VMRO-DPMNE: Avancim i metodave për transplantim

Do të vazhdojmë me avancimin e metodave për transplantim të indeve dhe të organeve në shëndetësinë publike, me theks të veçantë në transplantimin e veshkëve dhe të mëlçisë. Për këtë qëllim, gradualisht do ta rrisim numrin e intervenimeve në nivel vjetor, nëpërmjet investimeve plotësuese për pajisje dhe trajnim të kuadrit. Do të punojmë në intensifikimin e koordinimit ndërmjet klinikave komplementare, të cilat marrin pjesë në këto procedura multidiciplinare. Me transplantimin e veshkëve do të zvogëlohet numri i pacientëve që duhet të shkojnë në dializë, do të rritet kualiteti i jetesës së këtyre pacientëve, ndërsa mjetet do të orientohen për zhvillimin e shërbimeve të reja. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: qershor 2012]

Arsyetim:

Arsyetim:

Më 21.05, FSSHM-ja ka propozuar masa për avancimin e metodave për transplantimin e organeve që do të kontribuonte për zhvillimin e kësaj dege të shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë. Sipas FSSHM-së, në periudhën e ardhshme do të përgatitet program për transplantim, aktivitetet për sigurim të ekipeve mjekësore dhe edukimi i tyre në qendrat për transplantim në Kroaci, do të emërohet koordinatori nacional për transplantim dhe do të formohet rrjeti i koordinatorëve për transplantim të spitaleve.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.