VMRO-DPMNE: Marrja e lejes për ndërtim në mënyrë elektronike
Me dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për marrjen e leje për ndërtim në mënyrë elektronike, do të kursehen para së gjithash mjetet dhe koha e parashtruesve të kërkesave. Me implementimin e këtij projekti presim lehtësim të procedurës, e njëkohësisht edhe përmirësim i klimës së biznesit, që do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë ekonomik të komunave. [Afati: qershor 2012]
Arsyetim:
Për këtë premtim ka vetëm paralajmërime që nga tetori i vitit 2011, se punohet në të, por nuk është gjetur asnjë e dhënë zyrtare se ky sistem është duke funksionuar.
Në llogaridhënien për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2011-2012 (deri më 20.07.2012) thuhet:
Në realizim e sipër është projekti “Mundësojmë aplikim elektronik dhe marrje të lejes elektronike për ndërtim (baza qendrore me të dhëna për planet urbanistike, ndërtimi i dokumentacionit dhe menaxhim i integruar me të dhe aplikim elektronik dhe dhënia e pëlqimit për planet urbanistike)”. Në bashkëpunim me BNJVL-në ka filluar procesi me të cilin do të mundësohet përpilimi i zgjidhjes softuerike, e cila pastaj do t’u jepet për përdorim njësive të vetëqeverisjes lokale.
Sipas këtyre informatave, premtimi nuk është realizuar në afatin e dhënë.
Linke:
- Nova Makedonija (22.10.2011): Lejet për ndërtim së shpejti në mënyrë elektronike [Qasur më: 07.09.2012]
- Dnevnik (21.10.2011): Dei te leja për ndërtim në mënyrë elektronike [Qasur më: 07.09.2012]
- Qeveria e RM-së (30.07.2012): Llogaridhënia për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2011-2012 [Qasur më: 07.09.2012]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari