„Тenderi“ – Hetime për anekset për mbindërtim të Muzeut të Vmro-së

"Tenderi"

 

E dyshuara e parë- person përgjegjës në Ministrinë e Kulturës, i ka mundësuar kompanisë “Beton Shtip” nga Shtipi rol të privilegjuar në treg dhe duke shfrytëzuar shpalljet për prokurim publik, kanë realizuar punë plotësuese në objekt prej rreth një milion euro

20.10.2016 – Bëhet fjalë për ndërtim plotësues të disa pjesëve në objektin Muzeu i Luftës Maqedonase, i njohur si Muzeu i VMRO-së, në vitin 2011. Sipas veprimeve para hetimore në PSP del që në marrëveshjen mes personit në Ministrinë për kulturë dhe drejtorit në ADG “Beton” në Shtip, janë manipuluar dokumentacionet për prokurim publik, në këtë mënyrë që e dyshuara e parë i ka thënë të filloj me punët, ndërsa prokurimi publik është realizuar më vonë. Prokurorja Fatime Fetai, mes tjerash, i theksoi edhe arsyetimet tjera për fillim të hapjes së hetimit nga ana e PSP-së:

 Siç e theksova, me 18.07.2011 GTD “Beton Shtip” AD ka bërë ofertë në procedurën për prokurim publik, edhe pse të gjithë të dyshuarit e kanë ditur që kompania tashmë kryen punët në objektin për shpallje të prokurimin publik, megjithatë, personi i  dytë,tretë dhe i katërti i dyshuar si Komision për Prokurime Publike kanë bërë raport për procedurën e realizuar nga 19.07.2011 që ofertë më të mirë ka bërë GTD “Beton Shtip” AD,Me 26.07.2011 nga ana e të dyshuarës së parë është marrë vendim për të zgjidhur ofertën më të mirë. Më pas, me 05.08.2011 është realizuar marrëveshje për prokurim publik për ndërtuesin, por siç përmenda, për punë veç më të realizuara. Marrëveshje është arritur M.K në GTD “Beton Shtip” AD me 31.12.2013 i është paguar shuma prej 54.501.336.

Detaje nga prezantimi i Fetait mund t’i gjeni këtu. Prezantimi i një pjese të mediumeve nga kjo pres konferencë mund t’i vini këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.