VMRO-DPMNE: Rrjeti i të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore
Rrjeti i të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore – FADN, i bazuar në mostër reprezentative të fermave do të jetë plotësisht funksional. Nga ky sistem, bujqit do të marrin të dhëna relevante për përmirësimin e punës së tyre ekonomike dhe financiare, ndërsa institucionet do të marrin informata për politika kualitative. [Afati: prill 2012]
Arsyetim:
Sipas informatave, Maqedonia punon intensivisht në përgatitjen e rrjetit të të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore (FADN). Megjithatë, paralajmërimet janë se rrjeti do të jetë plotësisht funksional nga viti 2013. Afati për realizimin e këtij premtimi është prilli i vitit 2012. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]
Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, kanë filluar aktivitetet për krijimin e rrjetit të të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore (FADN), por ky rrjet akoma nuk është përgatitur, edhe pse afati për përfundimin e tij ishte prilli i vitit 2012. Sipas kësaj ky premtim vlerësohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 15.09.2012]
Linke:
- Veçer (23.06.2011): Мaqedonia me të dhëna komplete FADN. [Qasur më: 23.04.2012]
- Qeveria e RM-së: E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012. [Qasur më: 15.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari