U ndërtua salla e sportit në Sh.f “Dituria” në fshatin Likovë
Ndërtimi i sallës sportive në SHF “Dituria”, fshati Likovë
ARSYETIM: Në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, në fushën e projekteve në nivel të komunës së Likovës, është premtuar ndërtimi i sallës sportive në Sh.F “Dituria”, fshati Likovë. Projekti u premtua që do të realizohet deri në vitin 2015. Deri më tani (17.09.2016) ky premtim është i plotësuar.
Më 01.03.2015 nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës u njoftua se punët janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së duhur, dhe do të përfundojnë sipas afatit të paraparë.
“Në përfundim e sipër salla sportive në SHF “Dituria”, fshati Likovë. Projektet që fillohen duhet që të perfundohen në kohë, ky është insistimi i kryetarit të Komunës së Likovës, z.Sadulla Duraku. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe falë këtij bashkëpunimi ky projekt thuajse është në fazën perfundimtare“. (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, 01.03.2015)
Në fillim të muajit shtator salla sportive në Sh.F. “Dituria” ishte në prag të përfundimit. Më 16.09.2015 salla u lëshua në përdorim. Në përurim mori pjesë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ish Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi dhe Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku.
“Detyra e parë në shoqëri është që të avancohen dhe përsosen kushtet për arsim të fëmijëve. Ne preferojmë të jemi pjesë e Evropës, në Evropë kërkohen standarde, si politike, shtetërore, po ashtu edhe me infrastruklturë bashkëkohore. (burimi: TV Alsat-M, 16.09.2015)
Në anën tjetër, ish Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, theksoi se nvestimi në arsim mbetet prioritet për BDI-në. (burimi: TV Alsat-M, 16.09.2015)
Meqë salla sportive u premtua që do të realizohet përgjatë vitit 2015, në fund të këtij viti përfunduan punimet dhe salla u lëshua në përdorim. Sipas Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që premtimi për ndërtimin e sallës në SHF “Dituria”, fshati Likovë është i plotësuar.
BURIME:
- Platforma promovuese e Bashkimit Demokratik për Integrim (faqe 371).
-
|01.03.2015| Në përfundim e sipër salla sportive në SHF “Dituria”, fshati Likovë (Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, shikuar më 17.11.2016);
- |16.09.2015| Ahmeti në Likovë përuroi sallën e re të sportit (TV Alsat-M, shikuar më 17.11.2016);
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari