Recesion: Branko Gerovski – gazetar policor në gazetën e Fërçkos
Njëri nga tekstet e shumta që kanë për qëllim kryesor diskreditimin e gazetarit Branko Geroski është objekt i këtij recensioni. Shkrimi jep vetëm një fakt të saktë, që Gerovski ka qenë anëtar në publikimin profesional BEZDEDNOST, që e publikonte Ministria e Punëve të Brendshme të RM-së. Nga ky fakt, autori që edhe kësaj radhe është i panjohur, bën një konstruksion të ndërtuar nga gjysmë të vërteta dhe krejtësisht të pavërteta, spekulime dhe insinuata – me qëllim që ta bëjë publikun të besojë se Gerovski ka punuar për policinë, gjegjësisht ka qenë informator i policisë. Megjithatë, ilustrimet – faksimilet nga revista, me të cila tentohet ta dëshmohet “rasti” janë në favor të së vërtetës, gjegjësisht tregojnë se në bordin redaktues të këtij publikimi të çmuar, e cila është shpërndarë edhe jashtë kufijve të shtetit, nuk ka qenë vetëm Gerovski, por edhe profesorë tjerë nga Fakulteti Juridik në Shkup, Fakulteti për siguri dhe ekspertë të tjerë nga lëmi i drejtësisë dhe kriminologjisë. Ballina, jep një listë të plotë të autorëve, gjithashtu, profesorë të dalluar, punëtorë shkencorë dhe ekspertë nga lëmi shkencave juridike dhe kriminologjia, të vendit dhe të huaj, të cilët punimet e tyre i kanë publikuar në revistë. Me këtë dështon përpjekja që angazhimi i Gerovskit në BEZBEDNOST të tregohet si bashkëpunëtor i policisë
Linku deri te artikulli origjinal: Branko Gerovski – gazetar policor në gazetën e Fërçkos!
Data dhe koha e publikimit: 29.01.2014
Data e recensionit: 2.02.2014
Recensues: Jugosllava Dukovska
Vërtetësia: Faktet e përfshira në artikull janë të verifikueshme – Branko Geroski të vërtetë ka qenë anëtar i bordit editorial të revistës BEZBEDNOST, e cila është financuar dhe botuar në MPB dhe kjo mund të shihet në faksimilen e revistës. Pjesa tjetër e tekstit përmban pohimet të kota, të bërë në formën e spekulimeve:
“Atëherë bashkëpunëtorë të afërt të Gerovskir për Netpress kanë konfirmuar se ai ka punuar për Ministrinë e Brendshme dhe disa nga kolegët e tij nga ajo kohë ia kanë zënë për të madhe se ai ishte angazhuar në polici”
Kjo “penë e lirë gazetareske” në mes tjerash ka qenë gazetar i regjimit i angazhuar në polici.
“Netpres nuk ka arritur të sigurojë nëse Gerovski ka marrë kompensim financiar për angazhimin e tij në këtë buletin policor, apo kjo ka qenë e rregulluar në ndonjë mënyrë tjerët. Por, gjithashtu nuk është e njohur se çfarë lloj angazhime dhe detyra tjera ka marrë Gerovski nga policia, atëherë e kontrolluar nga Fërçkovski.”
Burimet e informatave: Burim i vetëm i shfrytëzuar në këtë artikull është revista BEZBEDNOST, në impresumin e së cilës qëndron se Branko Gerovski është anëtar i bordit redaktues. Nuk ka ndonjë tentim që autori i tekstit të kërkojë të kërkojë deklaratë, gjegjësisht shpjegim nga Gerovski ose nga ish-ministrat Frçkovski dhe Çokrevski, gjatë mandatit të cilëve është realizuar bashkëpunimi, për natyrën e angazhimit profesional të gazetarit Gerovski, për të cilin bëhet fjalë, edhe pse gjithë aktorët janë gjallë.
Përmbajtësia: Teksti nuk është gjithë përfshirës dhe fsheh informata – se për çfarë reviste bëhet fjalë, kush ka shkruar për këtë revistë, cila ka qenë natyra e angazhimit e autorit dhe cila e anëtarëve të bordit redaktues. Diçka mund edhe të nuhatet nga vet ilustrimet – faksimilet e kopertinave dhe faqet e brendshme të revistës dhe kjo është se bëhet fjalë për publikim profesional, i cili ka katër publikime në vit dhe në të janë paraqitur me punimet profesionale dhe shkencore profesorët universitar, kriminolog, ekspert të ligjit penal, ekspertë ligjorë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe në stafin redaktues të revistës, gjithashtu ka pasur anëtar të shquar profesorë dhe ekspertë.
Anshmëria: Teksti nga vet fillimi, nëpërmjet spinimit të faktit të vetëm me të cilin disponon – angazhimin e Gerovskit në redaktimin e revistës, tenton të konstituoj storje çka do të arsyetonte titullin diskreditues dhe ofendues: “Branko Gerovski – gazetar policor në gazetën e Fërçkos”. Angazhimi në redaktimin e revistës profesionale, i cili me siguri ka qenë honorar, për arsye sipas deklarimit në tekstin, Gerovski ka qenë i punësuar si gazetar në “Veçer”, autori i artikullit e barazon me punën PËR policinë, lënë të kuptohet se ai në të vërtetë ka qenë informator i policisë, gjatë periudhës së:
“Periudha e kontrollit të rreptë të mendimit të lirë dhe monopol të tregut të mediave. Gjithashtu, o është një periudhë kur me anë të policisë janë ndërmarr veprime për përgjimin në masë të kundërshtarëve politikë dhe periudhë kur fillon pluralizmi i mediumeve, për të cilën shumë analistë thonë se është bërë nën kontrollin e rreptë të policisë “.
Komentim: Elementet e komentimit, gjegjësisht janë përmbajtja e vetme e tekstit.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Tekst i pa nënshkruar, autori panjohur.
Kualiteti i titullit: Titulli sjell konfirmim të rremë me konotacion fyes – se Branko Gerovski është gazetar “policor”. Edhe pse një kategori e tillë nuk ekziston, ky konstruksion duhet t’ju asocoj lexuesve se Gerovski ka qenë bashkëpunëtor i policisë për arsye se ka bë redaktimin e revistës profesionale.
Fotografia: Teksti është ilustruar me fotografinë e Gerovskit nga një pres konferencë, si dhe me faksimil nga kopertina dhe faqe tjera të revistës BEZBEDNOST.
Gjuha e urrejtjes: Duke u nisur nga titulli, nëpërmjet konstrouimit të “rastit” nga angazhimi redaktues në revistë e cila sjell tema nga lëmi i sigurisë, deri te kualifikimet ofenduese deh spekulimet, e bëjnë këtë tekst shembull tipik për “smear campaign”, në funksion të diskreditimit të personit.
Përfundimi: Bëhet fjalë për shembull tipik të “tekst për të nxi”, ku shënjestër është gazetari i cili nuk është favor të qeverisë. Dhe, siç është praktikë e zakonshme, këto tekste nuk shfaqet në mënyrë të izoluar, por në varg me detaje të vogla madje edhe të parëndësishme, shpesh tërësisht ose pjesërisht të pavërteta janë ushqyer çdo ditë për publikun dhe për të mbajtur tensionin mbi të njëjtën temë. Ky fenomen është i njohur edhe si “smear campaign” gjegjësisht “kampanjë për njollosje” “character assassination” gjegjësisht “atentat i personazhit dhe i veprës” dhe në vitet e fundit me të madhe është përdorur për ballafaqim me kundërshtarët politikë në vend. Këto tekste nuk kanë shumë të përbashkët me tekstet hulumtues gazetareske kurse njihen një autorët nuk tentojnë që temën të hapin në mënyrë profesionale dhe deri në fund të hulumtojnë dhe ti publikojnë të gjitha faktet dhe argumentet pa marrë përsyshë për çfarë përfundimi ato tregojnë, vetëm i plasojnë ato fakte të cilët flasin në favor të pohimeve të tyre, kurse pjesën tjetër e fabrikojnë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari