Recension: Zaevi filloi të fshehet nga hetimi për “Puçin”
Lajmi me titull: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” është i rrejshëm. Mënyra në të cilën është shkruar dhe plasuar ky material le përshtypjen se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të paqëllimshëm, por se me qëllim është publikuar një dezinformatë me qëllim që të nxihet lideri i opozitës.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin”
Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 15:20
Data e recensionit: 19.02.2015
Recensuese: Оlivera Vojnovska
LAJM QË S’KA TË BËJË ME TË VËRTETËN
Artikulli në bazë të informatave të pakonfirmuara, nga burime anonime, mirëpo “të sigurta” bën konstruksion se: “lideri i opozitës filloi te fshehet nga organet hetuese në rastin Puçi”. Qëllimi nxirret edhe nga titulli spinues dhe lexuesve u servohet si e vërtetë e plotë. E në fakt, bëhet fjalë për trillim të plotë.
Në fakt, në demantin nga socialdemokratët thuhet se lideri i LSDM-së nuk është ftuar në Prokurori për rastin “Puçi”, por si dëshmitar në lidhje me padinë penale për përgjimin e paautorizuar, të parashtruar nga LSDM-ja dhe për shkak të dorëzimit të materialeve plotësuese. Me këtë rast, sqarohet se për shkak të obligimeve të caktuara më herët të Zaevit, me shkrim është kërkuar termin tjetër nga Prokuroria.
Poashtu, në materialin që e recensojmë përmendet edhe ajo se deklaratë para Prokurorisë ka dhënë avokati i Zaevit, mirëpo nuk tregohet se çka ka thënë. Mirëpo, nga ana tjetër, thuhet se ai “nuk është përgjigjur në pyetjen se pse klienti i tij nuk është paraqitur para organeve hetuese”. Qasja e këtillë manipulative krijon një përshtypje sikur avokati ka qenë në Prokurori në lidhje me rastin “Puçi”.
Mirëpo, nga deklarata e avokatit, të cilën e transmetuan disa media, shihet se ai në emër të LSDM-së deri te Prokuroria ka dorëzuar dëshmi të reja për skandalin me përgjimet.
Është dorëzuar zgjerim i padisë së parashtruar penale për përgjim të paautorizuar. Si dëshmi janë dorëzuar të gjitha ato inçizime që tashmë janë prezantuar publikisht, Presim që prokuroria publike ta marrë parasysh edhe këtë material dëshmues dhe të veprojë sipas ligjit.
Dhe padyshim, deklarata qëllimisht nuk është transmetuar, për shkak se ajo nuk përputhet me skenarin e kësaj përmbajtjeje mediatike që është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve. Faktikisht, të gjitha elementet bëjnë me dije se ky lajm i shkurtër s’ka të bëjë me të vërtetën. Në të janë shkelur disa nene të Kodit gazetaresk, duke e përfshirë edhe parimin kryesor të premabulës:
Detyrë kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari