Recension: VMRO-DPMNE me lista për shumicë absolute në Parlament

211-0987-009988-123-000-crop-resize

Me shpirt të qetë mund të them se kjo jo vetëm që renditet në mesin e “produkteve” mediatike me një shkelje të paparë të rregullave profesionale, por edhe siç dëshiron të thotë një zyrtar i lartë qeveritar, “është në kundërshtim me dispozitat pozitive ligjore” në vend.

Pyes veten si ka mundësi që “dikush” me një mendjelehtësi të paparë, një buletin politik dhe një listë të “dëshirave partiake” ta shesë si lajm legjitim për publikun, edhe atë pikërisht para zgjedhjeve. Nga paragrafi në paragraf, lexuesit manipulohen në mënyrë të qëllimshme me të ashtuquajtura “informata”, të cilat kanë një qëllim të vetëm propagandistik – të lartësohet partia qeveritare kundrejt opozitës, duke përdorur formulime për “pamposhtshmërinë” e njërës palë ndaj të tjerëve, dhe e gjithë kjo nuk është mbështetur me burime.

2Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE me lista për shumicë absolute në Parlament

Data dhe koha e publikimit29.03.2014, 19:16

Data e recensionit:  31.03.2014

RecensuesVlladimir Mirçeski

 

LAJMI VIKTIMË E TIFOZERISË PARTIZANE  

Në rastin konkret, vërtetësia e cila duhet të jetë e komponentë e pakushtëzuar në secilin lajm, është viktimë  e plotë e tifozerisë partiake. Si të kuptohen ndryshe formulimet:

“Pasi kreu i opozitës Zoran Zaev shmangu konfrontimin e drejtpërdrejtë me kryeministrin, sipas sondazheve kryeministri pritet të fitojë tre herë më shumë vota kundër mbajtësit të listës së LSDM-së Renata Deskovska dhe Radmilla Shekerinskës”;

 

“Nikolla Todorov pas fitores ndaj LSDM-së në përpjesëtim 3:1 në vitin 2011 në njësinë zgjedhore 6, këtë vit shkon në rezultat rekord si bartës i listës në njësinë zgjedhore 3“.

Pra, informacioni për bartësit e listave të partisë në pushtet krejtësisht është abuzuar dhe është vënë në formë të spinit për qëllime të dukshme politike. Nuk është mundur të ngelet në një “lajm” të vërtetë, por është dashur të mbushet, të mbështjellët dhe kështu me radhë, për të fituar “tortë mediatike”, e cila do të jetë sipas qejfit të dikujt. Por, ajo që është më e  keqja në tekst përveç emrave të kandidatëve kryesor në gjashtë njësitë zgjedhore mbështetet edhe në disa hulumtime të publikut, ku askund nuk preciozet se kusht, kur dhe sa ka qenë mostra për këto “anketa”. Nga ana tjetër, ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor janë mjaft të rrepta në aspekt të pasimit të informatave në mediume të hulumtimit të opinionit publik në periudhë parazgjedhore.

“Gjatë publikimit të rezultateve nga hulumtimi i opinionit publik të lidhura pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediumet obligohen ti japin të dhënat emrin e porositësit dhe kush e ka paguar hulumtimin, institucionin i cili e ka realizuar hulumtimin, metodologjinë e aplikuar, madhësinë dhe strukturën e mostrës së hulumtuar dhe periudhën kur është realizuar hulumtimi” – thotë neni 77 nga Kodi zgjedhor.

Ku është realizuar kjo në këtë artikull? Askund! Nga këtu, jo vetëm se janë anashkaluar standardet profesionale, por ka shkelje të ligjit. Këtë lloj të vërtetësinë më tej duhet të flasim?!

 

PAK DOBI NGA BURIME TË TILLA

Nëse thuhet se “qeveria do të shkatërrojë me 3:1 ose 4:1“ dua të di se në bazë të çkaje bazohet një fuqi e tillë. Edhe këtu përsëri kthehemi përsëri në atë që është thënë më herët – nuk ka burime, me përjashtim, të atyre partiake pro edhe ato janë anonime. Thuhet “sipas anketave të bëra nga  4 agjenci të specializuara, nga të cilat dy të huaja, bartësit e listave të VMRO-DPMNE, janë në avantazh së paku 3:1, në disa raste edhe  4:1 kundrejt bartësve të LSDM-së”. Jo, jo kolegë”! Kjo aspak nuk mjafton, nuk e përmbush as edhe minimumin … Nevojiten të dhëna të qarta se kush e ka realizuar hulumtimin, kush e ka porositur anketën, etj … Numrat kështu nuk asnjë kredibilitet. Nga ku unë ose publiku të dimë se këto anketa nuk i ka bë “qendra” partiake. Kjo, gjithsesi ka efekt edhe kundrejt përmbajtjes, sepse risia e vetme janë bartësit e listave, kurse e gjithë tjetra gjegjësisht 90%, është reklamim klasik politik, e cila e ka vendin në fushatën e partiake dhe jo në një tekst gazetaresk.

 

TEKST REKLAMË PËR “DOMINIM PARTIAK”

Për arsye se konfirmuam se ka shumë reklamë për “dominim partiak” është e qartë se materiali është lëvizur nga pozicioni i paanshmërisë. Më saktë, as edhe nuk ka pasur dëshirë që të mbahet ndonjë objektivitet.

“Informimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet duhet të jetë i pa anshëm dhe i balancuar” – thotë neni 14 nga Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë.

Së pari, aspak nuk konsiderojë se këtu ka produkt legjitim gazetaresk, kështu që nuk ka edhe ndonjë nevojë që të verifikohet nëse është origjinal apo plagjiaturë, për arsye se qartë është porosia. Sa për ilustrim për rëndësinë flet fakte se edhe protalet tjera si motra kanë publikuar të njëjtin tekst.

Titulli i përdorur është një storje në vete. Nuk ka asnjë distancim, është formuluar si njoftim partiak, dhe jo si artikull i dedikuar për publikun e gjerë.

Krejt në fund, përfundimi është se kemi tekst i cili absolutisht nuk është shembull për kategorinë informativ e le më për gazetaresk. Më shumë, i përshtatet kategorisë propagandë…

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.