Recension: VIDEO: Përpjekje për vetëvrasje në Kumanovë para kamerës së Sitel-it

sitel-09876-09809-crop-resize

Ky tekst manipulon që nga titulli. Që çështja të jetë edhe më  keq, më poshtë në tekst është shpjeguar se nga ku është incizimi, por titulli është ai që bënë gjithë hutinë. Edhe pse, bëhet fjalë për buletinin nga MPB, për këtë rast më vonë,siç konfirmon mediumi, e kanë marrë incizim  edhe atë nga shtëpia në afërsi ku ka ndodhur ngjarja. Por, ajo në asnjë rast nuk është kamera e televizionit, siç deklarohet në titull.

Linku : VIDEO: Përpjekje për vetëvrasje në Kumanovë para kamerës së Sitel-it

Data dhe koha e publikimit: 30.10.2014, 21:41

Data e recensionit: 03.10.2014

Recensues: Vlado Gjorçev

 

Nga ku është incizimi?

Në titull thuhet së bëhet fjalë për tentim për vrasje i cili ka ndodhur para kamerave të televizionit. Më pas, shpjegohet se incizimi deri në mediumin e tyre ka ardhur nga shtëpia afër ngjarjes:

“Sot në redaksinë e Sitel-it është dorëzuar video e cila është incizuar nga kamera e vendosur në shtëpinë aty afër ku ka ndodhur ngjarja, pa komentim shtesë në lidhje me atë se si ka ndodhur ngjarja.”

Përskaj kësaj, nuk mund të thuhet me siguri se ky incizimin direkt ka ardhur në televizion, për arsye se në pasusin e ardhshëm thuhet:

“I njëjti incizim është dorëzuar edhe në polici dhe prokurorinë publike themelore në Kumanovë, shkruan Sitel.”

Ndoshta bëhet fjalë për incizim të cilin e ka marrë Ministria e punëve të brendshme, e cili më pas ardhur në televizion. Përndryshe, nuk mundet me siguri i të konfirmohet burimi.

Ky është tekst i cili në pjesën më të madhe është korrekt, gjegjësisht bëhet fjalë për buletinin e MPB. Ajo çfarë nuk është në rregull me standardet është titulli, i cili është manipulim. Në produkt gazetaresk, titulli duhet saktë të pasqyrojë situatën, dhe jo të manipulojë me shikuesit ose lexuesit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.