Shtëpia e kushërinjve të liderit opozitar shndërrohet në interes kulmor publik
[Recension: Si u bënë Zaevët pronarë të haciendës me tre kate në Halkidiki për vetëm 110.000 еuro?]
Pas publikimit të bisedave telefonike që kanë të bëjnë me placet në Vodno, të cilat do të shiten me përfitim nga kryeministri, siç u publikua në “bombën” e liderit opozitar Zoran Zaev më 15 mars, mund të pritej një kundërofensivë mediatike. Tani më e dijmë atë dhe shkurt ajo është kjo – Zaevët kanë blerë haciendë në Greqi.
Domethënë, gjatë dhjetë ditëve të kaluara pothuajse nuk ka medie proqeveritare që nuk e përdor fjalë haciendë, e cila prejardhjen e ka nga spanjollishteja, dhe që me gjasë duhet të asocojë në diçka të madhe. Gjithsesi, ideja është që të ndërtohet një urë prej asaj gjësë së madhe drejt “faktorit dy” – çmim i ulët, të cilin të potencuarit, që janë “faktori tre” në këtë rast, e kanë dhënë për haciendën,prej ku do të nxirrej përfundimi se dikush në fqinjësinë jugore ka bërë ryshfet.
Ky kontribut është një nga ata që në mënyrë të qartë i përmban tre faktorët e përmendur dhe të cilët i shfrytëzojnë për të krijuar një fotografi për biznese të ndyta me armiqtë politikë nga fqinjësia jugore. Cila do të ishte vërejtja për mënyrën se si krijohet ato fotografi?
Linku deri te artikulli origjinal: Si u bënë Zaevët pronarë të haciendës me tre kate në Halkidiki për vetëm 110.000 еuro?
Data dhe koha e publikimit: 24.03.2015 19:03:23
Data e recensionit: 26.03.2015
Recensues: Ljubomir Kostovski
“Si Trajçe dhe Boban Zaevi, kushërinj të liderit tëLSDM-së, Zoran Zaev, kanë blerë haciendë luksoze në Greqi, në Nea Mudanja, në Halkidiki, me çmim disa herë më të lirë se sa çmimi i tregut? Publiku pret përgjigje në pyetjen që parashtrohet tashmë dy ditë në media, në çfarë mënyre kushërinjtë dhe partnerë të biznesit të kryetarit të LSDM-së, në vitin 2012 për shumë prej 110.000 eurosh janë bërë pronarë të shtëpisë me tre kate dhe oborr prej rreth 300 metrash katrorë në bregun e Detit egje.”
Të fillojmë me radhë.
Sipas versionit anglez të “Wikipiedia”-s, haciendë është term me të cilin shprehet një pronë, e jo shtëpo ose oborr. Gjegjësisht, shtëpia ose oborri mund të jenë vetëm pjesë e vogël e hapësirës. Nga zona gjuhësore prej ku vjen kjo fjalë, thotë “Wikipedia”, me haciendë nënkuptohet një pronë e madhe tokësore ku zhvillohet ndonjë veprimtari afariste (kullosa, plantazhe, miniera). Në kontributin që e recensojmë, me këtë term përfshihet shtëpia me oborr, me sipërfaqe të përgjithshme prej 300 metrash katrorë, të cilën si sipërfaqe e ka çdo shtëpi e dytë edhe në vendin tonë. As në seritë spanjolle që emitohen te ne, objekti i prezantuar (në fotografi) nuk mund të ilustrojë shtëpi të ndonjë njeriu apo familjeje të pasur! Prandaj, përdorimi i fjalës haciendë në këtë kontribut është, gjithsesi, vetëm pjesë e spinit. Veçanërisht për shkak se kjo fjalë përdoret dhe në dhjetëra media të tjera?! E të mos flasim se përshkrimi “haciendë me tre kate” vetëm tregon se ai i cili e “ka shpikur” këtë përshkrim për përdorim masovik, meriton vetëm përqeshje.
Në kontributin televiziv që e recensojmë, dhe i cili mund të shihet në linkun e mësipërm, duket se para nesh kemi një kontratë në greqisht, ka edhe përkthim, mirëpo nuk përmendet në mënyrë precize shtëpia, adresa, parcela, lloji i kontratës (blerje, shfrytëzim, lizing dhe shumëçka mund të jetë në pyetje), e nuk ka as çmim dhe sipërfaqe (në metra katrorë). Që të mos pyesë shikuesi – e ku janë elementet esenciale të kontratës, përsëri shfrytëzohet efekti i tërheqjes së vëmendjes dhe si pjesë më e rëndësishme e dokumentit është ajo se notari grek e shfrytëzon termin “gjuha që përdoret në IRJM”. Ndoshta kanë pritur se notari “do të na njohë me emrin kushtetues”?!
Dhe kështu, mbetëm pa atë që e prisnim – a është blerë shtëpia me të vërtetë (me sa dihet, patundshmëri në Greqi, qytetarët tanë që nuk kanë pasaport të ndonjë vendi anëtar të BE-së, si për shembull të Bullgarisë, nuk mund të blejnë, por duhet të shfrytëzojnë ndonjë ndërmjetësues i cili do ta blejë shtëpinë, e ai që i jep paratë merr vetëm kontratë për shfryzim me blerësin formal, zakonisht në 00 vjet), prej kujt, te cili notar është vërtetuar kontrata, në cilën adresë gjendet objekti… Elemente të cilat gjithsesi janë të rëndësishme në qoftë se vërtetohej në mënyrë faktografike se shtëpia në fotografi i takon dikujt dhe në çfarë baze. Veçanërisht që prezantimi i kontratës para kamerës sugjeron se të gjitha ato kontrata kanë mund të edhe të jenë të fotografuara!
Madje edhe sikur për një moment të pajtohemi se çmimi i asaj shtëpie ka qenë 110.000 euro, cilat janë ato agjenci për patundshmëri të cilat autorit të kontributit i vërtetojnë se shtëpia është blerë me çmim të lirë? Nëse ka shkuar ndonjë ekip në Nea Mudanja, siç është qëllimi të lihet përshtypja, pse ato njerëz nga agjencitë për patundshmëri nuk flasin para kamersë, nuk ua shohim firmën ose në ndonjë mënyrë nuk u bëjmë “televizive”, e njëkohësisht nuk i bëjmë – autentike?
Nëse faktori një dhe dy në kontribut (lloji i objektit dhe çmimi i paguar) praktikisht dalin nga loja, cili është ai faktor nga tre të përmendurit më lartë që mbetet në lojë? Ai është se blerësit e pretenduar janë kushërinj të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Edhe sikur të jenë – po çka? Ata janë biznesmenë (e madhe edhe sikur të mos jenë) dhe kanë të drejtë sikurse të gjithë ne të blejnë me paratë e tyre çka të duan. Bile, nuk shihet fare se cili është interesi publik që të merremi me kushërinjtë e liderit të opozitës. Siç tha para do kohësh në një bisedë telefonike njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov: “Eh, sa kushërinj kam unë, disa nuk e di edhe se ekzistojnë”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari