Recension: Xhorxh Sorosi u bë pronar i Qumështores së Manastirit?!

02052015-KapitalSorosMlekar-crop-resize

 

Stereotipet janë armik i gazetarisë së mirë. Në këtë tekst është harruar ky paralajmërim dhe ai është dorëzuar para njërit nga stereotipet që dominojnë në realitetin e krijuar nga mediat te ne, atë për miliarderin dhe filantropin, Xhorxh Soros. Me këtë është zhvendosur fokusi i strojes dhe në vend të storjes për përfitimet nga kjo marrëveshje e pretenduar e biznesit, publikut i ofrohet një përmbajtje me stereotipe.

02052015-KapitalSorosMlekarLinku deri te artikulli origjinal: Xhorxh Sorosi u bë pronar i Qumështores së Manastirit?!

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2015, 15:11

Data e recensionit: 06.02.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Në vend që autori i përmbajtjes të merret më seriozisht me vërtetësinë e storjes për kompaninë që e kemi këtu, në fqinjësi, ai na i përcjell spekulimet nga një medie tjetër. Me të vërtetë, a ka nevojë për ndonjë kreativitet të madh që t’u kujtohet se mund të thirrni në telefon në Manastir dhe të merrni informatë të dorës së parë. Ose nga kompania nga Serbia, në pronësi të së cilës është pakoja e aksioneve shumicë të qumështores së Manastirit.

Mirëpo, në vend të kësaj, në vend të qasjes gjithëpërfshirëse, autorët janë kënaqur vetëm me transmetimin e informatës nga media e vendit fqinj, duke i theksuar kontorverzat dhe stereotipet për Xhorxh Sorosin, të cilat, në parim, i krijojnë mediat që janë të afërta me garniturën aktuale në pushtet.

Për fat të keq, për shkak të dominimit të këtyre stereotipeve, kjo përmbajtje mediatike na e përkujtan analizën e publikuar në këtë faqe me titull “Мediat duhet ta njohin profilimin“, të profesoreshës Mirjana Najçevska, e cila tërheq vërejtjen:

“Sipas definicionit, profilimi do të thotë përdorim i disa karakteristikave ose formave të sjelljes dhe të veprimit, me qëllim të gjeneralizimit, vlerësimit të përgjithësuar për ndonjë person të caktuar. Nga njëra anë e profilimiz është individi që vendoset në një kornizë të caktuar, ndërsa nga ana tjetër është ai që e definon sjelljen vetjake ndaj atij individi, pikërisht duke u bazuar në kornizën në të cilën është vendosur.”

Pastaj në analizë elaborohet se profilimi është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me etiketimin dhe/ose stigmatizimin dhe se simplifikimi (thjeshtësimi) i karakteristikave që e përcaktojnë një njeri, e që shpesh bazohet në stereotipe, e hap derën e paragjykimeve dhe të diskriminimit ose të gjuhës së urrejtjes.

Këtë,  kjo medie, me tekst të këtillë, nuk e ka njohur.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.