Andrej Zhernovski: Gazifikim i Komunës Qendër

 

544346_560324117331196_501608774_n_941937

Gazifikimi i Komunës Qendër me të cilin do të mundësohen fatura më të ulëta për ngrohje dhe performanca më të larta ekologjike. Gazifikimi do të zhvillohet në dy faza – në fazën e parë do të kyçen shpenzuesit më të mëdhenj, ndërsa në fazën e dytë do të kyçen edhe ndërtesat kolektive për banim. Për këtë qëllim, që në seancën e parë të Këshillit të komunës do të krijohet ndërmarrje publike komunale “Centargas” që do të jetë e obliguar për realizimin dhe menaxhimin e këtij procesi.

 

 

Arsyetim:

 

Më 19 Qershor të vitit 2013 zyrtarisht u lajmërua fillimi i projektit gazifikim i Qendrës, më fillim të punëve për ndërrimin e ngrohjes qendrore me gaz natyror në SH.F. „Dimitar Milladinov”. Kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski atëkohë deklaroi:

 

„Prej sot fillon një punim serioz për gazifikimin e komunës Qendër. „Dimitar Milladinov” deri tani paguante 80.000 euro për ngrohje qendrore, por me ndërrimin në gaz natyror kjo shumë do të zvogëlohet në 30.000 euro. Domethënë, vetëm për një shkollë komuna Qendër do të kursejë afër 50.000 euro. Qëllimi jonë është që gazifikimi të zgjerohet, me çka do të ketë më shumë shfrytëzues të gazit natyror. Në këtë stacion do të mund të kyçen edhe ndërtesat përreth“.  [Qasur më: 27.03.2015]

 

Më 30 Qershor të 2013 kryetari Zhernovski tha se Këshilli i Komunës ka miratuar Vendim për formimin e ndërmarrjes së re “Centar Gas”. Në interes të qytetarëve, ai bëri thirrje deri te Kryetari i qytetit të Shkupit , Koce Trajanovski që së bashku të punojnë në projektin gazifikim. [Qasur më:: 27.03.2015]

 

Në korrik 2013 u miratuan ndryshimet në Ligjin për energjetikë, me të cilin kompetencat për fillimin e procedurës për dhënien e koncesioneve në fushën e energjetikës u transferuan në nivel shtetëror. Shumë shpejt pas kësaj kryetari Trajanovski u tërhoq nga ideja për gazifikim, siç transmetuan mediet, për shkak të kushteve të këqija ekonomike në tregun energjetik, si dhe për shkak të ndryshimeve ligjore të lartpërmendura. Zhernovski atëherë deklaroi se nuk tërhiqet nga projekti për gazifikim, duke i komentuar edhe ndryshimet e reja ligjore si të motivuara politikisht. [Qasur më: 27.03.2015]

 

Në muajt e ardhshëm nuk ka të dhëna për implementimin e projektit për gazifikim të Qendrës. Verën e vitit 2014, mediet informuan se Zhernovski ka hequr dorë nga ky projekt. [Qasur më: 27.03.2015]

 

Më 20 Gusht të vitit 2014 në seancë të Këshillit të Komunës, Zhernovski duke iu përgjigjur pyetjes së këshilltarit të VMRO-DPMNE-së Sasho Tërpeski „Pse në raportin kuartal nuk janë paraparë mjete për gazifikim të SH.F. „Dimitar Milladinov”, deklaroi:

 

Qyteti i Shkupit shumë shpejt pasi erdha në funksion dha deklaratë se ka nënshkruar kontratë më Qeverinë, se nuk do të lejojë që komunat ta kryejnë këtë veprimtari, por gazifikimi do të shkojë ekskluzivisht nëpërmjet të qytetit të Shkupit. Prej kësaj, mendoj se nuk do të ketë mundësi të kryhet gazifikimi, sepse kjo e drejtë na është marrë. Edhe pse, sipas meje kjo është absolutisht e gabuar. Por, shikoni se çfarë ndodh, nuk kam dyshime se ajo ide do të realizohet. Prandaj, nuk kam ndërmend të kryej gazifikim të diçkaje që do të na merret, dhe pastaj do të vlerësohet si shpenzim i paqëllimshëm i mjeteve. (prej 0,30 deri 1,15 minuta e videos). [Qasur më: 27.03.2015]

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.