Siljanovska nuk ka qenë këshilltare e Ivanovit

Фото: Принтскрин

 

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale Gordana Siljanovska- Dakvova, gjatë debatit të mbrëmjes së sotshme në RTVM duke debatuar me kandidatin presidencial të koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, tha të vërtetën në vijim:

 Asnjëher nuk kam qenë këshilltare e presidentit Gorgje Ivanov

[Извор: ТВ дуел на претседателски кандидати, МРТ1 – Датум: 25.04.2019] 

 

ARSYETIM: 

Ky konstatim i profesoreshësh Gordana Siljanovska-Davkova, që nuk ka qenë këshilltare e presidentit Gjorgje Ivanov, është i vërtetë.

Me kontrollin e ueb-faqes të presidentit të shtetit mund të shihet se mes njerëzve që e këshilluan Ivanov nuk është emri i Siljanvoska-Davkovës.

Këshilltarë

  •  Ile Masalovski- Zëvendës Sekretar Gjeneral për punë organizative dhe protokolare.
  •  Gjeneral Goranço Koteski- Këshilltar për çështje ushtarake
  •  Ilija Isajlovski- Këshilltar i posaçëm për çështje të politikës së jashtme
  •  Zerin Abazi- Këshilltar i posaçëm për çështje të politikës së jashtme
  •  Flora Kadriu- Këshilltare e posaçme për çështje të politikës së brendshme
  •  Daniel Gjokeski- Këshilltar i posaçëm për çështje të politikës së brendshme
  • Anastasija Ilievska- Këshilltare e posaçëme për pështje të mbrojtjes dhe sigurisë
  •  Gjenerali i brigadës Metodi Haxhi- Janev- Agjutant
  •  Luljeta Qifliju- Këshilltare për raportet ndërnacionale

 Gjithashtu, me kërkim të detajuar në internet nuk mund të gjinden të dhëna që profesoresha Siljanovska në 10 vitet e kaluara, gjegjësisht gjatë mandatit të Ivanov, ka qenë këshilltare.

Kolegu i Siljanovskës, profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, gjithashtu, na konfirmoi që ajo nuk ka qenë këshilltare e Ivanovit.

 

BURIME:

  • Веб-страница на претседателот Ѓорѓе Иванов: Советници [Пристапено на: 25.04 2019]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.