Siljanovska do të garojë për presidente të “Republikës së Maqedonisë”, ndërsa do të betohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë Veriore!

Foto: vmro-dpmne.org.mk

 

Profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, këto ditë në intervistën për TV “Sitell” dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. Ajo, duke ju përgjigjur pyetjes nëse fiton zgjedhjet presidenciale do të betohet para Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, thotë se “do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, dhe do t”i futet garës për presidente të Republikës së Maqedonisë”: 

Presidenti i Kuvendit i shpalli zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë, unë akoma nuk jam në to, por nëse do të jem, do të dëgjoni se si do të betohem. Unë kuptohet se respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe do të sillem në pajtim me to. Por, të rikujtoj se të gjithë, edhe presidenti edhe kryeministri edhe ministrat u betuan para Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në asnjë program nuk njoftuan ndryshimin e emrit, por nuk kanë asnjë problem, thotë ajo. 

[Burimi: ueb-faqja e VMRO-DPMEN-së, data19.02.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e profesoreshës Gordana Siljanovksa – Davkova, e dhënë në intervistën për TV “Sitell” shumë shpejt pasi në konventën e VMRO-DPMNE-së u zgjodh kandidate për president, përmban jokonsekuenca dhe në vetvete është kontradiktore.

Profesoresha së çari thotë se “presidenti në Kuvend i shpalli zgjedhje presidenciale në Republikën e Maqedonisë”,gjatë kësaj duke aluduar se në zgjedhje do të garojë për president të “Republikës së Maqedonisë”. Menjëherë pas asaj në deklaratën e njëjtë dha se, përderisa u zgjodh në funksion, do të respektojë realitetin:

Unë kuptohet se respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe do të veprojë në pajtim me to. 

Ndërsa, Kushtetuta, tani pasi zyrtarisht hyri në funksion me emrin e ri të vendin – Republika e Maqedonisë së Veriut, është Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, sipas asaj që thotë profesoresha, del se ajo ka garuar në zgjedhje për “president të Republikës së Maqedonisë”, ndërsa nëse fiton në zgjedhje do të betohet para Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Andaj, duke dashur që në ndonjë mënyrë të justifikohet për një kontradiktë të tillë Siljanovska-Davkova rikujton se “edhe kryetari (i Kuvendit) edhe kryeministri edhe ministrat u betuan para Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në asnjë program nuk njoftuan për ndryshim të emrit, por nuk kanë asnjë problem”. 

Qëndrim kontradiktor në lidhje me emrin e ri të shtetit, profesoresha Silljanovska – Davkokva e tha edhe në fjalimin e saj para delegatëve të VMRO-DPMNE-së, në konventën e partisë në Strugë. Duke theksuar se me partinë në disa raste ju janë përshtatur mendimet dhe rrugët, si për shembull Ligji për gjuhët dhe Marrëveshja e Prespës, ajo njoftoi se nëse zgjidhjet kryetare e shtetit do të formojë ekip të ekspertëve në të drejtën ndërkombëtare-publike që të mund të hapet çështja për emrin, e cila, sipas saj, akoma nuk është mbyllur.

Të hapim çështjen për emrin e Republikës së Maqedonisë. Kjo nuk është mbyllur para gjykatave ndërkombëtare dhe institucioneve. 

Në pajtim me Nenin 118 të Kushtetutës

Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendin të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. 

Marrëveshja e Prespës, mbi baza të të cilave janë kryer ndryshime kushtetuese dhe u ndryshua ermi i shtetit është marrëveshje ndërkombëtare, ashtu që është e paqartë se si profesoresha, nga pozita e shefit të shtetit, mendon të hap përsëri çështjen e emrit, kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare?!

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.