Recension: VMRO-vasit në Kuvend mund të lavdërohen sе kanë bërë 13 fëmijë, ndërsa socialdemokratët tre

Vmrovski-bebinja-crop-resize

’Këta deputetët, veçanërisht të shumicës parlamentare janë tipa me të vërtetë të mirë. Këta të opozitës disi janë frigjidë, e ndoshta edhe sterilë, dhe nuk janë të aftë për asgjë. Nuk munden as një fëmijë ta bëjnë, e lëre më shtet. Prandaj edhe nuk janë në pushtet aq kohë dhe asnjëherë nuk do të vijnë.‘

Kërkoj falje për hyrjen, por vetëm desha ta provoj se si, në fakt, shkruhen tekstet e këtilla. Dhe me të vërtetë qenka e lehtë. Nuk mërzitesh fare se çka shkruan. Bile, as që ka nevojë të përgatitesh dhe ta përdorësh Google-in, por me gjasë në e-mail të vjen tema, me emra e mbiemra, e ti duhet vetëm ta përplasësh në ueb-faqe.

Me të vërtetë nuk e di se cili është qëllimi këtij teksti. Por, gjendja faktike e njerëzve me mendje të shëndoshë thotë se është këtu. E pasiqë është këtu dhe pasiqë është i këtillë, i nënshtrohet recensionit. E, sa i përket atij që nuk do, ose mos dhashtë Zoti nuk e kupton, vështirë është të arsyetohet, sepse teksti nuk është ashtu siç duhet (edhe sipas normës edhe sipas moralit, etikës, rregullave…). Por, me të vërtetë, ky tekst është jashtë rregullave të gazetarisë dhe i keq për shikmin, dëgjimin dhe të gjitha shqisat.

 

Vmrovski bebinjaLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-vasit në Kuvend mund të lavdërohen sе kanë bërë 13 fëmijë, ndërsa socialdemokratët tre

Data dhe koha e publikimit: 12. 05. 2014, 13:19

Data e recensionit: 13.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

KUSH KA FËMIJË LE TË PARAQITET

Teksti ndoshta është i vërtetë. Askush nuk e konteston se 13 deputetëve u kanë lindur fëmijë. E as që konteston se në ndërtesën time dy vitet e fundit një fqiu tim i lindën vajza binjake (janë shumë të lezetshme), një fqinje lindi djalë në moshën 43 vjeçare, fqinjët tjerë akoma janë duke e bërë fëmijën e dytë, e në hyrjen tjetër ka foshnje të tjera, i dëgjoj se si qajnë, por nuk e di se sa janë në numër.

Nuk ka burime të informatave ose së paku nuk janë theksuar. Me gjasë ka ndonjë statistikë, nuk besoj se janë lodhur duke shkuar deputet pas deputeti dhe t’i pyesin se kush sa dhe çfarë fëmijësh ka, a planifikojnë të kenë edhe ndonjë tjetër, dhe a flejnë me gratë dhe e kundërta a flejnë gratë me burrat e tyre në mbrëmje (e nuk është patjetër të jetë në mbrëmje).

Teksti është i mbushur përplot… emra, emra, gjysmën nuk e dini (sikurse unë). Me rëndësi është se kanë fëmijë, siç, supozoj kanë edhe një milionë e gjysmë qytetarë të Maqedonisë. Е, tani, çështje tjetër është se (teksti nuk e trajton këtë), kur dhe si janë mbarsur, sa kohë janë mbajtur në bark, ku ka shkuar në kontroll amvisja (në spital privat ose publik)?

 

KUJT TJETËR DO T’I KUJTOHEJ

Nuk ka anshmëri, përveç (edhe pse nuk më besohet) me tekstin ndoshta dëshirohet të bëhet tifo për tipat. Për ata që bëjnë fëmijë. Nuk e di? Ndoshta edhe bën tifo në këtë aspekt. Ose si ishte ajo thënia – nëse nuk tregon se ke pasur seks me ndonjërën, është njësoj sikur të mos kesh pasur.

Për çudi nuk ka komentim të hapur, por nga ana tjetër, teksti është përplot me komente të fshehura. Prej fillimi deri në fund, Shihet prej aeroplanit në Alaskë.

Teksti është origjinal, për shkak se nuk mendoj se dikuj tjetër do t’i kujtohej të bëjë një tekst të këtillë.

Titulli tregon gjithçka. Në fakt edhe nuk ka nevojë ta lexoni tekstin. Gjithçka e keni të qartë. Kush është lartë, e kush është poshtë.

Është normale se nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë fotografi nga nata kur janë mbarsur foshnjet, e nuk guxojnë (së paku është respektuar rregulli) të vendosin fotografi të fëmijëve të vegjël, e kjo që është vënë në tekst është sa për ilustrim – foto në grup. Nga gjithë Kuvendi.

Ka gjuhë të urrjetjes, gjithsesi. Njërën palë tani e njeh i gjithë fshati, e të tjerët, hm, ata janë të paaftë. Tallem, gjithesi. Në kuptim klasik të fjalës nuk ka gjuhë të urrejtjes.

Me të vërtetë, vetëm me plumbat e tyre mund të recensohet një tekst i këtillë. Edhe pse nëse duam t’i japim kuptim (që nuk do të duhej) do të themi se ky është një tekst që nënçmon disa njerëz në llogari të të tjerëve. Jo vetëm disa deputetë në llogari të të tjerëve, por nënçmon edhe qytetarë. E çka të bëjmë me qëndrimin e atyre familjeve dhe njerëzve që nuk duan të kenë fëmijë. Duhet të digjen? Apo? Dhe për fund edhe një pyetje retorike: A kanë pyetur se sa prej tyre (për fat të keq) nuk mund të kenë fëmijë, e kanë dëshirë më të madhe se sa ata që kanë nga tre fëmijë?

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari