Nuk është formuar fondi shtetëror për mbështetje ligjore për fëmijët
Do të krijojmë Fond shtetëror për mbështetje ligjore të fëmijëve. Në rast se prindi nuk e paguan në kohë mbështetjen, Fondi do të paguaj mjetet për të cilat më vonë do të ngarkohet jo-paguesi. Me këto garantojmë pagesë në kohët të të gjithë mbështetjeve ligjore nga ana e prindërve për fëmijët.
[BURIM: Programi parazgjedhor i LSDM “Plani për jetë”, faqe 216 , data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Gjatë zgjedhjeve parlamentare zgjedhore (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në qeveri do të formojë “fondi shtetëror për pagesë të mbështetjes ligjore të fëmijëve, i cili në raste se prindi nuk e paguan mbështetjen në kohë, do të paguaj mjete të cilat më pas do t’i paguaj prej jo-paguesit”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 216), deri më tani (22.08.2018) nuk është realizuar.
Një fond i tillë përmendet edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020) në faqe 10, ku në pjesën kushtuar mbrojtjes sociale. mes tjerash, është përmendur i njëjtë premtim prej “Plani për jetë në Maqedoni“:
Do të krijohet Fondi shtetëror për mbështetje ligjore të fëmijëve. Në rast se prindi nuk mund të paguaj mbështetjen në kohë, Fondi do të paguaj mjetet të cilët më pas do t’i paguaj prej jo-paguesit. Me këtë, do të garantohet në kohë paga e të gjithë mbështetjeve ligjore nga ana e prindërve ndaj fëmijëve.
Përsëri, përveç zotimeve të përmendura, deri më tani nuk ka informacione për atë se a janë marr aktivitete konkrete për themelimin e një fondi të tillë shtetëror. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregon se deri në momentin kur është shkruar ky tekst nuk është formuar fondi i përmendur shtetëror për pagesë të mbështetjes ligjore për fëmijë
Në ueb-faqe e MPPS-së, mes “Organeve brenda Ministrisë” nuk ka një trup të tillë. Një fond i tillë shtetëror nuk përmendet as në llogaridhënien për pumën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj, të prezantuar me 30.05.2018. Një informacion i tillë nuk mund të merret as me ndonjë verifikim të detajuar në internet përmes Google dhe gjeneratorëve të lajmeve.
Mbështetja e fëmijëve është rregulluar me Ligjin për familjen të miratuar në vitin 1992, i cili më shumë herë është ndryshuar, ndërsa korrigjimet e fundit janë bërë në vitin 2015. Siç mund të shihet në ueb-faqen e MPPS-së në fushën “Propozim ligj dhe dokumente“, deri më tani (22.08.2018) nuk janë përgatitur ndryshime në këtë Ligj, as edhe nuk është propozuar ndonjë tekst tjetër ligjor ose ndonjë dokument juridik.
Duke pasur parasysh se është bërë verifikimi, si dhe fakti se sipas planeve të socialdemokratëve, ky fond shtetëror duhej të formohej në gjashtë muajt e parë të mandatit, gjegjësisht më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017), këtë premtim zgjedhor vlerësojmë si të parealizuar.
BURIMI:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.216 [Пристапено на 22.08.2018]
- Влада на Република Македонија: Програма за работа на Влада [Пристапено: 22 .08.2018]
- Влада на Репубилка Македонија: 365 промени за подобар живот на сите граѓани [Пристапено: 22.08.2018]
- Тајм.мк ( 30.05.2018): (ВИДЕО) Заев се пофали што направила Владата за една година [Пристапено: 22.08.2018]
- Тајм.мк (31.05.2017): Избрана новата Влада на Република Македонија [Пристапено: 22.08.2018]
- Веб-страница на МТСП – Закон за семејството [Пристапено: 22.08.2018]
- Веб-старница на МТСП – Предлог закони и документи [Пристапено: 22.08.2018]
- Веб-страница на МТСП – Информации од јавен карактер [Пристапено: 22.08.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari