VMRO-DPMNE: Udhëzues për implementimin e standardit WCAG 2.0
WCAG 2.0 (Web Content Accessibility Guidelines) paraqet udhëzues me rekomandime për krijimin e ueb-përmbajtjeve, që do të jenë në dispozicion për personat me shkallë të ndryshme të invaliditetit, duke i përfshirë edhe të verbërit dhe personat me shikim të dëmtuar, e poashtu do të jenë në dispozicion edhe për t’iu qasur nga pajisje të ndryshme të shfrytëzuesve. Qëllimi i kësaj mase është të përgatitet një udhëzues për implementimin e këtyre rekomandimeve në gjuhën maqedonase në bazë të rekomandimeve të publikuara nga ana e konzorciumit W3C. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxhet: 10.000 euro. [Afati: mars 2012]
Arsyetim:
Nuk ekzsitojnë informata në dispozicion publik për atë se a është duke u përgatitur një udhëzues i këtillë. Udhëzuesi është përmendur në Strategjinë nacionale për e-përfshrirje 2011–2014 të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, por nuk është theksuar afati për përgatitjen e tij. Për shkak se afati për realizim akoma nuk ka kaluar, hulumtimi për këtë premtim do të vazhdojë. [Аzhurnuar më: 26.03.2012]
Edhe pas kalimit të afatit për realizimin e këtij premtimi, akoma nuk ekzsitojnë informata në dispozicion publik për atë se është përgatitur një udhëzues i këtillë. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]
Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, përgatitja e këtij udhëzuesi është në vijim e sipër, që do të thotë se ende nuk është përfunduar, edhe pse afati tashmë ka kaluar. Sipas kësaj, mund të konstatohet se ky premtim nuk është realizuar. [Аzhurnuar më: 05.09.2012]
Linke:
- Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Strategjia nacionale për e-përfshirje 2011–2014. [Qasur më: 20.03.2012]
- Qeveria e RM-së: E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012. [Qasur më: 05.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari