VMRO-DPMNE: Kredi për investime bujqësore
E vazhdojmë politikën e kreditimit të volitshëm rural duke mundësuar kushte të përmirësuara për kredi të siguruara nëpërmjet Fondit bujqësor kreditor të diskontit: Kreditë që janë në dispozicion nëpërmjet bankave komerciale për të gjitha llojet e investimeve në bujqësinë primare (blerje të tokës, ndërtime për qëllime bujqësore, makina dhe pajisje, kafshë të gjalla etj.) do të mund të shfrytëzohen me përqindje më të vogla vjetore të kamatës prej 3%, si dhe për të gjitha llojet e investimeve në industrinë për përpunimin e ushqimit dhe tregtinë (eksportin) me përqindje vjetore të kamatës prej 4%, që paraqet zvogëlim të përqindjes së kamatës për 1% në krahasim me ato aktualet. [Afati: 2011-2015]
Arsyetim:
- Banka Komerciale: Kredi nga mjetet e Fondit bujqësor kreditor të diskontit – projekt për shërbime financiare në bujqësi. [Qasur më: 19.04.2012]
- Banka Shparkase: Kredi bujqësore. [Qasur më: 19.04.2012]
- NLB Tutunska Banka: Linjë kreditore nëpërmjet Fondit bujqësor kreditor të diskontit. [Qasur më: 19.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari