Sonçev Grad dhe Muzeu i VMRO-së kanë kushtuar dy milion euro para të popullit

 

Udhëheqësit e Ministrisë së Transportit dhe lidhjes dhe Ministrisë së Kulturës, së bashku me anëtarët e Komisionit për prokurim në ministritë përkatëse, me vetëdije kanë hyrë në procese jo të ligjshme me të cilat buxheti i Republikës së Maqedonisë është dëmtuar për më shumë se dy milion euro, theksoi prokurorja speciale Fatime Fetai në konferencën e sotme për shtyp në të cilën i shpalli dy rastee e reja “Toplik” dhe “Tenderët”

 

 

Rastet më të reja të cilat i hapi Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përndjekjes joligjore të komunikimeve, gjegjësisht Prokuroria Speciale Publike, janë ” Toplik” dhe “Tenderët”, ndërsa kanë të bëjnë me shitjen e tokave në mënyrë të paligjshme për lagjen elitare Sonçev Grad- afër fshatit Sopnishte, si dhe paligjshmëri rreth tenderëve në punët ndërtimore për Muzeun e Luftës  Revolucionare maqedonase për sovranitet dhe pavarësi, zbardhi prokurorja speciale Fatime Fetai në konferencën për shtyp që u mbajt sot në PSP.

Hetimi i parë që hapet sot është për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për 64.206.839 denarë, gjegjësisht 1.044.000 euro, në procesin për shitje të tokës për lagjen elitare “Sonçev Grad”.

Në procesin e parë, i cili zhvillohet nën emrin “Toplik”, ekziston dyshim se në periudhën prej 3.4.2007 deri me 18.2.2013 në Shkup, i dyshuari i parë si mbajtës detyre në MTL dhe pesë nëpunës të dyshuar-anëtar të komisionit për zbatim të procesit për tenderë në MTL, si bashkëpunëtor, kanë shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se për shkak të veprimtarisë së tyre mund të shkaktohen dëme ndaj mjeteve prej buxhetit të RM-së në vlerë prej 64.206.839 denarë ose 1.044.000 euro, tha Fetai. 

Ashtu siç sqaroi prokurorja speciale publike, sipas dokumentacionit, edhe pse i dyshuari i parë ka qenë i njoftuar me pengesat ligjore, ka krijuar komision të ri dhe përmes tij, edhe përskaj mungesave, është zhvilluar ankand dhe është arrirë marrëveshja për shitje të tokës.

Materiali dëshmi çon në dyshim se prej kur komisioni për prokurim ka informuar të dyshuarin e parë se për shkak të mungesave juridike dhe faktike nuk janë plotësuar kushtet për zbatim të procesit të prokurimit publik për shitje të tokës ndërtimore në lagjen rezidenciale Sonçev Grad në Komunën e Soponishtes, të njëjtën, me 03.04.2007 ka krijuar komision të ri për prokurim, që nëpërmjet tyre edhe përkundër mungesave të thëna kanë realizuar publikimin për prokurim dhe ka arritur marrëveshje për shitje në tokës ndërtuese, theksoi Fetai

Vetëm një ditë pas, Komisioni i ri, i krijuar një ditë para, deri te gazetat si Dnevnik, Veçer, Best dhe Financial Times ka shpallur për prokurim publik për shitje të tokës ndërtimore nën pronësi të RM-së, për ndërtim të lagjes rezidenciale Sonçev Grad në Komunën Sopishte.

Me 14.05.2007 është krijuar prokurimi publik pas së cilës komisioni ka hartuar raport se janë plotësuar kushtet dhe se është zgjedhur ofertuesi më i përshtatshëm me të cilin do të arrihet marrëveshje.  Me 08.06.2007 i dyshuari i parë arriti marrëveshje me San city DOO Shkup për shitje të tokës, edhe se e ka ditur se ka mungesa esenciale, për çka ministria nuk ka mundur t’i plotësoj detyrimet për të cilat janë marrë vesh, theksoi Fetai. 

Për atë shkak me 20.07.2011 marrëveshja është prishur, sepse ashtu siç u shpreh Fetai, pronari i kompanisë San city nuk ka mundur të zbatojë marrëveshjen për shkak të lëshimeve që i ka bërr komisioni i parë në Ministrinë e Trasportit dhe Lidhjes gjatë përpilim të saj.

Për shkak të prishjes së marrëveshjes, Ministria është dashur që të paguaj dëmshpërblim dhe me 18.02.2011 nga xhiro llogaria e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes në xhirollogarinë e “San City” ka transferuar 64.206.839 denarë ose një milion euro, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë është dëmtuar buxheti i RM-së. Me këto veprime, ekziston është ngritur dyshimi se të dyshuarit kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit gjatë kryerjes së funksionit prej nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 në nenin 22 të KZH, tha Fetai. 

Përndryshe, “Sonçev Grad” e ka përmendur edhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski në njërin prej bisedave të përgjuara prej setit 34, në të cilin i sugjeron ministrit të atëhershëm për transport dhe lidhje se si të sillet me investitorët e huaj, gjatë të cilës investitorin në “Sonçev Grad”, gjegjësisht kompaninë”San City” e përmend në kontekst negativ.

NG: A, ti, përshtypja ime është se, pavarësisht se si është, i trajton njëjtë. 
ML: Jo, nuk është ashtu. 
NG: Nuk mundet dikujt që vinë të ndërtojë një qendër tregtare të vogël prej 1000 metër katror ta trajtosh njëjtë me këto. Ose me disa si këto, si Sonçev Grad, e sheh se ku kemi arritur me Sonçev Grad, në gjykatë ndërkombëtare do të shkojmë. 

Ndërsa, ashtu siç na rikujton “Prizma”, i pari i qeverisë Nikolla Gruevski e lajmëroi Sonçev Grad si projekt me vlerë prej 100 milion eurosh, ndërsa izraelitët të cilët e fituan tenderin pranuar që t’i marrin detyrimet dhe të asfaltojnë rrugët dhe të përmirësojnë hapësirën për jetesë. Pretendimet e para ishin se aty kishte mundësi se do të shpërngulen 6000 banorë.

Rastin e dytë ti cilin e hapi sot PSP, është për rregullim të tenderit për punët ndërtimore dhe punët artizanale në objektin e Muzeut të VMRO-së. E dyshuara e parë është person zyrtar nga Ministria e Kulturës, ndërsa përpos saj të dyshuar janë edhe tre anëtar të Komisionit për prokurim nga Ministria e Kulturës. PSP vlerëson se në mënyrë të parregullt ligjore kanë autorizuar kompanitë si SHNT Beton Shtip AD – Shtip.

Ekziston dyshim esenciale se para se të shpallet konkursi për prokurim dhe para së gjithash të zbatohet procedura, përkundër principeve të konkurrencës dhe transparencës të parapara me nenin 2 nga Ligji për prokurim dhe përkundër nenit 28 nga u njëjti ligj, para se të merret vendimi për nevojë të prokurimit, e dyshuara e parë tashmë kishte marr vendin, që kompania e dyshuar edhe ta fitojë edhe të kryej punën. 

Faktet dërgojnë në dyshimin e krijuar se e dyshuara e parë me 14.06.2011 përmes telekomunikimit me dëshmitar, atëherë drejtori gjeneral i SHNT Beton AD Shtip, i ka thënë të njëjtit që Beton Shtip të vazhdojë me punën e objektit ku kohë mbas kohe kanë përfunduar punë ndërtimore pas marrëveshjes së arrirë për prokurim, t’i përmbarojë të gjithë ato punë të cilat dalin shtesë dhe të mos pritet njëzet ditë për zbatim të prokurimit të ri. 

Sipas të dhënave, e dyshuara e parë dëshmitarit i thotë se e njëjta tanimë ka rregulluar punën me të dyshuarin e dytë që komisioni për prokurim kur do të publikojë konkursin, marrëveshjen e ka bërë me SHNT Beton Shtip, sepse janë marrë vesh që të parashohin kushte të tilla dhe kriteriume për shpërndarje të marrëveshjes, të cilët i ka plotësuar vetëm Beton Shtip, dhe nuk do të mund  të fitojë ndonjë subjekt tjetër, sqaroi prokurorja speciale Fatime Fetai.

Duke mos zbatuar procedura për prokurim, Beton Shtip AD veç se i kish kryer punët, ndërsa me 18.07.2011 ka dhënë ofertë për procedurë në prokurim. Ditën tjetër firma është zgjedhur formalisht si ofertues më i përshtatshëm.

Më pas, me 05.08.2001 është arrit marrëveshja për prokurim, por siç përmenda, për punë veç se të kryera. Marrëveshja është arrirë mes MK-së dhe përfaqësuesit të të dyshuarës së parë, me vlerë prej 62.480.543 denarë (rreth 1 milion)

Sipas kontratës nga MK për SHNT Beton AD Shtip me 31.12.2013 i është paguar me vlerë orej 54.501.336 denarë.  

Me veprime të tilla ekziston dyshimi se të dyshuarit kanë kryer vepër penale. Keqpërdorimi i pozitës së nëpunësit dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1. në nenin 2 të Kodit Ligjor, deklaroi Fetai. 

Projekti i madh “Shkupi 2014”, pjesë e së cilit është edhe Muzeu i luftës maqedonase, qeveria e krijuar prej VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së shtyu edhe për shkak të kundërshtimi të madh të opozitës dhe pjesës së madhe të opinionit në Maqedoni.

Tentimin e fshehjes së gjurmëve, e dëgjomë prej bisedës së 35 nga bisedimet e përgjuara. Në një prej bisedave dëgjojmë se Gruevski morri vendimin që ministrja e kulturës Kançeska- Milevska nuk u shfaq në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që të mos përgjigjet në pyetjet për “Shkupit 2014”, gjegjësisht që të mos dihet se sa para janë harxhuar dhe sa para janë ndarë për këtë projekt që vihet në diskutim.

NG: Silvana?
SB: Urdhëroni kryeministër. 
NG: I keni thënë Betit që nesër të vijë në Kuvend
SB: Vetëm një moment. Vetëm një moment, nuk dëgjohet mirë, të dal jashtë, vetëm një moment. Po
NG: I keni thënë Betit që nesër të vijë në seancë, në Kuvend. Për Shkupi 2014. 
SB: Jo unë thash që të mendojë mirë për atë se a do të vijë.
NG: Mendimi im është që jo, sepse përgjatë gjithë diskutimit ajo do të pyetet se sa kushton. Nëse ajo thotë se sa kushton ne do të humbim. 
SB: Оk.
NG: Nëse nuk tregon se sa kushton dhe që të rrumbullakojë përsëri do të humbim, më kupton, nuk do të dojë të tregoj, të pyetëm, trego sa kushton, sa do që të tregon përsëri ai do të jetë debati. Unë mendoj që për këtë ajo të mos vij. 
SB: Оk kryeministër.
NG: Ndërsa kështu nuk munden juve të ju pyesin se sa kushton.
SB: Ju kuptoj.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.