A do të pengohet Zaev në gurin e artë të Illovicës?

 

Në takimin në Strumicë, kryeministri Zaev vetëm në dukje e shuajti zjarrin e pakënaqësisë së ekologjistëve të Strumicës, kur në të vërtetë është blerë pak kohë, me siguri deri në fund të verës, deri sa të ketë një hapësirë manovruese për të shqyrtuar të dy opsionet që janë në tavolinë – marrje me koncesion të Ilovicës ose të tërheqjes së premtimit dhënë trupit të tij votues besnik në vendin e tij amë – se “nuk do të ketë miniera”

 

Shkruan: Jugosllava Dukovksa 

 

Do të ketë ose jo minierë të arit dhe bakrit në Illovicë-Shutk është pyetje e cila akoma mbetet enigmatike pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe përfaqësuesve prej ministrive me resor dhe institucioneve, me kryetarët e komunave, përfaqësuesit e qeverive lokale, organizatave qytetare dhe shoqërive, ekspertëve teknik, përfaqësuesve të EBOR dhe të kompanisë – bartës të projektit “Euromaks” në Strumicë. Takimi konsultues, u mbajt me iniciativë të kryeministrit pasi disa muajsh Qeveria u vendos në mes të premtimit parazgjedhor se do të ndalojë ndërtimin e minierave ose se do të rishikohen koncesionet e dhëna për eksploatim të pasurisë në pjesën juglindore të Maqedonisë dhe detyrimeve të cilat i ka shteti ndaj koncesionerëve, me çka mund të ballafaqohet duke paguar dëme milionëshe, si dhe orientimi i deklaruar karshi ruajtjes dhe zgjerimit të vëllimit të investimeve të huaja në vend.

 

LSDM DHE EKOLOGJISTËT – PREJ BASHKËPUNËTORËT NË RIVAL

Se gjërat kanë mbetur të mangëta dhe jo të definuara pas këtij takimi, i cili kishte funksion pikërisht të sqarojë,e tregon edhe reagimi i eko-koalicionit “Zdrava Kotlina” menjëherë pas asaj.

Ndalesë për manipulime dhe spinime.

porositën ekologjistët e Strumicës pasi që Qeveria kumtoi se

përshëndet vendimin e “Euromask” të të largojë cianurin dhe acidin sulfurik prej proceseve, në interes të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe me qëllim të eliminohet shqetësimet e popullatës lokale në rajon,

si dhe se ekziston pajtueshmëri nga të gjithë palët e interesuara që të krijohet një trup monitorues i cili do të mbikëqyrte aktivitetet rreth ndërtimit të minierës Illovicë, sepse siç thonë, kjo do të thotë se pranojnë që të ndërtohet miniera, që gjë nuk është e vërtetë.

Përfaqësuesit e lëvizjes sonë eko nuk kanë dhënë asnjë aprovim për pjesëmarrje në asnjë “trupi monitorues” që do të ndiqte punën e minierës. Pjesëmarrje në një trup të këtillë do të thoshte se ne pranojmë që miniera të hapet, gjë që është e paimagjinueshme. Përgjatë mbledhjes, nuk është diskutuar për asnjë trup të këtillë. Dhe sikur të diskutohej, qëndrimi jonë do të ishte kategorikisht KUNDËR. 

Sipas tyre, informacioni i papërshtatshëm dhe i rëndë në kumtesë se cianuri (por edhe acidi sulfurik!) nuk do të përdoren gjatë procesit teknologjik në minierën Illovicë, sepse ato shumë shpesh kanë sqaruar se rreziku prej helmeve të tjera që di të prodhohen në minierë nuk është më i vogël.

 As nuk kemi pasur, as që kemi, dhe asnjëherë nuk do të kemi “qëllim të përbashkët” me koncesionerin “Euromaks Risorsis”. I konsiderojmë varrmihës potencial të luginës së Strumicës dhe kryesisht manipulues dhe tinëzar në aktivitete e tyre. Këtë e konsiderojmë edhe si tentim për korruptim dhe kompromentim të mundit tonë në sy të publikut. 

thonë nga “Zllatna kotlina”.

Komunikata qeveritare me shumë shkathtësi e fshehu qëndrimin përfundimtar, nëse ekziston ndonjë, rreth hapjes së minierës Illovicë, një prej disave të cilët dihet të hapen në rajon e gjerë të Maqedonisë juglindore. Dhe kjo nuk është ndonjë befasi kur dihet sesa e dhimbshme është hapja e minierave në këtë rajon bujqësor të veçantë, i njohur për prodhimtarin e vet në kulturat e hershme, prej ku edhe vet Zaev vjen dhe për të ciltin ai vet disa herë është përfshirë emocionalisht para votuesve lokal.

Por, përveç që është e dhimbshme, çështja është se është edhe politikisht e ndjeshme. Pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, në ato anë ndodhi lulëzimi i aktivizmit qytetar i cili rezultonte me tre referendume te suksesshme (edhe tre jo të suksesshme, kryesisht për shkak të shtypjeve të qeveri lokale) me të cilët shumica e qytetarëve porositën Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE për minierat e vdekjes! Në zgjedhje të vitit 2017, Zaevi dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate arriti kapital politik të dukshëm në këtë pjesë të Maqedonisë me premtimin e njohur të kryetarit të LSDM dhënë në lidhje me minierat:

Ne do të marrim vendime të matura, të mos i bien humbje milionëshe qeverisë, por një gjë dijeni– minierat do të ndalojnë.  Mirë është të përgatitet menaxhmenti që ndërtimi i minierave do të ndaloj, për shkak se sjellin shëndet të keq,pak perspektivë dhe shkatërrojnë të ardhmen e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme

porisiti atëherë Zaev, të cilit më heret aktivistët ekologjik nga Maqedonia lindore drejtpërdrejtë ju drejtuan me transparentin që e mbanin ne duar në tubimin e LSDM-së që u mbajt në Bogdanci.

Kryeministër, çka u bë me minierat e vdekjes?

Më konkretisht, këtë radhë për ndërtimin e minierës Illovicë, Zaev deklaroi disa ditë më pas, përpara banorëve të në Novo Sellë të Strumicës:

Qëndrimi i Qeverisë është më logjik. Diçka që presin qytetarët dhe për këtë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë qëndronte pas organizatave civile, duke i mbështetur në luftën e tyre. Një gjë të mbetet e qartë. Unë personalisht dhe Qeveria jemi kundër minierave dhe do të bëjmë çmos që të mund të mbrojmë shëndetin dhe jetë e qytetarëve tanë. 

Miniera në Illovicë, as nuk është e organizuar ekologjikisht, as nuk kanë geotekstil, dhe duan me cianur për të nxjerr xehen. Kjo në Maqedoni nuk është e lejuar, në Strumicën time nuk është e lejuar. Për këtë, qëndrimi jonë është i qartë, 

Deklaroi atëherë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Novo Sellë.

 

QEVERIA – NË MES ÇEKANIT DHE KUDHRËS 

Ky qëndrim atëherë ju dha kurajo një pjesë të madhe të banorëve të shqetësuar në pjesën juglindore se mjedisi i tyre jetësor përsëri nuk do të shkojë kurban në llogari të xehetarëve të rinj të cilët qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së i shihte si motor kryesor të zhvillimit të asaj pjese të vendit. Për këtë, nuk kishte asnjë far befasie në qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM kur prishi marrëveshjen njëanshëm me koncesionerët në Kasandoll, dhe menjëherë më pas vazhdonte edhe njoftimi për hetimin e marrëveshjes me Euromaks për minierën Illovicë. Këto procedura të qeverisë së Zaevit, përveç se veprojnë si një hap i logjikshëm pas premtimit se “JO” civile për qytetarët do të respektohet, ishin edhe erë në lundrën e aktivizmit qytetarë dhe leksion për të gjithë sesa është e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve, para së gjithash në nivel lokal, por edhe në atë nacional.

Përsëri, deklaratat decide të Zaevit i lanë shumë pak hapësirë për manovrim për prerjen e Nyjës Gordiane në rastin “minierat”. Nuk ka dyshim se në rastin e minierave realizimi i dëshirave të votuesve në Maqedoninë juglindore është në kundërshtim me realizimin e detyrimeve të cilët shteti i ka ndërmarr kur ka nënshkruar marrëveshje me koncesionerët e minierave të ardhshme.

Ashtu që, nëse për Kazandollin, i cili gjendet në territorin e komunave Gjevgjeli, Vallandovë dhe Dojran, ekipi i drejtë i Zaevit gjeti lëshim ligjor me të cilin prishi marrëveshjen me koncesionerët “Sardiç” MC, “Euromask”, koncesioneri në Illovicë, në afërsi të trupit votues amë – Strumicë, kjo tashmë është e qartë, do të të jetë një kafshatë e vështirë.

E prishëm marrëveshjen, sepse koncesioneri nuk përmbushi detyrimin prej dy vitesh prej ditës së dhënies së kocesinit që të ndërtojë central për eksploatim të bakrit në katodë  

sqaroi për Kazandoll Zaev në konferencën për shtyp dhe shtoi se Qeveria nuk do të paguaj dëme, sepse koncesioneri nuk ka respektuar marrëveshjen, duke shtuar:

Qeveria i është kushtuar shëndetit së qytetarëve, shëndeti është më i rëndësishëm se çdo interes privat dhe kjo është porosia deri te qytetarët në Komunën e Vallandovës, Bogdancit dhe Dojranit. 

Në prill të këtij vitit nga ndërtesa Ilindeska bb arriti edhe njoftimi se Qeveria ka filluar procedurë për ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së koncesionit për eksploatim të bakrit dhe arit në minierën Illovicë në malin Orgazhden në Strumic, me arsyetimin se dyshon se koncesioneri “Euromaks” nuk ka dokumentacionin e plotë në pajtim me marrëveshjen për koncesion, edhe pse në vitin 2016 koncesioneri ka qenë i informuar se këtë e ka detyrë. Përndryshe, më shumë se dhjetë vite zgjat procedura për hapjen e minierës së arit në Illovicë. Aktivite ndërtuese në terren nuk ka.

Siç informuan atëherë prej Qeverisë, Ministria e Ekonomisë në afat prej 7 ditësh duhej që të dorëzojë informacion nëse janë plotësuar kushtet për prishje të marrëveshjes. Menjëherë u njoftua edhe koncesioneri “Euromak risorsis” PR strategjia e të cilit ishte që të mos përgjigjet me kundërsulm, por të përshëndet vendimin e Qeverisë që të vendos në rend ditor statusin e koncesionit për Illovicën dhe të shfletojë dokumente, duke u paraqitur si investitor konstruktiv me atë se njoftoi ndryshim të teknologjisë toksike që përdor cianur për esktraktimin e xehes me “teknologj moderne të minierave” dhe duke kujtuar përfitimet e mëdha që do t’i sjell Maqedonisë ky investim. Por, kaluan shtatë ditët të cilët i dha Qeveria, dhe prej atëherë lajme të reja rreth marrjes së koncesionit për Illovicën nuk po arrijnë. Vet Zaevi njoftoi zgjidhje të statusit për koncesion të Illovicës “jo më vonë se në fund të majit”, deri sa ekspertiza ndërkombëtare ligjore të vërtetojë shkelje eventuale ligjore në procedurën për eksploatim në Illovicë, duke shtuar se qëllimi nuk është që të dëmtojnë atë, por të veprohet sipas ligjeve, duke kujtuar se Maqedonia mund të vijë në situatë që të paguaj dëmshpërblim me vlerë prej 350 deri në 500 milion euro.

 

ËSHTË NDEZUR ALARMI EKOLOGJIK

Në rrathët e shoqatave ekologjike të Strumicës ka filluar të rritet temperatura, dhe me të edhe revolti ndaj partnerit të deritanishëm – Qeverisë së Zaevit gjë që rezultoi me protesta paralajmëruese në qershor dhe njoftuan protesta të reja në muajt në vazhdim, si dhe njoftim për padëgjueshmëri qytetare. Si përgjigje arriti ftesa për takim konsultues i cili u mbajt me 20 korrik në Strumicë, por ajo, duket sikur nuk rezultoi me qetësim të pakënaqësisë së ekologjistëve të Strumicës, të cilët për të mos pasur dyshim rreth vendosmërisë për të ndaluar ndërtimin e minierës, i kujtuan kryeministrit me protesta transparente dhe të shkurtra përpara vet takimit. Përkundër kësaj, pas publikimit të kumtesës dykuptimëshe të Qeverisë, në të cilën përmenden konstruktiviteti i “Euromaks Risorsis”, përkushtimit të tij ndaj dhënies së sigurisë për shëndetin dhe mjedisin e pastër jetësor, si dhe për krijimin e një trupi monitorues i cili duhet të ndjek “fazat e mbetura”, alarmi në radhët e “Zdrava Kotllina” u ndez. Nga Qeveria nuk japin përgjigje konkrete nëse diçka ka ndryshuar në qëndrimin e deritanishëm – miniera nuk do të ketë.

Kumtesa është e qartë, nuk ndjemë nevojë për interpretim shtesë, 

deklaroi për “Vërtetmatësin” zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. 

Përfundime shtesë jashtë përmbajtjes nuk duhet të nxirren. Qeveria në vetëm kumtesë vetëm se definon hapat e ardhshëm në mënyrë të qartë. Vendimi përfundimtar nuk është miratuar, ndërsa në kumtesë janë përshkruar hapat deri në gjetjen e një vendimi të pranueshëm për palët e prekura. 

Me takimin në Strumicë, kryeminstri Zaev vetëm shuajti zjarrin te ekologjistët e pakënaqur të Strumicës, ndërsa në të vërtetë është blerë pak kohë, me siguri deri në fund verës, deri kur ka hapësirë për manovrim që të mund të shqyrtohen dy opsione të cilat gjendet në tavolinë – marrja definitive e koncesionit për Illovicën ose tërheqja e premtimit dhënë trupit votues besnik amë në Strumicës – se ” nuk do të ketë miniera”.  Është e qartë se ndonjë vendim patjetër të merret, cili do të jetë më pak i dhimbshëm, dhe për kë, por pritet të shihet.

 

BURIMI:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.