VMRO-DPMNE: Rritje e hapësirës së ujitur tokësore

Do të përgatitet plan aksional për rritje të hapësirës së ujitur tokësore me analizë të situatës momentale për tokën e punueshme që është e përfshirë me sistem për ujitje, definimin e nevojave për zgjerim të mëtutjeshëm dhe përfshirje të resurseve të reja ujore, dhe përcaktimin e investimeve konkrete kapitale sipas prioritetit, llojit (sisteme të mëdha/ mikroakumulime/ i kombinuar) dhe dinamikës së realizimit. Bartës: Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. [Afati: mars 2012]

Arsyetim:

Deri në fund të muajit mars 2012, nuk ekzistojnë informata se është përgatitur ndonjë plan aksional për rritje të hapësirës së ujitur tokësore. [Аzhurnuar më: 09.04.2012]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari