VMRO-DPMNE: Shkëmbimi i tokës shtetërore bujqësore me atë private
Në drejtim të bashkimit të tokës bujqësore në vend, do të zgjidhim lëndët që kanë të bëjnë me shkëmbimin e tokës shtetërore bujqësore me atë private aty ku janë plotësuar kushtet e parapara me ligj. Në drejtim të lehtësimit të procedurave dhe përshpejtimit të procesit të shkëmbimit, Ministria për bujqësi do të ofrojë analizë dhe zgjidhje të përmirësuar ligjore. [Afati: mars 2012]
Arsyetim:
Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, kanë filluar aktivitetet për pilotim të komasimit vullnetar në kuadër të projektit STIMERALD, por ky projekt akoma nuk ka përfunduar, edhe pse afati për këtë ishte marsi i vitit 2012. Poashtu, ndryshimet ligjore me të cilat rregullohet kjo çështje janë miratuar më 26.07.2012 ose 4 muaj pas kalimit të afatit për plotësimin e këtij premtimi. Sipas kësaj, ky premtim vlerësohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 15.09.2012]
Linke:
- Pravo.org.mk: Ligji për tokën bujqësore. [Qasur më: 16.09.2012]
- Qeveria e RM-së: E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012. [Qasur më: 16.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari