VMRO-DPMNE: Qendra për karrierë

Sipas shembullit të institucioneve arsimore botërore me renome, do të formojmë Qendra për karrierë për informim dhe këshillim profesional të nxënësve, në kuadër të shkollave të mesme dhe të universiteteve. Funksioni kryesor i këtyre qendrave do të jetë të sigurojë ndihmë për orientimin profesional të nxënësve. Të rinjtë, qysh gjatë procesit arsimor, do të përgatiten për tregun e punës, me anë të trajnimeve dhe punës praktike. Këto qendra do të sigurojnë edhe shërbime këshilldhënëse për përgatitje të planit të karrierës, simulim të intervistës dhe ndërmjetësim për punë praktike. [Afati: janar 2012 – në vazhdimësi]

Arsyetim:

Në shkollën e mesme teknike “Gjorgji Naumov” në Manastir, më 29.11.2011 solemnisht u hap Qendra për karrierë.

Më 27 janar 2012, projekti Rrjeti YES shënoi dy fillime në komunën e Tetovës: rihapja e klubit të renovuar të punës në Qendrën për punësim në Tetovë dhe Qendra e posahapur dhe e pajisur për karrierë në shkollën e mesme të tekstilit “Mosha Pijade”.

Në kuadër të projektit Qendra për karrierë, janë hapur qendra në Prilep edhe atë në SHMK “Mirçe Acev” dhe në SHMK “Gjorçe Petrov” më 30.10.2012.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.