në përputhje me kumtesën partiake, dhënë pas deklaratave të Zoran Zave, në këtë temë ka gjysmë të vërteta dhe vetëm në pjesën e fakteve për atë se cilët pjesë të Kushtetutës do të ndryshohen me amendamente, sipas asaj që shkruhet në Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, kur saktësisht është specifikuar edhe afati kohor për fillim të ndryshimit të Kushtetutës.

Është e padiskutueshme se në Marrëveshje është paraparë që emri i ri i Republikës së Maqedonisë të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

Neni 1, а) Emri zyrtar i Palës së dytë do të jetë “Republika e Maqedonisë Veriore”, gjë që do të paraqes emrin kushtetues të Palës së  dytë dhe do të përdoret erga omnes, siç është paraparë me këtë marrëveshje. Emri i shkurtuar i palës së dytë do të jetë “Maqedonia Veriore”. 

 

E njëjta marrëveshje parasheh se ndryshimi i emrit Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore do të zgjidhet me një amendament, përmbajtja e të cilit, gjithkund ku qëndron Republika e Maqedonisë do të zëvendësohet me Republika e Maqedonisë Veriore.

  1. е) Pala tjetër do të pranojë ermin “Republika e Maqedonisë së Veriut” si emër zyrtar, dhe si dhe termet që përfshihen në nenin 1, paragrafin (3), duke zbatuar procedurën e brendshme e cila është e detyrueshme dhe e pakthyeshme dhe do të përfshijë edhe miratimin e amendamentit në Kushtetutë, siç është arritur godi me këtë marrëveshje. 

Padyshim se në Marrëveshje, pika 4, (prej a deri në f), është paraparë procedura për ndryshimin e Kushtetutës me afat kohor deri në fund të vitit 2018.

  1. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Palët do të realizojnë këto hapa: 

а) Pala tjetër pa zvarritje do të dorëzojë Marrëveshjen deri në Kuvend për ratifikim. 

b) Pas ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvend nga pala tjetër, pala e dytë duhet të njoftojë palën e parë se Kuvendi i palës së dytë ka ratifikuar Marrëveshjen. 

c)  Pala e dytë, përderisa vendos ashtu, do të mbaj referendum. 

d) Pala e dytë do të fillojë procedurën për miratim të amendamenteve të Kushtetutës, siç është paraparë me këtë marrëveshje. 

e)Pala e dytë në tërësi do të miratojë amendamentet e Kushtetutës deri në fund të vitit 2018. 

f) Pas njoftimit të palës së dytë për kryerjen e procedurave për miratim të amendamenteve të përmendur më lartë në Kushtetutë dhe për përfundimin e të gjithë procedurave të brendshme ligjore, të nevojshme për hyrje në fuqi të kësaj marrëveshje, pala e parë menjëherë do të ratifikojë këtë marrëveshje. 

Përsëri, e gjithë e (pa)vërteta e akuzave në deklaratë përfshihen në pikën 11 të marrëveshjes, e cila parasheh miratimi i shpejtë i amendamenteve për ndryshim të Kushtetutës të realizohet menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes, ose pas referendumit nëse “pala e dytë” vendos të realizojë referendum. Sepse në rastin konkret është caktuar referendumi, qeveria ka mbulesë ligjore për sqarim se përse përmbajtjen e amendamenteve do ta kumtojë pas referendumit. Prej këtu, deklarata e kryeministrit Zaev, e cila sqaron se çka do të ndryshohet në Kushtetutë, tërësisht përputhet me përmbajtjen e Marrëveshjes:

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ndryshime kushtetuese të cilat duhet të ndodhin janë shumë logjike dhe do të publikohen nga ana e komisionit të kuvendit i cili do të merret me do pas përfundimit të referendumit dhe publikimit të rezultateve. Ndryshimet do të bëhen në Preambulë, në nenin 3 dhe nenin 49. Në Preambulë do të ketë vetëm përforcim të vendimeve të ASNOM për lirinë, demokracinë, barazinë në mes qytetarëve, sepse ASNOM është lufta për lirinë e qytetarëve nga okupatori i atëhershëm fashist. Në pjesën e nenit 49 sa i përket diasporës, do të ndryshojmë atë që është evropiane.  E dini se Maqedonia ka diasporë të maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, vllahëve dhe në vendin tonë është kjo është më e theksuar dhe mund në të ardhmen të nxit irredentizëm, gjegjësisht provokime të caktuara, por edhe do ta adaptojmë ashtu siç qëndron në vendet anëtarë të BE-së edhe atë se si shteti kujdeset për diasporën e vet”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së tij me 15.09.2018 në Likovë. Aty ku shkruhet Republika e Maqedonisë, do të shkruhet Republika e Maqedonisë Veriore, dhe gjithku ku thuhet maqedonase mbetet maqedonase edhe at ku qëndrojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët mbetet   – u shpreh Zaev

[Burimi: Zaev: Ndryshimet kushtetuese do të bëhet të njohura pas referendumit, data: 15.09.2018]

Përsëri, funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, si nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski, edhe pas kësaj deklarate, pretendon të njëjtët, se Zaev fshehë ndryshimet kushtetuese dhe kërkon sqarim për to para deklarimit në referendum.

Qytetarët, para që gjithash maqedonasit nuk pranojnë, janë kundër ndryshimit të emrit dhe ndryshimit të Kushtetutës, si dhe ndryshimit të identitetit kombëtar të Maqedonasve. Njëkohësisht bëhet pyetja përse 10 para referendumit Qeveria nuk publikon amendamentet kushtetuese, sepse pjesa kyçe e marrëveshjes është ndryshimi i Kushtetutës, ndryshimi i Preambulës, i neneve 3 dhe 49, si dhe gjithkund ku shkruan Republika e Maqedonisë do të zëvendësohet me Republika e Maqedonisë Veriore. Ne do t’i bëjmë thirrje Qeverisë t’i publikojë, që të mund qytetarët të shiheni dhe të din se cila është ajo frikë pas të cilës fshihet qeveria    – Aleksandar Nikollovski nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.

[Burimi: Nikollovski: I bëjmë thirrje Qeverisë të publikojë amendamentet kushtetuese deklaron Aleksandar Nikollovski Александар Николовски d, data: 18.09.2018]

Pika 12 e Marrëveshjes rregullon pjesët të cilët duhet të ndryshohen në Kushtetutë. Preambula dhe nenet 3 dhe 49. Pyetje për përmbajtjen e amendamenteve në këtë fazë është vetëm çështje transparence dhe llogaridhënie e Qeverisë para mbajtjes së referendumit, dhe parë formalisht, Marrëveshja nuk ndalon që të dihet kornizat e amendamenteve si dhe atë që do të ndryshojë, nëse nuk është i qasshëm teksti i plotë i ndryshimeve të planifikuara, pjesa më e madhe e të cilit gjendet në deklaratën e kryeministrit Zaev, të cituar më lartë.

  1. Procedurat për miratim të shpejtë të amendamenteve të Kushtetutës së Palës së dytë, me qëllim të realizimit të plotë të dispozitave të kësaj marrëveshjeje, do të fillojnë pas ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvend ose pas referendumit, nëse Pala e tjetër vendos të mbajë referendum. 

  1. Emri dhe termet në nenin 1 të kësaj marrëveshje do të përfshihen në Kushtetutën e Palës tjetër. Një zëvendësim i këtillë do të bëhet përnjëherësh dhe krejtësisht me një amendament. Sipas një amendamenti të atillë, emri dhe termet do të ndryshojnë rrjedhimisht në të gjithë nenet e Kushtetutës. Më pas, pala tjetër do të fillojë miratimin e amendamenteve përkatëse të Preambul, nënin 3 dhe 49 të Kushtetutës, si dhe pjesë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. 

[Burimi: Qeveria e RM, ueb faqja, versioni final i Marrëveshjes Maqedoni-Greqi, i qasshëm: 19.09.2018 ]

Për këtë, një pretendim i atillë në kumtesën e VMRO-DPMNE-së e cila është lëndë vlerësimi, se e njëjta, në këtë moment nuk është e vërtetë, në pjesën në të cilën pretendohet se fshihen amendamentet para mbajtjes së referendumit. Siç sqaruam, Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë parasheh që amendamentet të publikohen pas Referendumit, përderisa pala tjetër vendos të realizojë referendum, siç edhe po ndodh.

BURIME:

 

Vlerësoi: Sashe Dimovski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.