VMRO-DMPNE: Kryerja e stazhit në Maqedoni nga Maqedonasit prej shteteve fqinje dhe diasporës

vmro-dpmneQëllimi i këtij projekti është afrimi i të rinjve prej diasporës me Republikën e Maqedonisë. Është paraparë pjesëmarrje e studentëve të viteve përfundimtare të studimeve, pjesëtarë të komuniteteve maqedonase në shtetet fqinje dhe në diasporë. Të njëjtit do të kryejnë stazhin dhe marrin pjesë në aktivitetet punuese të institucioneve shtetërore në Maqedoni, më saktësisht në ato institucione që e trajtojnë fushën lidhur me kualifikimet e tyre arsimore. Buxheti: 7.500.000 denarë. Afati: [2015]

 

Arsyetim:

Mundësia për kryerjen e stazhit nga maqedonasit prej shteteve fqinje dhe diasporës në Republikën e Maqedonisë, përveç në programin e VMRO-DPNE-së (2014-2018), ishte e shpallur edhe nga ana e ministrit për punë të jashtme, Nikolla Poposki gjatë mbajtjes së konferencës së pestë vjetore të organizatave të emigrantëve (24-25.07.2014).

Ai informoi se përveç projekteve standarde që MPJ i mbështet si kate kulturore, programet për mësimin e gjuhës maqedonase online ose nëpërmjet mësimit dhe afirmimit të katedrave në gjuhën maqedonase, një risi do të jetë edhe mundësia për kryerjen e stazhit të Maqedonasve që jetojnë në shtetet fqinje ose në diasporë. Qëllimi është që ato një periudhë të caktuar ta kalojnë nëpër institucionet maqedonase si MPJ apo të tjera, varësisht prej profesionit që e kanë. [Qasur më 26.03.2015]

 

Në mars 2015 Ministria e punëve të jashtme shpalli „Thirrje publike për aplikim për kryerjen e stazhit në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë”. Në thirrje është theksuar se aplikimi për kryerjen e stazhit në institucionet e Republikës së Maqedonisë do të kryhet deri më 31.12.2015. [Qasur më 26.03.2015]

 

Linqe:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.