VMRO-DPMNE: Projekti “Stop brain drain”

Që të shfrytëzohet dija të cilën e kanë fituar të diplomuarit dhe magjistrat e universiteteve teknike dhe të TI-së në 10 vendet më të zhvilluara të Evropës dhe të botës, do të realizojmë një projekt me të cilin çdo studenti inxhinjer, teknolog dhe informatikan, i cili pas kryerjes së studimeve jashtë vendit do të kthehet dhe do të punësohet në Maqedoni, në tre vitet e para pas punësimit do t’i sigurohen edhe 30% të tjera nga rroga që do ta ketë gjatë punësimit të parë. [Afati: duke filluar nga janari i vitit 2012]

Arsyetim:

Në kuadër të këtij projekti më 5 shtator 2012, Ministri për arsim dhe shkencë, Pançe Kralev, e prezantoi bashkëpunimin me Liana Marin, Drejtore e zyrës për arsim pranë Agjencisë për bashkëpunim ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID). Ky bashkëpunim është pjesë e projektit Stop „Brain-drain“. Sipas deklaratës së ministrit, ky projekt duhet të fillojë të implementohet në vitin 2013.

Me afatin që është dhënë në premtim, ishte paraparë që realizimi të fillojë në janar të vitit 2012. Kjo do të thotë se edhe përkundër paralajmërimeve për realizimin e tij, ky premtim nuk është realizuar gjatë vitit 2012.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.