Ueb-sajt i ri i Komunës së Gostivarit me të dhëna dhe informacione të karakterit publik

Faqja zyrtare e Komunës së Gostivarit

 

Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit tashmë realizoi, pothuajse në tërësi, njërin prej premtimeve të tij parazgjedhore – transparenca online.

Premtim: Transparencë, raportim përmes sistemeve online dhe jo vetëm, për veprimet tona

[Burimi: AA – Arben Taravari: Për Gostivarin me dije dhe guxim – 2017]

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si kandidat i zgjedhjeve lokale në vitin 2017, në programin e tij zgjedhor “Për Gostivarin, me dije dhe guxim” (faqe 14) dha premtimin për “Transparencë online”, si një prej prioriteteve të në qeverisjen e tij me qytetin.

Përveç programit të tij politik, këtë premtim kryetari i Komunës, Taravari e vërtetoi edhe në debatin parazgjedhor “Jeta në Maqedoni”, ku, poashtu, u zotua për transparencë dhe azhurnim të ueb-sajtit me të gjithë informacionet e nevojshme për gazetarët dhe publikim të kontakteve të personave me të cilët gazetarët mund të komunikojnë për informacionet e nevojshme në lidhje me veprimet e komunës.

Këtë premtim të tij zgjedhor e vlerësojmë si të realizuar, duke pasur parasysh faktet e poshtëshënuara.

Pas kontrollit në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, mund të shihet se në anën e majtë gjendet pjesa “Dokumentacione”, në të cilin mund të gjenden të dhënat në vazhdim:

  • Llogaritë përfundimtare 2016 – Komuna e Gostivarit
  • Qasje e lirë në informata me karakter publik
  • Buletini zyrtar
  • Statuti i Komunës

Në pjesën “Qasje e lirë në informata me karakter publik” mund të gjendet të gjithë dokumentet edhe të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, aktet ligjore të komunës dhe kontakt informacionet të personit zyrtar për asistim me qasjen deri te informacionet me karakter publik:

Informata themelore

  • Formulari – Kërkesë për qasje të lirë në informata me karakter publik (word format)
  • Broshura – Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
  • Formulari – Ankesë deri te Komisioni (KMDQLIKP) (word format)
  • Vendimi për përcaktimin e kompensimit të shpenzimeve materiale për informatën e dhënë nga poseduesit e informatave (pdf format)
  • Lista e informatave me karakter publik (pdf format) 

Akte themelore juridike

  • Statuti i komunës
  • Buletini zyrtar i komunës
  • Vendimi për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave të administratës komunale të Komunës së Gostivarit (pdf format) 
  • Organizimi i administratës komunale – Organogrami (pdf format)

Personi zyrtar për ndërmjetësim në informata me karakter publik

Sipas të gjithë këtyre informacioneve, këtë premtim të Taravarit të dhënë në programin e tij politik edhe në debatin televiziv në fushatën zgjedhore për Gositvarin, e vlerësojmë si të realizuar.

*Përbën kuriozitet fakti se nëse në google kërkojmë për Komunën e Gostivarit,del edhe sajti i vjetër, ku akoma qëndron Nevzat Bejta, si kryetar paraprak. Por, menjëherë nën të ka edhe një temë tjetër Komuna e Gostivarit: Ballina, ku edhe hapet sajti i Taravarit. Kjo do të thotë se  në të njëjtin domen është krijuar sajti i ri

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.