VMRO – DPMNE: Themelimi i një Info – Qendre 24/7 në kuadër të Ministrisë së punëve të jashtme

vmro-dpmne

Qëllimi i këtij projekti është qasja më e madhe deri të të gjitha informatat për punën dhe shërbimet e Ministrisë së punëve të jashtme, për të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara. I njëjti do të konbribuojë edhe për informimin më të shpejtë, por edhe plotësimin e nevojave të të gjithë atyre qytetarëve të interesuar, me qëllim që të lehtësohet qasja deri tek informatat dhe shërbimet. Info-qendra përveç që do të jetë në dispozicion 24 orë, 7 ditë në javë, nëpërmjet linjës telefonike, e njëjta do të jetë në dispozicion edhe në platformat  e internetit dhe rrjetet sociale më të reja si: Viber, Skype, Facebook, Twitter. Afati (Shtator, viti 2014)

 

 Arsyetim:

 

 Ky projekt është i paraparë me Programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për periudhën 2014-2018. I njëjti ishte i lajmëruar nga ana e Ministrit për punë të jashtme Nikolla Poposki gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në njësinë zgjedhore 6 (komuna Jegunovce) ku Poposki ishte bartës i listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit „Për Maqedoni më të mirë”. [Qasur më 26.03.2015]

 

 

„Ky projekt ka qëllim mundlsimin e një qasjeje më të madhe deri tek të gjitha informatat për punën dhe shërbimet e Ministrisë për punë të jashtme, për të gjitha palët dhe qytetarët e interesuar. Ai do të kontribuojë për informim më të shpejtë, por edhe plotësimin e nevojave të të gjithë atyre qytetarëve të interesuar, me qëllim që të lehtesohet qasja deri tek informatat dhe shërbimet. Info-qendra përveç që do të jetë në dispozicion 24 orë, në 7 ditë të javës nëpërmjet linjës telefonike, do të jetë në dispozicion edhe në platformat dhe rrjetet sociale më të reja siç janë: Viber, Skype, Facebook, Twitter”, theksoi Poposki. [Qasur më 26.03.2015]

 

 

Nuk ka informacion nëse është zbatuar apo nëse ka filluar zbatimi i këtij projekti. Web portali i Ministrisë së punëve të jashtme nuk disponon me informacion për çfarëdo aktivitetesh rreth fillimit ose realizimit të këtij projekti. Ministria e punëve të jashtme nuk ka dokumente ose raporte strategjike publikisht të disponueshme për punët e kryera ku do të mundej të vlerësohet statusi i realizimit të këtij aktiviteti. Në rrjetet sociale (facebook, Twitter) ka profil të Ministrit të punëve të jashtme, por jo edhe të Ministrisë së punëve të jashtme ose të info-qendrës së lajmëruar. Në bazë të kësaj mund të konkludojmë së ky premtim nuk është realizuar.

 

Linqe: 

 

 

Vlerësoi: Milena Josifovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.