Recension: VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë deputetët e LSDM-së edhe me nga një rrogë për vitin e ri
“Hajde, popull, VMRO-ja qeras! Paratë i kanë nga trashëgimia. Ndërsa LSDM-ja është e punësuar te VMRO-ja!” Ky është reagimi i një lexuesi të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media“ (SHVFM). Reagim i mprehtë, para së gjithash, ndaj titullit të këtij teksti gazetaresk, të cilin e recensojmë me propozimin e lexuesit tonë.
Përshtypja dhe reagimi i lexuesit tonë është njëri nga problemet e titujve të fomuluar në këtë mënyrë. Pjesërisht, gjegjësisht është nxjerrë vetëm një poentë dhe, që është edhe më keq, është potencuar diçka (VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë…) që shkakton kundërefekt në kurriz të objektivitet: “Paratë i kanë nga trashëgimia. Ndërsa LSDM-ja është e punësuar te VMRO-ja!”. Dhe lexuesi mesatar nuk ka nevojë të lexojë më tepër për shkak se titulli i sugjeron se teksti është i anshëm, edhe atë në masë të madhe.
Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja do t’i qerasë deputetët e LSDM-së edhe me nga një rrogë për vitin e ri
Data dhe koha e publikimit: 15.12.2014
Data e recensionit: 17.12.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Ky tekst nuk ka problem me vërtetësinë, për shkak se ajo është e paraqitur si e pakapshme, sepse gjithë storja është ndërtuar mbi spekulime. Të merremi vesh që në fillim, në gazetari është e lejuar të shkruani për spekulime, mirëpo përbërës i domosdoshëm në storjen e tillë duhet të jenë burimet. Ato duhet t’i interpretojnë spekulimet. Veçanërisht kur bëhet fjalë për tema politike, edhe atë kur bëhet fjalë për spekulime të cilat, në fakt bëhen instrumente për manevra politike.
Ky tekst si të tilla duheshte t’i kontekstualizojë spekulimet politike për të cilat shkruan, dhe këté duheshte ta bëjnë analistë të pavarur politikë ose njerëz të informuar që kanë kapacitet, legjitimitet dhe guxim politik, që t’i interpretojnë ato, madje edhe “off record”.
Mirëpo nuk ka? Nuk ka asnjë burim. Përveç përshtypjeve të fituara nga mbledhjet e Kuvendit dhe organet e tij, të cilat u deklaruan për procedurën për marrjen e mandateve të opozitës për shkak të mungesës në punën e organit ligjvënës.
Nuk ka asnjë burim nga opozita. Pse? Pse një tekst që e trajton një çështje të rëndësishme politike të mos e konsultojë palën tjetër? Nga kjo askujt nuk do t’i ngjitet ndonjë sëmundje!
Dëm. Një temë legjitime ra në provimin e çështjeve elementare të gazetarisë profesionale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari