„Rruga e Plastikave“ është zgjeruar nga kryqëzimi i Bit Pazarit deri te Kazerma “Ilinden”
Zgjerimi i bulevardit “Nikolla Karev”
[Burimi: Programi zgjedhor i Peter Shilegov – Jetë në Shkup për të gjithë faqe.19; Data: tetor 2017 ]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Shkupit, Petre Shillegov, për zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev (e njohur si rruga e Plastikave), është dhënë në fushatë për zgjedhjet lokale (tetor 2017), deri tani (18.05.2020) është pjesërisht i realizuar. Ky premtim i Shillegov është theksuar në programin e tij, “Jetë në Shkup për të gjithë!”, në suaza të projektit: “Zgjidhje të reja në komunikacion për rregullimin e trafikut!”, Faqe 19, me të cilin si kandidat kërkoi besimin e LSDM-së për funksionin e kryetarit të komunës në kryeqytet.
Këto ditë përfundoi faza e parë e zgjerimit dhe rikonstruktimit të kësaj pjese të komunikacionit – prej te kryqëzimi në Bit Pazar deri te hyrja të Kazermës “Ilinden”, me gjatësi prej 1.440 metra. Ky bulevard, rikonstruktimi i të cilit filloi në dhjetor të vitit të kaluar (2019), tani ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe për këmbësor dhe gjelbërim në mes.
Periudhën e kaluar me intensitet, dhe tempo të rritur dhe aktivitet punuese edhe gjatë natës u rikonstruktua dhe u zgjerua njëri prej bulevardeve më të rëndësishëm në Shkup, sepse, lidh 4 komuna – Gazi Babë, Çairin, Komunën Qendër dhe Karposhin…Në këtë rrugë u ndërtua kanalizimi i ujërave të zeta që nuk ekzistonte më parë, u krye rikonstruktim i plotë edhe i instalimeve të tjera nëntokësore, komunikuan nga Qyteti i Shkupit.
Prej këtu informuan se është duke u realizuar faza e dytë në të cilën do të përfshihen aktivitete ndërtuese në pjesën hyrëse të kazermës “Ilinden” deri te lidhja me bulevardin “Sllovenia”, si dhe ndërtimin e një udhëkryqi të madh te “Tetovska Trosharina”.
Informacioni dhe fotografitë për përfundimin e fazës së parë të rikonstruktimit të këtij bulevardi janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe në më tepër mediume.
Duke pasur parasysh se ka përfunduar faza e parë dhe Komuna punon në projektimin e fazës së dytë të rikonstruktimit të këtij bulevardi, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
Përndryshe, zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev”, e premtoi edhe ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Ai atëherë në programin e tij zgjedhor “Pjesë të reja për zhvillim të ri, pjesë të reja për një Shkup më të mirë”, (në pjesën Urbanizëm, bulevarde, ura, faqe 55), premtoi se zgjerimi i bulevardeve do të bëhet në periudhën (2013-2015), por kjo nuk ndodhi.
BURIME:
- Изборна програма на Петре Шилегов – Живот во Скопје за сите стр.19 ( октомври 2017) [Проверено: 18.05.2020]
- Тајм.мк (13.12.2019): Започна проширувањето на Пластичарска [Проверено: 18.05.2020]
- Мета (13.12.2019): Почна реконструкцијата и проширувањето на Пластичарската улица во Скопје [Проверено: 18.05.2020]
- Веб-страница на Град Скопје (13.12.2019): Од денеска се проширува и реконструира пластичарската улица [Проверено: 18.05.2020]
- Грид (17.05.2020): Заврши првата фаза од реконструкцијата на „Пластичарска” [Проверено:18.05.2020]
- Веб-страница наГрад Скопје (24.02.2020): Заврши првата фаза од реконструкцијата на Пластичарска [Проверено: 18.05.2020]
- Вистиномер (22.05.20016): Трајановски секоја година најавува проширување на Пластичарска [Проверено:18.05.2020]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari