„TVSH-ja ime“ është premtim pjesërisht i realizuar i LSDM-së

Foto: Qeveria e RMV

Kontrolli i premtimeve nga programi parazgjedhor i LSDM-së për kthimin e 15 përqind nga tatimi i vlerës së shtuar që e paguajnë qytetarët gjatë çdo blerje të produkteve apo shërbimeve, tregon që ky premtim është pjesërisht i realizuar.

 Çdo qyetari ( çdo harxhuesi) do t`i kthehen 15 % të TVSH-së së paguar, me përjashtim të tatimit të produkteve luksoze. Qëllimi është, nga njëra anë, të sigurohen të ardhura më të mëdha për çdo familje, dhe, nga ana tjetër, të vendoset iniciativë e fuqishme që qytetqarët të institojnë për llogari fiskale, me çka të gjithë do ta kishim rolin e inspektorit tatimor, me çka do të përmirësohej pagesa në bazë të TVSH-së

 Me këtë masë do të sigurojmë:  Kthim të 8 miljard denarëve në vit për qyetarët e Republikës së Maqedonisë;

[Burim: Programi parazgjedhor i LSDM-së faqe 49  – data, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në programin parazgjedhor të LSDM-së nga viti 2016, në disa vende është theksuar premtimi që pjesë nga TVSH-ja që e paguajnë qytetarët 15 përqind do t`ju kthehet. Masa është sqaruar në detaje në faqet 49 dhe 50 të programit parazgjedhor, me çka në pjesën e pritshmërive është sqaruar çka do të sigurohet kjo masë. Mes tjerash, në faqe 50 në mënyrë precize thuhet: Kthimi i 8 miljard denarëve për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo masë filloi me 01.07.2019, kur filloi edhe implementimi i ligjit të sjellë për këtë qëllim. Kjo masë u paralajmërua dhjetëra ditë më herët, kur në konferencë të përbashkët kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i atëhershëm i financave Dragan Tvedovski dhe drejtoresha e HP Sanja Llukarovska, e paralajmëruan dhe e sqaruan masën.

Ministri i atëhershëm Tevdovski theksoi që Qeveri pret që shteti qytetarëve të ju kthej maksimalisht afër 50 milion euro në vit, si dhe që kthimi për person është i kufizuar në 1800 denarë në tre muaj, gjegjësisht 28,800 në vit për një familje katërantarëshe. (Në minutën 15-të të videos nga pres konferenca). Edhe nga Qeveri dhe nga UJP disa herë theksuan se masa është e shkëlqyer dhe se ka sjell rritje të dhënies së llogarive fiskale, do të thotë rritje të disciplinës tatimore, si dhe që qytetarët në numër të madh skanojnë llogari fiskale dhe së shpejti (dhjetor) shteti do të fillojë të jua kthej paratë. Të hyrat nga TVSH-ja ime për korrikun dhe gushtin kanë qenë më të larta se 10 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë për vitin 2018, ndërsa për dy muaj qytetarët duhet mbrapsht t`u kthehen 2 milion euro.

Shpreh kënaqësi të madh prej rrjedhës së deritanishme të TVSH-ja Ime. Prej fillimi të TVSH-ja Ime me 1 korrik, deri në fund të muajit gusht janë evidentuar 15 milion llogari fiskale të skanuara, është realizuar fitim prej 7,6 miliard denarë, shuma e TVSH-së është diku mbi 800 milion denarë, ndërsa 15% që do të ju kthehet qytetarëve arrin shumën prej 125 milion denarë, gjegjësisht 2 milion euro, deklaroi njeriu i parë i DHP, Lukarevska me dy shtator të vitit 2019. 

Nëse analizohet me saktësi premtimi, është fakt se masa është realizuar (edhe pse me shumë vonesë, sepse u premtua në 6 muajt e parët, gjegjësisht në Planin 180 – faqe 209). Me ligj të veçantë është miratuar kthimi i një pjese të TVSH-së, disciplina fiskale është përforcuar dukshëm dhe të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur.

Por, po ashtu është fakt, se në program qëndron se LSDM ka planifikuar që qytetarëve të ju kthej 8 miliard denarë në vit ose rreth 130 milion euro, ndërsa kur është prezantuar masa nga ana e Tevdovski u tha se pritet kthim maksimal i rreth 50 milion eurove në vit. Kjo do të thotë se Qeveria dhe institucionet kanë ulur shumën që do të ju kthehet qytetarëve për rreth 80 milion euro dhe se kanë vendosur ndalesa me të cilat shuma maksimale është 1800 denarë në muaj.

Nëse gjykohet sipas dy muajve të parë nga masa e instaluar, nuk do të ishte surprizuese nëse shuma që do të ju kthehet për një vit nuk do të kalojë shumën e 20 milion eurove.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë premtimi i LSDM-së mund të vlerësohet si pjesërisht i realizuar. 

BURIMI:

Vlerësoi: Тео Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.