VMRO-DPMNE: Sportelë mobilë për tatime

Do të formojmë zyra mobile (furgona të pajisur me pajisje zyre), me të cilat DHP-ja do të jetë e pranishme në çdo vendbanim, me çka qytetarët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri te njësia më e afërt organizative e DHP-së për përmbushjen e detyrimeve tatimore. Në këtë mënyrë zvogëlohet koha dhe harxhimet e firmave për paraqitjen dhe pagimin e tatimeve. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për kompanitë e vogla në vendet e vogla ku DHP-ja nuk ka njësi rajonale dhe sportele. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Edhe pse janë paralajmëruar se do të fillojnë të funksionojnë, sportelet mobile tatimore akoma nuk janë lëshuar në përdorim, në vendbanimet më të vogla të Republikës së Maqedonisë.

Vërtetim për këtë edhe Llogaridhënia e Qeverisë së RM-së, ku thuhet se ky projekt është në fazën përfundimtare, edhe pse sipas afatit të dhënë në premtim, ai duhej të kishte përfunduar në dhjetor të vitit 2011.

Drejotira për të hyra publike që nga 1 nëntori i vitit 2012 i futi në përdorim sportelët mobilë për tatime. Ky shërbim është mundësuar në 12 komuna: Аerodrom, Butel, Krivogashtani, Dollnen, Krabinci, Zërnovc, Saraj, Gjorçe Petrov, Pllasnicë, Osllomej, Konçe dhe në Llozovë. Megjithatë, vlerësimi i premtimit nuk ndryshon, pasi kjo është bërë pas përfundimit të afatit, i cili në atë moment ka qenë i tejkaluar.  [Аzhurnuar më 27.11.2012, me ndihmën e një lexuesi të Vërtetmatësit]

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari