Sa dhe me çfarë qëllimi janë paguar mjete nga llogaria e Komunës së Manastirit

Para kamerave kryetari i komunës së Manastirit, Talevski. Foto: Komuna e Manastirit

Кој би можела да биде „предистражна постапка и за други коруптивни активности“, покрај „Транспортер“, против градоначалникот на Битола, Владимир Талевски, за која тој сè уште не е помилуван, а која ја спомна обвинителката од Специјалното јавно обвинителство, Фатиме Фетаи.

 

Përpos rastit “Transporter”, cila mund të jetë “procedurë para hetimore edhe për aktivitete tjera korruptuese” për të cilat  kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir  Talevski ende nuk është falur,  rast të cilën e ka theksuar Prokurorja Speciale, Fatime Fetai.

 

Shkruan: Stojançe Manev

 

Gjatë hapjes së rastit ” Transporter” për keqpërdorimet e transportit të nxënësve në komunën e Manastirit, me 14.04.2016, prokurorja publike speciale, Fatime Fetai, transmetoi që në bazë të përmbajtjes së bisedave të përgjuara, kundër kryetarit të komunës së Manastirit, Vladimir Talevskit zhvillohet procedurë para hetimore, e cila nuk është e përfshirë në vendimin për falje të presidentit Gjogji Ivanov, me ç’rast pa komunikuar më tepër detaje për veprimet korruptuese të cilat hetohen jashtë këtij rasti.

Megjithatë duke marr parasysh bisedat e përgjuara dhe spektrin e gjerë e veprimeve korruptuese të cilat përmenden në të njëjtën, ju informoj se kundër kryetarit të Komunës zhvillohet procedurë para hetimore edhe për aktivitete të tjera korruptuese, për të cilat kryetari ende nuk e ka lejuar nga ndjekja penale – tha Fetai.

Siç sqaroi ajo, vendimi i presidentit Ivanov e mbron Talevskin në zhvillimin e procedurës hetimore në kuadër të rastit “Transporter” por ajo nuk e përfshin interesin pronësor nga vepra penale, si dhe dëmin të cilën duhet ta kompensoj, për çka nga ana e PSP-së është kërkuar edhe shqiptimi i masës marrja e pasurisë së kryetarit.

Duke i marrë parasysh përmbajtjen e bisedave të përgjuara të cilat u publikuan dyshim ose indikacione për marrjen e veprimeve penale nga ana e kryetarit të Komunës së Manastirit, të cilët mund të jenë lëndë e procedurës para hetimore nga ana e Prokurorisë Publike Speciale nuk mund të gjenden në to. Mundësia që Talevski të jetë element i veprimeve plotësuese hetimore, për të cilat vendimi për falje nuk është pengesë juridike, mund të jetë lidhur me pretendimet e theksuara në kallëzimin penal të cilin LSDM e ka denoncuar kundër kryetarit të Manastirit me 07.04.2015, që ka të bëjë me pagesat e paligjshme nga mjetet e buxhetit komunal, pa miratimin e planit dhe programit vjetor për pagesë të kontributeve.

 

PËR SA PARA BËHET FJALË?

Ky kallëzim penal është bazuar në vlerësimin e raportit përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion për punën e Komunës së Manastirit për vitin 2011, dhe jo nga përmbajtja e “bombave” të shpallura publikisht.

Gjatë kontrollit revizori shtetëror ka gjetur një sërë parregullsish dhe veprime të paligjshme të të denoncuarve.Nga harxhimi i të hollave në mënyrë të paligjshme nga buxheti i Komunës së Manastirit, është shkaktuar dëm i përgjithshëm sipas të gjithë pikave të kallëzimit penal në vlerë prej 15,3 milion denar, tha kryetari i bazës së LSDM-së në Manastir dhe deputet , Vasko Kovaçevski duke arsyetuar kallëzimin.

Në këtë kallëzim penal Talevski ngarkohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Kallëzimi ngërthen pesë pika, prej të cilave e fundit, pika e pestë, janë theksuar dyshime të cilat janë të lidhura me keqpërdorime rreth transportimit të nxënësve, e cila është çështje e hetuesisë në kuadër të rastit ” Transporter”.

Sipas pikës së parë të kallëzimit Vladimir Talevski dyshohet se si kryetar në Manastir në vitin 2011 i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe ka lejuar që nga buxheti të Paguhen 9.2 milion denar për ekipet sportive dhe ndihmë sociale ndaj qytetarëve pa mos u aprovuar programe adekuate për pagesa të tilla. Sipas kësaj pjese të kallëzimit edhe pse Komuna e Manastirit nuk ka miratuar program për mbrojtje sociale, obligim i cili buron nga neni 11 i ligjit për mbrojte sociale 3, 97 milion denar janë paguar, të destinuara për mbrojtje sociale. Mungesa e programit për zhvillimin sportit nuk ka qenë pengesë për pagimin edhe të 5,225 milion denar edhe klubeve sportive.

Këshilli i Komunës së Manastirit nuk ka miratuar program për zhvillimin e sportit që nuk është në pajtim me nenin 22-a të ligjit për sport. Transferimet janë bazuar në vendimin e këshillit gjegjësisht në vendimin e kryetarit. Kjo e zvogëlon transparencën lidhur me planifikimin e mjeteve buxhetore, e cila nuk është në pajtim me parimet buxhetore për transparencë- Neni 3 i Ligjit për buxhet – qëndron në pikën e parë të kallëzimit.

Sipas pohimeve të paraqitura në pikën dy të kallëzimit, në vitin 2011 të punësuarit në komunë ju është paguar kompensim për pushim vjetor, në vlerë prej 1.194 milion denar, edhe pse në Ligjin për nëpunës shtetëror nuk është e paraparë pagesa për këtë qëllim.

Pagesa për këtë lloj të kompensimit nuk është në harmoni me dispozitat e nenit 52 , paragrafi 2, të Ligjit për nëpunës shtetëror. Pagesa e kontributeve ndaj punëtorëve të cilët nuk kanë bazë ligjore kanë kontribuar për harxhimin e mjeteve buxhetore në mënyrë të paligjshme të mjeteve komunale – qëndron në pikën dy të këtij kallëzimi.

Në të njëjtin vit nga buxheti i komunës së Manastirit janë paguar edhe 3.196 milion denar shoqatave të qytetarëve, edhe për këtë pozicion komuna nuk ka miratuar plan dhe program vjetor për ndarjen e mjeteve për shoqatat qytetare.

Për këto mjete në Komunën e Manastirit nuk është miratuar plan dhe program vjetor për shpërndarjen e mjeteve, për shoqatat e qytetare dhe fondacioneve çka është në kundërshtim me nenin 49 paragrafi 3 të Ligjit për shoqata dhe fondacione – thuhet në pikë tre të këtij kallëzimi.

 

 KUSH MUND , A KUSH NUK MUND TË KETË LLOGARINË E VET?

Në pikën katër të kallëzimit pretendohet se gjashtë personave të punësuar në Këshillin Komunal të bashkësive vendore të Manastirit u janë paguar 1.713 milion denar edhe pse Këshilli ka funksionuar me llogarinë e vet. Ky veprim është në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Këshilli komunal i bashkësive vendore funksionon me llogarinë e vet që e ka të regjistruar në Stopanska banka AD – Manastir, çka nuk është në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale- qëndron në pikën katër të denoncimit.

Pretendimet e theksuara në pikën e pestë lidhen me transportin e nxënësve, e cila është çështje e interesit të Prokurorisë Speciale në kuadër të rastit “Transporter”.

Regjistrimi i kryer për detyrimet ndaj furnizuesve nuk është bërë në pajtim me nenin 31-1 dhe 31-b të Rregullores për llogaridhënien e buxhetit dhe shfrytëzuesve buxhetor për çka edhe nuk është theksuar baza juridike dhe struktura e vjetërisë së tyre. Pjesa e obligimeve ndaj furnizuesve në vend janë treguar në vitin 2012, në vend të vitit 2011. Komisioni regjistrues nuk ka bërë kontroll për vërtetësinë e realitetit të vlerave të treguara të lartësisë së obligimeve, nuk ka vërtetuar që obligimet e ndërmarra janë të rregullta dhe kronologjike, të tëra dhe të evidentuara në mënyrë të rregullt në evidencën e llogaridhënies dhe nuk i ka vërtetuar arsyet për mos pagesën e obligimeve ndaj furnizuesve. Detyrimet ndaj furnizuesve në llogaridhënien dhe bilancin e gjendjes për vitin 2011 janë treguar në vlerë më të vogël prej 1.067.000 denar për shkak të mos evidentimit të dokumentacionit. Kjo gjendje nuk është në pajtim me nenin 19 të ligjit për llogaridhënien e buxhetit dhe shfrytëzuesve buxhetor dhe nenin 18 të rregullores për kontabilitet të buxhetit dhe shfrytëzuesve të buxhetit dhe kontribuon për pasqyrim jo real të gjendjes me furnizuesit-qëndron në pikën pesë.

 

Në kallëzim thuhet se kryetari i Komunës së Manastirit, vetëm në vitin 2011, buxhetit të Komunës së Manastirit i ka shkaktar dëm prej 15,299 milion denar dhe kërkohet përgjegjësia penale e tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa të punësuarit në komunë se kanë bërë vepër penale falsifikim apo asgjësimin e librave afariste.

Për këto veprime të ndërmarra i denoncuari i parë buxhetit tëKomunës së Manastirit i ka shkaktuar dëm në vlerë të konsiderueshme, në vlerë të tërësishme nga të gjitha pikat e kallëzimit penal, prej 15.299.000 denar dhe ka kryer vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 nga Kodi Penal, ndërsa i denoncuari i dytë N.N ka kryer vepër penale nga pika pesë e kallëzimit penal – falsifikimin dhe asgjësimin e librave afarist nga neni 280 të Kodit Penal-qëndron në kallëzim.

Në Kodin Penal në nenin 353, faqe 3 dhe faqe 4 për vepër të cilën është bërë kallëzimi penal qëndron:

(3) Nëse kryerësi i vepër penale nga paragrafi 1 ka përfituar pasuri të konsiderueshme ose ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm, kryerësi do të dënohet me më së paku tre vjet burg.

(4) Со казна од ставовите 1, 2 и 3 ќе се казни и одговорно лице, одговорно лице во странско правно лице што има претставништво или врши дејност во Република Македонија или лице што врши работи од јавен интерес, ако делото е сторено во вршење на неговото овластување или должност.

(4) Me dënim nga paragrafi 1,2 dhe 3 do të dënohet edhe personi përgjegjës, personi përgjegjës që është person juridik i huaj i cili ka përfaqësi ose kryen veprime në Republikën e Maqedonisë ose person i cili kryen punë me interes publik, nëse vepra është bërë gjatë ushtrimit të autorizimeve ose detyrimeve.

 

KU ËSHTË LËNDA?

Nga PSP-ja kërkuam informacione oficiale rreth kësaj çështje, gjegjësisht a është marrë në kompetenca të tyre, dhe nëse është marr, a është i përfshirë me vendimin për falje të presidentit Ivanov. Deri në mbarimin e këtij teksti nuk kemi marr përgjigje nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të “Vërtetmatësit” ky kallëzim nuk është marr nga Prokuroria Speciale dhe se çështja është në prokurorinë themelore të Manastirit.

Megjithatë mos marrja e lëndës nuk do të thotë me çdo kusht se pretendimet dhe dyshimet të ngërthyera në denoncim nuk mund të jenë pjesë e procedurës para hetimore ose e procedurave para hetimore për veprime korruptuese për të cilat foli prokurorja Fatime Fetai.

Në fillim të këtij viti PSP e ka hetuar punën e Komunës së Manastirit, dhe jo vetëm në pretendimet në “bomba”. Në 22 janar 2016 burime nga Prokuroria e Manastirit për “Meta” pohojnë se në duart e Katica Janevës nuk janë vetëm “bombat” e opozitës për transportin pa pagesë të nxënësve, por gjithçka që është vënë në pikëpyetje rreth punës së qeverisjes lokale. Konfirmim plotësues që Prokuroria Speciale gjurmon indikacione për vepra penale, të cilat nuk janë të përfshira në rastin “Transporter” dhe se zhvillohen më shumë procedura para hetimore për punën e kryetarit të komunës së Manastirit nga “Meta” kanë marr me 25 janar 2015. “Është e saktë që anëtar nga grupi i Prokurorisë Speciale kanë qenë në vizitë në Manastir dhe se kjo vizitë është realizuar në favor të procedurës para hetimore e cila zhvillohet në kuadër të kësaj prokurorie“- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale, si përgjigje ndaj pyetjes së “Meta”. A është e saktë se prokurorja Katica Janeva është në vizitë në Manastir dhe nëse është ashtu, pse dhe a është në lidhje me hetuesinë të cilën e zhvillon Prokuroria Speciale ndaj kryetarit të komunës së Manastirit , Vladimir Talevski?” .

Pavarësisht se kallëzimi penal është në Prokurorinë Themelore të Manastirit, dhe duke marr parasysh se puna e komunës së Manastirit ishte çështje e më shumë veprimeve hetimore të Prokurorisë Speciale, pretendimet e theksuara në të mund të jenë edhe çështje e punës së Prokurorisë Speciale nëse ka indikacione edhe në bisedat e përgjuara të cilat deri tani nuk janë të publikuara.

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.