Rikonstruktimi i rrugës “11 Tetori” në Probishtip me vonesë prej katër vitesh
Projekt: Rikonstruktimi i tërësishëm i rrugës 11 Tetorit
Përshkrimin i projektit: Shtrimi i asfaltit të ri, ndërtimi i trotuareve dhe llambave energjetike. (Mjetet: 5.000.000 denarë Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Afati: viti 2013)
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, para katër viteve në programin zgjedhor “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Probishtip më të mirë”, (2013-2017), lajmëroi rikonstruktim të tërësishëm të rrugës “11 Tetori” në Probishtip. Në programin, në të cilin, ai si kandidat i VMRO-DPMNE-së, doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për këtë projekt (në pjesën Transporti dhe Infrastruktura rrugore faqe 73), thuhet që do të realizohet në vitin 2013. Por, punët ndërtuese për rikonstruktim të rrugës “11 Tetori” filluan në nëntor të vitit 2016 dhe ende është duke u realizuar, kështu që ky premtim sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” vlerësohet si “duke u realizuar”. Fillimi i rikonstruktimit në rrugën e përmendur në Probishtip, Tonevski lajmëroi se me 29 nëntor të vitit 2016, atëherë, siç transmetuan mediet, ai kumtoi se javën e ardhshme (e premte në nëntor të vitit 2016) fillon që të filloj rikonstruktimi i rrugës “11 Tetori”.
Ky është një projekt i cili është fituar si donacion nga fondet evropian IPA, dhe i cili realizohet në koordinim me Bankën Botërore në Republikën e Maqedonisë. Menjëherë pas miratimit të tyre do të arrijmë marrëveshje me realizuesin, ku procedura e tenderëve ka përfunduar komplet. (Tonevski)
Me 30 dhjetor të vitit 2016 mediumet informuan se buxheti i Komunës së Probishtipit për vitin 2017 është paraparë 58 milion denarë për projekte infrastrukturore. Sipas asaj që është planifikuar në buxhetin komunal:
do të rikonstruktohen dhe asfaltohen disa dhjetra kilometra, mes të cilave edhe rruga “11 Tetori”, e cila ka filluar që të ndërtohet.
Këto ditë (10.03.2017) në mediume ka pasur informata se në Probishtip është rikonstruktuar “11 Tetori” dhe se mjetet për rikonstruksion, rreth dhjetë milion denarësh, janë donacion nga fondet evropiane.
Me këtë projekt tërësisht është përfshirë vendosja e shtresës së re të asfaltit, trotuareve të reja nga të dy anët me gjerësi prej një metër e gjysmë, si dhe vendosje të kanalizimit atmosferik. (Tonevski)
Sipas planeve të komunës “në rrugën “11 Tetori” do të vendoset edhe ndriçim i ri me 14 shandan në të cilat do të instalohen llamba energjetike kursyese, ndërsa afati i realizimit për këtë projekt infrastrukturor është gjashtë muaj”. Andaj, edhe pse afati për realizim të projektit (2013) ka skaduar, përsëri, duke pasur parasysh se në këtë rrugë janë duke u realizuar punët ndërtuese dhe sipas projeksioneve rikonstruktimi duhet që të përfundojë për disa muaj, premtimi merr notën “duke u realizuar”.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Општина Пробиштип“, (Транспорт и патна инфраструктура, стр.73) [Пристапено: 14.03.2017]
- Сител (29.10.2016): Во Пробиштип завршува реконструкцијата на една од најфреквентните улици [Пристапено: 14.03.2017]
- Тајм.мк. (29.10.2016): Во Пробиштип завршува реконструкцијата на една од најфреквентните улици [Пристапено: 14.03.2017]
- Телевизија Стар (30.12.2016): Усвоен буџетот на општина Пробиштип [Пристапено: 14.03.2017]
- Тајм.мк (30.12.2016): ): Усвоен буџетот на општина Пробиштип [Пристапено: 14.03.2017]
- ТВ Ирис (10.03.2017): Во Пробиштип се реконструира најфреквентната улица [Пристапено: 14.03.2017]
- Тајм. Мк (10.03.2017): Во Пробиштип се реконструира улицата „11 Октомври“ [Пристапено: 14.03.2017]
- А1 ОН (10.03.2017): Во Пробиштип се реконструира улицата „11 Октомври“ [Пристапено: 14.03.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari