Recension: Zaevi me kërkesa të njëjta sikurse Cërvenkovski – pa zgjedhje do të vijë në pushtet
Ky është një tekst, i cili në pjesën më të madhe, nëse jo edhe në tërësi, është i pavërtetë. Ose bëhet fjalë për spekulime të vrazhda që kalojnë në manipulime, ose bëhet fjalë për mosdije. Më tepër më duket se bëhet fjalë për të parën.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi me kërkesa të njëjta sikurse Cërvenkovski – pa zgjedhje do të vijë në pushtet
Data dhe koha e publikimit: 24.06.2014, 18:06
Data e recensionit: 25.06.2014
Recensues: Vllado Gjorçev
MANIPULIM I PLOTË
Teksti është plotësisht i pavërtetë. Bëhet një paralele e cila deri tani nuk është treguar si e vërtetë. Për shkak se as lideri aktual i LSDM-së, e as ai i mëparshmi, askund nuk kanë thënë se duan të vijnë në pushtet pa zgjedhje. Për këtë arsye teksti është një manipulim. E çështje tjetër është ajo se kjo nuk është e mundur në vende demokratike.
Nuk ka burime të informatës, por këtu kemi një lloj supozimi. Një tekst krejtësisht komentues, që nuk është përpjekur të sigurojë as përgjigje është nga të involvuarit.
Përndryshe, bëhet fjalë për tekst pa përmbajtje, kemi të bëjmë me tezë të supozuar e cila gjoja tentohet të përpunohet, por në fund del se përpjekja ka dështuar.
PA STANDARDE GAZETARESKE
Edhe këtu shihet se anshmëria është politike dhe se ka ndonjë qëllim. Si duket teksti është përgatitur që para se të fillojë takimi i liderëve dhe vetëm është pritur momenti “t’i gjuhet” publikut.
I gjithë teksti është koment pa i respektuar standardet gazetareske.
Edhe ky artikull u paraqit në disa media dhe nuk mund të konstatohet me saktësi se a është i pari.
Titulli dezinformon dhe e shtrembëron të vërtetën. Që aty shihet se si do të pasqyrohet “teza” në tekst.
Fotografia është vetëm sa për ilustrim dhe është gjëja e vetme që është e vërtetë në këtë tregim.
Sikurse edhe në shumicën e recensioneve, edhe për këtë duhet të përfundohet se bëhet fjalë për tekst që është jashtë të gjitha standardeve gazetareske. Teksti në mënyrë arrogante përpiqet ta imponojë tezën me të cilën do të ndryshohej mendimi publik. Edhe pse nuk besoj se do të ketë sukses në këtë, megjithatë, nuk guxon të harrohet se mediat akoma kanë ndikim të fuqishëm mbi qytetarët.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari