Recension: Vritet opozitari, qëllohet me armë zjarri në rrugë, duke shëtitur me gruan

Убиен-опозиционер-застрелан-на-улица-додека-шетал-со-жената-Сител-Телевизија-crop-resize

 

Titulli i këtij teksti, ku janë shënuar disa të dhëna kyçe, si për shembull, vendi ku ka ndodhur ngjarja ose emri i opozitarit, ka për qëllim ta orientojë lexuesin në përfundim të gabuar. Ai poshatu përmban edhe informata të gabuara, gjegjësisht thuhet se opozitari ka qenë me gruan e tij në momentin e vrasjes.

Убиен опозиционер  застрелан на улица додека шетал со жената   Сител Телевизија

Linku deri te artikulli origjinal: Vritet opozitari, qëllohet me armë zjarri në rrugë, duke shëtitur me gruan

Data dhe koha e publikimit: 27.02.2015

Data e recensionit: 04.03.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Në kushte të krizës politike në Maqedoni, kur opozita në krye me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev i publikon të ashtuquajturat “bomba”, ndërsa qeveria në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski ngre padi penale për organizim të “Puçit” shtetëror , ku është i përfshirë edhe vetë Zaevi, shumë lehtë manipulohet me lexuesit.

Me qëllim që të tërhiqet lexueshmëri sa më e madhe, mediat publikojnë lajme me tituj senzacionalistë dhe të paqartë. I tillë është shembulli edhe me këtë tekst, titulli i të cili e orienton lexuesin në mendim të gabuar.

Çdokush që do ta lexojë titullin bombastik “Vritet opozitari, qëllohet me armë zjarri në rrugë, duke shëtitur me gruan”, logjikisht do të mendonte se kjo ka ndodhur në Maqedoni dhe menjëherë dio të klikonte te titulli që ta shohë se cilin opozitar e kanë vrarë. Mirëpo, nga ana tjetër, tekstin fletë për diçka tjetër. Bëhet fjalë për opozitarin rus dhe kritikun e kryetarit Vlladimir Putin, Boris Nemcov.

Do të ishte më profesionale sikur në tekst të theksohej vendi ku ka ndodhur vrasja, në rastin konkret në Moskë, ose emri i opozitarit të vrarë, Boris Nemcov.

Titulli i këtij teksti do të duhej të ishte “Vritet opozitari në Moskë” ose “Vritet opozitari rus Boris Nemcov”.

Informata që gjendet në titull, se opozitari ka qenë me gruan e tij në momentin e vrasjes është e gabuar dhe jokonsekuente. Më poshtë në tekst “gruaja” është zëvendësuar me “një femër”.

Vrasja ka nd0dhur në afërsi të Kremlinit, derisa Nemcov ka shëtitur në shoqëri të një femre.

Në fakt, Nemcovi ka qenë në shoqëri të dashnores së tij, modelit ukrainas, Аna Durickaja.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.