Shërbimet e huaja përsëri në repertorin e Gruevskit

Gruevski e di që dikush ka për qëllim të ridefinoj Maqedoninë ama nuk tregon kush. Foto: skrinshot

Повеќе аргументи и факти говорат дека тврдењата за постоење заговор од странство, со крајна цел редефинирање на Македонија, при што Зоран Заев е само инструмент на кого му биле дадени незаконски прислушкуваните телефонски разговори за да ја оствари таа цел, е само извртување на вистината. Едно такво извртување забележливо беше при последното телевизиско интервју на Никола Груевски

 

Shumë argumente dhe fakte flasin që ekziston një komplot nga jashtë. me qëllim të ridefinoj Maqedoninë, me ç’rast Zoran Zaev është vetëm një instrument të cilit i janë dhënë biseda të përgjuara telefonike të paligjshme që të realizoj këtë qëllim, kjo është vetëm shtrembërim i të vërtetës. Një mënyrë e tillë e të shprehurit është vërejtur gjatë intervistës së fundit televizive të Nikolla Gruevskit.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin Kanal 5 të dhënë me 16.04.2016 (e shtunë) në terminin më të ndjekur të lajmeve në këtë televizion, disa herë me radhë vuri theksin në dy teza:

1)  Bisedat e përgjuara telefonike që si material i dëgjoi opinioni përmes konferencave për shtyp nga opozita vitin e kaluar janë vepër e shërbimeve të huaja dhe ato janë të “fabrikuara” , të “montuara” dhe “të krijuara”.

2)  E gjithë kriza në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë është vepër e dikujt që qëndron pas Zoran Zaevit, dhe që lideri i opozitës ka vetëm interes personal nga kjo, dhe që “loja është shumë më e madhe” dhe bëhet fjalë për qëllim tjetër që është “ridefinimi i Maqedonisë”.

Kontraspin - foto Vistinomer

:Këto dy teza janë dhënë katër herë në intervistë e cila zgjati 23 minuta, ndërsa këtu në një vend do t’i shfaqim fjalitë më karakteristike, të cilat i vlerësojmë si shtrembërime të së vërtetës, të ashtuquajtura spine.

SHTREMBËRIME:

 Zgjedhjet për këtë vit janë përcaktuar para një viti pasi LSDM filloi me publikimin e materialeve të krijuara për të cilat Zoran Zaev tha që ja kanë dhënë shërbime të huaja;

… ai mendoi se me këto materiale të fabrikuara do ta mashtroj popullin;

Siç po kalonte koha, njerëzit e kuptuan që është një lojë e madhe. Lojë në të cilën Zaev është instrument, nëpërmjet të cilës do të arrij qëllimet e tij personale… por që loja është shumë më e madhe ;

I kuptuan punët ( qytetarët) dhe të gjithë hulumtimet publike të mendimit publik tregojnë që punët nuk shkojnë në drejtimin që Zaev, dhe me siguri edhe përkrahësi mbrapa tij dëshiron ;

Pyetja nuk është Maqedoni ose Gruevski, pyetja është Maqedonia ose ridefinimi i Maqedonisë

 

KUNDËR SHTREMBËRIM:

1 ) Këto qëndrime rreth dy çështjeve të cilat u vërejtën në intervistën e fundit të Gruevskit për Kanal 5, një kohë të gjatë mungonin në fjalimet e tij publike. Tani, pas vendimit të prerë për të shkuar në zgjedhjet e 5 qershorit pa opozitën, kjo gjuhë vërehet në komunikimin publik jo vetëm të Gruevskit, por edhe tek një pjesë relevante të cilat rrjedhin apo janë të afërta me VMRO-DPMNE-në.

Të rikujtojmë, thuajse teza të njëjta hodhi edhe presidenti i RM-së Gjorgji Ivanov, në fjalimin që e ndoqi vendimin e tij për falje dhe abolim të më shumë se 50 personave, si dhe të fjalimeve të personaliteteve që janë në radhët e para të lëvizjes GDOM, në kundër protestat e fundit.

Përpara këtij thellimi dramatik të krizës në të cilën erdhi pas shpërndarjes së parlamentit, retorikës për fabrikim, montim dhe krijim të materialeve nuk ishte presonte më shumë se gjysmë viti, saktësisht ajo pushoi afërsisht në qershor vitin e kaluar. Momenti kur kjo retorik u eliminua përkon me Marrëveshjen e Përzhinos. dhe me raportin e ekspertëve të UE-së të përgatitur nga analistë të udhëhequr nga gjermani Rajhard Pribe, si dhe me raportin e UE-së për përparimin e Maqedonisë të të njëjtës periudhë. Pas gjithë kësaj, Gruevski nuk ka përmendur shërbime të huaja, as “furgona të verdh”, as komplote për Maqedoninë, as  kinse incizimet se janë të fabrikuara, të krijuara dhe të montuara.

Për atë se përgjimet janë nga shërbime të huaja ose janë vepër e një përgjimi masiv nga shërbime vendore, Gruevski në këtë intervistë dëshiron që të na bind që në fillim me fjalinë ” për të cilat Zoran Zaev na tha që ja kanë dhënë shërbime të huaja”. Bëhet fjalë për pohimin në bisedën mes Zaevit dhe Gruevskit në kabinetin e këtij të fundit, në Qeveri, në fund të vitit 2014, të cilat janë incizuar nga ana e shërbimeve vendore pjesë të të cilave “mrekullisht” dolën në opinion në fillim të vitit të kaluar. Por, Zaev më vonë tha që ka qenë vetëm një blof, përveç kësaj, organet gjyqësore në vend në rastin “Puç” nuk arritën të konfirmojnë që ajo që thotë Zoran Zaev ndërlidhet me realitetin. Madje edhe në gjykimin e vetëm me marrëveshje me atëherë të akuzuarin nga DSK-ja, i cili gjithashtu u përfshi në amnestimin e Ivanovit.

Radmila Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së përpara më pak se një muaji deklaroi që në takimin e parë të katër liderëve me ndërmjetësim ndërkombëtar i cili u mbajt në Bruksel vitin e kaluar, të gjithë palëve ju ofrua nëse duan shërbime teknike me ndihmë të UE-së ta vërtetojnë nëse bisedat janë autentike, LSDM u pajtua, ndërsa VMRO-DPMNE  ishte kundër. Këtë informacion askush nuk e demantoi. Gjithashtu asnjë nga funksionarët dhe personalitetet publike nuk demantoi që bisedat nuk janë të tyre dhe që janë të montuara, krijuara dhe fabrikuara. Vetëm dy kryeredaktor, njëri i tv “Sitel” tjetri i “Veçer”, thonë që bisedat e tyre janë prerë, ngjitur dhe janë të pavërteta.

Edhe në raportin e Pribes dhe sipas hetimeve nga Prokuroria Speciale e Katica Jnnevës, përgjimi masiv është kryer në vend, në Drejtorinë e pestë pranë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në MPB. Për atë nëse kanë incizuar shërbime të huaja apo me urdhër të shërbimeve të huaja,  ndoshta indikator i mjaftueshëm është hetimi i deritashëm i PSP-së, i cili tregon që urdhri për shkatërrimin e një pjese të pajisjeve i kanë dhënë nga persona udhëheqës të emëruar nga njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov, ndërsa është nënshkruar nga ish ministrja Gordana Jankullovska.

2) Insistimi për shërbime të huaja, në fjalimet e tij, për konspiracione, për lojë më të madhe në prapavijë, për ridefinim të Maqedonisë, për  atë që qëndron pas Zevit, etj….. janë pohime shumë serioze. Në rast të tillë, nëse janë të vërteta, ish kryeministri, gjithashtu njësoj si presidenti para disa ditëve, kanë qenë dhe janë të obliguar këto informacione të mos i ruajnë për vete dhe t’i përdorin kohë pas kohe kur kanë nevojë për për të qenë aktual dhe për nxitje të ndjenjave patriotike tek qytetarët, por t’i shpërndajnë së pari me institucionet, më pas me opinionin. Këtij opinioni ish kryeministri dhe presidenti i kanë borxh t’i tregojnë  çfarë masash kanë ndërmarr që ta mbrojnë Maqedoninë nga komplote të tilla, skenar dhe lojëra. Për këtë i obligon Kushtetuta, ligjet dhe betimi i tyre (deklaratat solemne) gjatë marrjes së funksionit. Kështu, qytetarëve u ngelet vetëm t’i besojnë fjalëve të ati që i bën këto akuza. Ndërsa fjala, sot në Maqedoni, siç ka cekur edhe ndërmjetësuesi i mëparshëm në bisedime Piter Vanhojte, ka gjithmonë e më pak peshë.

Bazuar në këtë, të gjithë këto deklarata të Gruevskit për fabrikim, montim dhe krijim të bisedave, si dhe për atë se bëhet fjalë për komplot të huaj në të cilin Zaev është vetëm lojtar, ndërsa loja është shumë më e madhe dhe qëllimi është ridefinimi i Maqedonisë, i vlerësojmë si shtrembërim i së vërtetës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari