Ristovski e huq afatin për shkollën komunale në Hrom

Ristovski i huqi afatet: Foto: Ministria e arsimit dhe shkencës.

19 февруари годинава, не е првиот ден на кој заменик-министерот за образование Спиро Ристовски, дава рок за завршување на ОУ „Димитар Поп Георгиев – Беровски“ во Хром, кој не е исполнет. Имено, на неговата странциа на Фејсбук на 25 октомври 2015 година, во пост во кој дава и линк од вест од медиум, Ристовски вели дека доградбата ќе заврши во март 2016 година: „Подрачното училиште во населбата Хром во Oпштина Ѓорче Петров ќе добие дополнителни 6 училници. Доградбата ќе заврши во март 2016 година,“ рече Ристовски. Тоа, сепак, не се случи.

 

 

Zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë Spiro Ristovski me 19 shkurt të këtij viti, duke prezantuar atë që do të punohet në drejtim të ndërtimit të shkollave të reja dhe rindërtimi të atyre ekzistuese, tha se pret që të kalojë pranvera dhe që të mbarojnë aktivitete për ndërtimin e dy shkollave të reja – “Nevena Georgieva – Dunja” në Kisella Vodë dhe SHF “Dimitar Pop Georgiev – Berovski” në Hrom – që  fillimi i vitit të ri shkollor të mund të futen në funksion. Ajo çka mund që të thuhet është se, shkolla “Nevena Georgieva – Dunja” punon, ndërsa shkolla në Hrom nuk është në dispozicion, që do të thotë se  deklarata e Ristovskit është e pavërtetë.

 

Nga këndvështrimi i ndërtimit të shkollave të reja, dy objekte – shkolla fillore “Nevena Georgieva – Dunja” në Kisella Vodë dhe SHF ” Dimitar Pop Georgiev – Berovski” në Hrom, janë në fazën zhvilluese dhe presim diku ka pranvera që të përfundojnë aktivitete që të mund të hyjnë në funksion në fillim të vitit të ri shkollor, tha Ristovski

Burimi: Ministria e arsimit dhe shkencës Data: 19.02.2016

 

ARSYETIM

Në shkollën fillore “Nevena Georgieva – Dunja”, siç na thanë banorët e ndërtesave fqinje, mësimdhënia është duke u zhvilluar. Por rasti nuk ndodh në shkollën fillore lokale “Dimitar Pop Georgievski – Berovski” në Hrom. Banorët e Hromit, fëmijët e të cilit duhet të mësojnë në atë shkollë, për të cilën Ristovski në shkurt të vitit theksoi se do të jetë gati për nxënësit në shtator, gjegjësisht në fillim të vitit të ri shkollor, thotë se punët kryesore ndërtuese kanë përfunduar, por në shkollë nuk ka as “e” nga enterieri, gjegjësisht në shkollë nuk zhvillohet mësimdhënia.

Në ueb-faqen e Ministrisë së arsimit dhe shkencës (MASH) rastisëm në një informacion për objektin e shkollës lokale në Hrom. Atë të 14 qershorit të këtij viti, dhe ka titull “Nga shtatori do të hapet shkolla e re në Hrom” dhe informon për mbikëqyrjen e punëve ndërtimore që kanë bërë Ristovski dhe kryeministri. Në atë thuhet se punët e objektit shkollor duhet të përfundojnë kah fundi i korrikut.

Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Spiro Ristovski dhe kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev sot bën një lloj kontrolli të aktiviteteve për ndërtim të objektit të ri në shkollën fillore lokale “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në lagjen Hrom, e cila duhet të jetë gati në fund të korrikut. 

Informacion tjetër për këtë shkollë nuk ka në ueb-faqen e MASH-it -as se punët kanë përfunduar, as se është vënë në funksion, edhe pse një informatë të tillë ka, për shembull, për shkollën e mesme të re në Saraj.

Një informacion i tillë nuk mund të gjendet as në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov, në territorin e të cilës është shkolla “Dimitar Pop Georgiev Berovski”, si pjesë e shkollës fillore me emër të njëjtë, e cila është e vjetër me dekada. Pikërisht në qendër të asaj shkolle fillore në ditën e parë të shkollës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, siç mund të shihet nga fotografitë e publikuara me informacion në ueb-faqen e komunës.

Përndryshe, 19 shkurti i këtij viti nuk është dita e parë kur zëvendës ministri për arsim Spiro Risotvski, jep afat për mbarimin e kësaj shkolle,të cili nuk i është përmbajtur. Faqja e tij në Facebook me 25 tetor 2015, në një publikim në të cilin jep edhe link nga lajmet e mediumeve, Ristovski thotë se ndërtimi do të përfundojë në mars të viti 2016.

Shkolla lokale në lagjen Hrom në Komunën Gjorçe Petrov do të ketë 6 klasa shtesë. Ndërtimi do të përfundojë në mars të vitit 2016. 

Kjo, përsëri, nuk ndodhi.

 

BURIMET

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.