Salla “Partizan” ne Negotinë mbeti e shkatërruar
Projekt: Konvertimi i sallës “Partizan” në qendër për biznes dhe banim
Komuna e Negotinës do të mbështes investitorin privat, i cili do të ndërtojë objekt biznesi dhe banimi në qendrën e Negotinës, në vendin e sallës së vjetër sportive “Partizan”. Me këtë projekt do të mundësohet hapja e më shumë objekteve tregtare dhe shërbyese, që do të thotë hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim i shërbimit të qytetarit dhe zbukurim të qendrës së Negotinës. (Afati i realizimit: vitet 2013-2014)
ARSYETIM:
Premtimi për konvertimit të sallës “Partizan” në qendër biznesi dhe banimi është premtim i parealizuar i kryetarit të Negotinës, Vanço Apostollov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Negotinë më të mirë!” (faqe 16).
Projektin për shndërrimin e sallës sportive “Partizan” dhe ndërtimi i hapësirës biznesore dhe banimi, kryetari Apostollov e lajmëroi përsëri pothuajse dy vite pasi mori funksionin, me 06.11.2015.
Këto ditë festojmë, ndërsa menjëherë pas lajmëroj fillimin e ekspansionit ndërtues në Komunë e Negotinës me realizimin e projekteve të shumta në numër si në qytet, ashtu edhe ne vendbanimet përreth, shtoi Apostollov duke theksuar më shumë projekte të cilat do t’i zbatojmë, mes të cilëve fillimin e rikonstruktimit të hapësirës së biznesit dhe banimit, tregun e ri të qytetit dhe hapësirën për parkim në vend të sallës së shkatërruar Partizan…, publikoi Negotinoinfo.
Me 07.07.2016, Apoastollov përsëri lajmëroi projektin, duke theksuar se tashmë ka filluar procedura e tenderit.
Në vendin e sallës sportive “Partizan” në Negotinë do të nis objekti i ri dhe tashmë ka filluar procedura e tenderit, informoi sot kryetari i Komunës së Negotinës Vanço Apostollov.
Me 28.10.2016, portali Tikveshija Info,duke rikujtuar projektet e premtuara të Apostollovit, shkruan se “ende salla e sportit Partizan më mes të Negotinës qëndron si shtëpi e filmave horror, mbushur me mbeturina”.
Bëhet fjalë për objekt jostabil prej ku bien materialet ndërtimore dhe është vërtet rrezik për kalimtarët. Edhe paraardhësi i Apostollovit, Pane Trajkov në vitin 2009 premtoi rivitalizim të “Partizanit”, ndërsa premtimin e njëjtë banorët e Negotinës ia propozuan edhe Apostollovit në vitin 2013.
Në llogaridhënien e Apostollovit për atë që është punuar në vitin 2016, të publikuar në faqen zyrtare në komunës, është shtuar vetëm se “është kryer shtije e hapësirës në të cilën është lokalizuar salla e rrënuar e DTB Partizan dhe në vend të saj në vendim më atraktiv të qendrës së Negotinës do të ndërtohet qendra për biznes dhe banim P+4.”
Duke pasur parasysh gjithë këtë, edhe faktin se mandati i kryetarit Apostollov skadon këtë muaj (maj 2017), mund që të përfundohet se premtimi i dhënë për sallën sportive Partizan në Negotinë është i parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма за локалните избори 2013-2017 година на градоначалникот Ванчо Апостолов – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Неготино!“ (стр.16) [Пристапено на 04.05.2017]
- Неготино инфо (06.11.2015) – Апостолов: Завршува празнувањето, започнува градежна експанзија во општина Неготино [Пристапено на 04.05.2017]
- Идивиди (07.07.2016) – Нов објект на местото на спортската сала „Партизан” во Неготино [Пристапено на 04.05.2017]
- Тиквешија Инфо (28.10.2016) – Што вети а што заборави градоначалникот на Неготино? [Пристапено на 04.05.2017]
- Официјална веб страна на општина Неготино – Отчет на градоначалникот Апостолов [Пристапено на 04.05.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari