Titull manipulativ me pretendime senzacionaliste

 

Shkruan: Ubavka Janevska

Teksti me titull manipulativ „Thasë të zinj me banknota prej 500 eurosh u shfaqen para shtabeve të LSDM-së në qytetet e Maqedonisë lindore“ i publikuar më 23 qershor të vitit 2020 në web portalin www.bregalnicki.mk paraqet një dezinformim klasik të shkruar mbi bazë të një anshmërie e që paraqet një spin që ka për qëllim ta njollosë partinë në pushtet dhe liderin e saj Zoran Zaev.

Autori pa emër në mënyrë senzacionale pretendon se paratë në thasët e zinj janë dhuratë nga Zaevi për organizatat komunale të LSDM-së në pjesën lindore të vendit. Nga fotografitë që shoqërojnë tekstin, e që kanë arritur pranë redaksisë tonë, shihet që thasëve u janë ngjitur banknota të rreme me vlerë prej 100 dhe 500 euro, të shtypura në letër të zakonshme, e që gjoja janë vënë re nga kalimtarë të rastit që i kanë komentuar si para nga rasti „Reket“.

Nëpërmjet këtij teksit, portali në mënyrë tendencioze tenton t’i manipulojë qytetarët, pa ofruar fakte dhe burime konkrete. Në titull, pjesën hyrëse dhe në pjesën e parë të tekstit duket sikur bëhet fjalë për një lajm senzacional për të cilin lexuesi, sidomos edhe nga fotografitë e përzgjedhura, do mendojë se bëhet fjalë për para të cilat do të përdoren për ryshfet masiv, duke aluduar për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, por në pjesën e dytë të tekstit autori anonim demanton veten duke zbuluar faktin se mbase bëhet fjalë për një aksion gueril.

Nga kjo shihet se ai që e ka shkruar tekstin nuk ka hetuar për të parë nëse në ato thasë të zinj ka para, kush i ka lënë ato thasë para organiatave komunale të LSDM-së në Probishtip, Kratovë dhe Koçan, por ka vënë një fotografi të Zoran Zaevit në një flaer në të cilin qëndron teksti VRASËS I DREJTËSISË, mafie që ka shtetin e vetë.

Teksti është shumë tendencioz, propagandistik dhe si një lajm i rrëmë ka për qëllim t’i bëjë dëm kësaj partie politike, si dhe t’i dezinformojë qytetarët.

Fotografitë dhe sidomos konstatimi në fjalinë përmbyllëse të tekstit: „Skenat e këtilla me thasë të zinj me para janë tipike për epokën e artë të gansterëve në mbarë botën, ndërsa sipas mesazhit në këto fotografi, epoka e artë e krimit ka ardhur edhe në Maqedoni” janë tendencioze.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.