Recension:Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk lider i informimit shqip

Në këtë artikull është bërë shtrembërimi i informatave, duke plasur një të vërtetë të shfytyruar. Edhe pse artikulli shërbehet me burime legjitime, është e qartë qasja e pabalancuar a autorit për të favorizuar pozitën e portalit  të cilit i përket. Në tekst bëhet e ditur se sipas vlerësimit të ALEXA-s, portali Zhurnal.mk dominon si lider absolut midis portaleve tjera shqiptare. Kjo mund të vërehet se nuk është e vërtetë menjëherë pas analizimit të linqeve të dhëna më poshtë, ku janë të paraqitura katër kategori në të cilat është matur popullariteti i ueb sajteve. Zhurnal.mk dominon vetëm në dy prej tyre, që në asnjë mënyrë nuk e bën të jetë “lider absolut”.

Vlerësimi i Gemius  Zhurnal.mk lider i informimit shqipLinku deri te artikulli origjinal: Vlerësimi i Gemius: Zhurnal.mk lider i informimit shqip

 Data dhe koha e publikimit: 29.11.2013

 Data e recensionit: 29.11.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Konstatimi parësor i këtij artikulli nuk është i vërtetë. Në të pohohet se portali Zhurnal.mk është lider absolute në popullaritet në tregun e medias midis portaleve shqiptare. Megjithatë, kjo lehtë mund të vërtetohet si konstatim jo valid me ndjekjen e linqeve të cilat vërtetojnë se Zhurnal dominon vetëm në dy kategori.

Burimet e informatave: Artikulli nuk ka mungesë të burimeve. Ato ekzistojnë dhe janë dokumentuar më poshtë. Mirëpo, përgjat këtij kontributi gazetaresk, është bërë shtrembërim I qartë I fakteve dhe ato janë paraqitur në kontekst të shtrembëruar.

 Përmbajtësia: Edhe pse përmbajtësor në kontekstin e duhur dhe i shoqëruar me burime korrekte, nuk mund të anashkalohet fakti se konstatimi gjoja Zhurnal.mk dominon në të gjitha kategoritë, ndikon në kualitetin e përmbajtjes. Në rast se raportimi do të bëhej conform fakteve ekzistente, është e qartë se edhe informacioni do të përmbante të dhëna të tjera që do të ndikon thelbësisht mbi kontekstin.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Ky artikull është një kontribut autentik gazetaresk dhe nuk tregon shenja të plagjiaturës.

Kualiteti i titullit:Titulli në këtë rast është joadekuat dhe nuk pasqyron të vërtetën. Ai ngjall perceptim të gabueshëm tek lexuesit dhe manipulon me vlerësimin e opinionit.Një gjë e tillë, është tentuar të fshihet edhe brenda informacionit, por burimet e dhëna zhbëjnë këtë pohim.

Fotografia: Në fotografi është paraqitur vetëm llogoja e kompanisë e cila bën evaluimet statistikore dhe matjet të cilave u referohet artikulli. Megjithatë, ajo nuk tregon asgjë lidhur me informacionin që thotë se Zhurnal.mk është lider absolut në tregun e mediave shqipe në Maqedoni.

AnshmëriaAnshmëria është tejet evidente, me vetë faktin se si në titull, ashtu edhe në vetë artikull, promovohet pozita e portalit amë, madje duke u glorifikuar me disa informata të pavërteta.

Përfundimi: Shtrembërimi i fakteve është ndërhyrje serioze në etikën gazetareske dhe është një praktikë e pa tolerueshme në botën e profesionalizmit. Në këtë artikull qartë evidentohet një gjë e tillë dhe kjo me automatizëm e zhvesh atë nga çdo legjitimitet I mundshëm.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.