Recension: Vrasje e tmerrshme: E ka hedhur fëmijën dyvjeçar nga kati i dhjetë e pastaj e ka vrarë gjyshja e tij

recenzijanatekst-098-09876-crop-resize

Të transmetohet një informatë në mënyrë korrekte nuk do të thotë vetëm të transmetohen informata të sakta, por edhe të bëhet një renditje adekuate e përpgjigjeve në pesë pyetjet kryesore gazetareske, gjegjësisht ato të renditen sipas prioritetit. Gjithnjë e më shpesh ndodh që në tekste të evitohet të përmendet vendi i ngjarjes për të cilin raportohet, me çka, me siguri me vetëdije, bëhet një përpjekje e pandershme që të “mashtrohet” ai që lexon se ngjarja ka ndodhur në Maqedoni dhe të krijohet një përshtypje e rrejshme se ngjarja është më me ndikim dhe më e afërt. Kjo krijon animozitet dhe humbje të besimit te publiku që është i njohur me rregullat e të shprehurit mediatik.

recenzijanatekstLinku deri te artikulli origjinal: Vrasje e tmerrshme: E ka hedhur fëmijën dyvjeçar nga kati i dhjetë e pastaj e ka vrarë gjyshja e tij

Data dhe koha e publikimit: 05.08.2014

Data e recensionit: 08.08.2014

Recensuese: Мirosllava Burns

Para nesh gjendet një lajm i shkurtër që ka ndodhur në Rusi. Mirëpo, vendin se ku ka ndodhur vrasja e kuptojmë diku nga fundi i tekstit, edhe pse gjatë raportimit për ngjarje të këtilla është e logjikshme dhe e domosdoshme që kjo të theksohet në fillim si informatë kryesore. Në aspektin grafik, teksti është i ndarë me fotografi, e cila, poashtu, mund të jetë pengesë që sa më shpejtë të fitohet informata e nevojshme për vendin e ngjarjes, gjegjësisht në krye të lajmit. Edhe pse mediat në internet e kanë përparësinë t’i lidhin me link artikujt me burimet prej ku janë marrë informatat, kjo mundësi që është karakteristike për mediat onlajn, nuk është shfrytëzuar. Megjithatë është dhënë burimi Itar Tas, i cili është relevant. Mirëpo lajmi është tepër i shkurtër dhe i ngjan pjesë së parë të një “lajmi të vazhdueshëm”. Vërejtja është se lihet dyshimi që të mendohet se ngjarja ka ndodhur në vend, me qëllim që lexuesit të orientohet në gjykim të gabueshëm. Truku me të vërtetë sjell me tepër klikime, mirëpo efekti është humbja e besimit. Në titull komentohet se vrasja është e tmerrshme. Pse, a ka vrasje që nuk është e tmerrshme? Prandaj, është e paqartë nevoja për të përdorur kualifikim të tillë dhe kjo e zbulon qasjen senzacionaliste. Nuk ka nevojë për “përforcimin” ose “zbutjen” e tmerrit. Mjafton të transmetohen vetëm faktet, në mënyrë relevante dhe të ndershme.

Në fund, shumër shkurt, gazetari duhet të jetë në gjendje t’i nënshkruajë tekstet e tij ose tekstet që i përpunon, me çka krijon besim te lexuesit dhe formon kredibilitet personal. Pseudonimet (ose llagapet) duken shumë joprofesionale.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari