“Vetëm shqiptari i mirë meriton të jetë maqedonas, ose së paku – me prejardhje nga Maqedonia”
[Recension: Restorani i maqedonasit për herë të katërt shpallet më i miri në botë]
Politika redaktuese e një medieje nuk mund të ketë standarde të dyfishta, nuk mund të sillet si një fliper, dhe ashtu siç do t’i bijnë, gjegjësisht do ta shtypin, ashtu të bëjtë tilte, gjegjësisht të shkruajë. Nëse flasim për një politikë relevane redaktuese e cila bazohet në shtylla të forta të vlerave, ajo duhet ashtu edhe të praktikohet: në vazhdimësi dhe e njohur qartazi nga publiku. Veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e rëndësishme, bazike dhe etike siç është raportimi për dallimet në mjediset multikulturore, siç është, në fakt, edhe mjedisi ynë.
Është shumë joserioze që një ditë, në një tekst, media e njëjtë, të propagandojë homofobi, jotolerancë me gjuhë të urrejtjes, e të nesërmen, në një tekst tjetër, po ajo medie, ta relativizojë përkatësinë etnike. Në tekstin me titull “Cila është organizata joqeveritare “Civil”?” Xhabir Deralla ishte shqiptar, që është mercenar i Sorosit dhe përkrahës i homoseksualëve, ndërsa në këtë tekst, Rene Rexhepi, në titull është maqedonas, ndërsa brenda në tekst është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia(?!?)
Linku deri te artikulli origjinal: Restorani i maqedonasit për herë të katërt shpallet më i miri në botë
Data dhe koha e publikimit: 29. 04. 2014, 11:19
Data e recensionit: 29.04.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Që moti është thënë se stereotipet janë armiq të gazetarisë së mirë! Të gjithë njerëzit dallojnë nga njëri tjetri, dhe kjo dallueshmëri nuk është rezultat i ndonjë skeme që përkon me përkatësinë etnike. Ato janë rezultat i karakteristikave individuale dhe sistemit personal të vlerave. Asnjëherë nuk duhet të portretizohet sjellja e një njeriu sikur të jetë karakteristike për gjithë grupin ose komunitetin dhe e kundërta. Xhabir Deralla nuk është aktivist për të drejtat e njeriut për shkak se është shqiptar, e as që është diçka e keqe që shqiptari të jetë aktivist për të drejtat e njeriut. Ashtu siç Rene Rexhepi nuk është kuzhinier i mirë për shkak se është maqedonas, sipas titullit të tekstit që e recensojmë, e as që gjithë shqiptarët që janë me prejardhje nga Maqedonia (përsëri konstruksion i medies) nuk janë domosdoshmërisht kuzhinierë të mirë.
Mu standardet e dyfishta të medies që e ka publikuar tekstin, që ishin edhe arsye për këtë recension, në mënyrë paradoksale, por më së miri e pasqyrojnë absurditetin e pozicionit etnocentrik të cilësdo qoftë gazetari. Sikur paraqet përfytyrim të shprehjes “Vetëm shqiptari i mirë meriton të jetë maqedonas, ose së paku – me prejardhje nga Maqedonia”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari