Tekst me elemente provokuese

04282014-Kurir-za-Dzabir-crop-resize

[Recension: Cila është OJQ-ja “Civil”?]

Neni 10 i Коdit të gazetarëve është i qartë:

“Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).“

Teksti “gazetaresk” që e recensojmë i ka shkelur të gjitha pikat e rekomandimeve të këtij neni të kodit gazetaresk. Teksti i uzurpon të drejtat dhe liritë e njeriut sepse e problematizon faktin se dikush ose ndonjë organizatë, merret mu me këto çështje; teksti “flet” me gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit: dhe, në të ka të dhëna jo të sakta dhe jo të plota sa i përket projektit, të cilin për Këshillin për radiodifuzion (KRD) e ka bërë Xhabir Deralla, njeriu i parë i “Civil”-it, i cili, në fakt, edhe gjendet në fotografinë e këtij “urdhër-arresti gazetaresk”.

04282014-Kurir-za-DzabirLinku deri te artikulli origjinal: Cila është OJQ-ja “Civil”?

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2014, 12:56

Data e recensionit: 28.04.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Teksti që e recensojmë nuk ka asnjë burim me të cilin do t’i konfirmonte akuzat dhe sugjerimet se “Civil”-i dhe Xhabir Deralla janë:

…nën kontrollin e LSDM-së dhe se janë marionetë e partisë më të madhe opozitare, që financohet me para nga SOROS-i, por edhe nga organizata të tjera.”

Dorën në zemër, ka vetëm një burim, një e përdtishme, nga e cila merret një informatë në mënyrë shumë tendencioze, me atë që i ndërlidh dhe i krahason dy raste që nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Ja se si bëhet kjo:

“Gjykata ka vendosur kundër KRD-së, prandaj Deralla ka dëshmuar se e ka përmbushur obligimin, dhe më pas vijon ankesa deri te Gjykata e Apelit për kthim të parave. Sikurse edhe Çomovski, edhe Deralla ka kërkuar zgjidhje të problemit jashtë gjykatës, mirëpo nga KRD-ja thonë se nuk do heqin dorë nga procedura gjyqësore ndaj tij. “Civil”-i dhe Deralla i demanton këto pretendime.”

Kjo thjesht është e pakrahasueshme. Si e para, të dy raste aspak nuk janë të njëjtë, kurse si e dyta, pjesa që ka të bëjë me Derallën është absolutisht e verifikueshme. Edhe pse edhe vetë media në fjalinë e fundit të paragrafit të cituar bën me dije se akuzat dhe epilogu gjyqësor i instancës së parë nuk janë në favor të KRD-së, mënyra se si “ngjyroset” dhe si kontekstualizohet ky rast ka për qëllim të krijojë iluzion se Deralla nuk është i pastër.

Verifikimi i thjeshtë dhe kërkimi në internet, megjithatë, jep një pasqyrë tjetër, gjegjësisht e jep edhe tregimin e palës tjetër, që është mishëruar në tekstin dhe në titullin e atij teksti në një portal në internet: Xhabir Deralla: Nuk ka borxh unë, por KRD-ja më ka borxh 13.000 euro!

I gjithë teksti, i publikuar në ditën e zgjedhjeve, është i anshëm në favor të një partie politike dhe kjo anshmëri nuk fshehet aspak, ndërsa neni 14 i Kodit të gazetarëve, për mediat që pretendojnë të jenë zëra të interesit publik dhe pluralist, thotë:

“Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.”

Duke filluar nga titulli e deri në rreshtin e fundit, ky tekst është përplot me komente që nuk janë ndarë nga gjuha objektive gazetareske. Me këtë është shkelur neni 13 i Kodit të gazetarëve:

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.”

Guxojmë të themi se ky tekst ka edhe elemente të tjera provokuese. Lexojeni fjalinë e mëposhtme nga ky tekst dhe binduni vetë:

“Udhëheqës i kësaj organizate është shqiptari Xhabir Deralla, i cili nën vellon e luftës për avancimin e të drejtave të pakicave u bë i njohur për publikun e gjerë.”

Çka duhet të shkaktojë fakti se Deralla është shqiptar?

Kjo është shprehje e homofobisë me elemente të gjuhës së urrejtjes:

“Kush është Xhabir Deralla? Prej mbrojtësit të të drejtave të shqiptarëve deri te lufëtari për të drejtat e homoseksualëve, Xhabir Deralla tani është grushti kryesor i partisë më të madhe opozitare në mbikëqyrjen zgjedhore.”

Gjuha e formuluar në këtë mënyr, pa dyshim, sugjeron edhe diçka: lexuesi duhet të krijojë qëndrim sipas parimit të sulmeve ad hominem, të cilat përdoren sipas sistemit “efekti halo”, që nga një impresion i konstruktuar të nxjerrin përfundime të përgjitshme dhe kategorike.

Mu për këtë arsye, shihet qartazi motivimi për një tekst të këtillë, si edhe një tekst tjetër në serinë e sulmeve ad hominem, gjegjësisht “urdhër-arresteve gazetareske” ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Do ta përfundojmë këtë recension me parimin e tetë të rekomandimeve të Qendrës Pju për praktika të mira në gazetari nga SHBA-të, ku në mes tjerash thuhet:

“Gazetaria është si kartografia: ajo krijon harta të cilat qytetarëve u ndihmojnë me sukses të gjinden në sistemin shoqëror. ”Fryerja” e ngjarjeve për shkak të senzacionalizimit, nënçmimi i burimeve tjera, stereotipizimi dhe qëndrimi joadekuat negativ, nuk krijojnë harta të besueshme. Hartat duhet t’i përfshijnë lajmet për të gjithë që i takojnë bashkësisë, e jo vetëm për ata që janë dominantë në aspekt demografik apo për shkaqe tjera. Që të arrihet kjo, duhet të afirmohen dallimet.”

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.